Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Noizy e ‘nxen’ Miss Kosovën

 :: Show Biz

Shko poshtë

Noizy e ‘nxen’ Miss Kosovën Empty Noizy e ‘nxen’ Miss Kosovën

Mesazh nga Vizitor Mon 9 May 2011 - 4:52


Jeta e tij private gjithmonë zë vend nëpër faqet e gazetave. Herë me njërën e herë me tjetrën. Po me cilën është seriozisht në lidhje Noizy, mbetet akoma mister, pasi vetë reperi ka pranuar vetëm një lidhje me modelen nga Kosova, Sabrije Idrizajn, me të cilën ishte ndarëpër t’u ribashkuar më vonë, por sipas disa informacioneve ata sërish janë ndarë.Se cili ishte shkaku i ndarjes, nuk e kemi mësuar ende, pasi Noizy njihet për aventurat e tij me shumë femra të njohura dhe të bukura. Këto ditë mësojmë se Noizy ka filluar një lidhje të re dashurie me një Miss nga Kosova. Quhet Kaltrina Hoxha (17 vjeçe), është nga Peja dhe ka fituar vendin e dytë në spektaklin “Miss Kosova Inernacional”.

“Noizy është i lidhur me atë vajzë prej 3 muajsh, së bashku kanë
vendosur që ta mbajnë të fshehur duke u takuar ‘ilegalisht’. Nuk e bëjnë
publike, pasi arsyet janë se familja e kësaj vajze nuk e pëlqen Noizyn,
ndërkohë që Kaltrina është prezantuar me prindërit e Noizyt”, na thotë
në kushte anonime një mike e saj nga Kosova.

“Noizy ishte ai që vinte në Pejë vetëm për të takuar atë. Këto janë
informacione shumë të sakta. Unë kontaktova me Kaltrinën, por ajo nuk
deshi të më flasë për këtë gjë, ndërkohë që unë sigurova foto gjatë
bisedës së tyre në msn”, thekson më tej bashkëbiseduesja jonë, e cila
kërkoi nga ne që të mos i publikojmë të gjitha fotot e Noizyt me
Kaltrinën.

Se sa është serioze kjo histori, mbetet të shihet nëse ndonjëri prej
tyre do të vendosë ta bëjë publike duke pasur parasysh dhe bujën mediale
që bëhet mbi jetën e tij private. /PanoramaPlus/






[/font][/color]
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi