Dy shqiptare, kandidate për “Miss” në Zvicër
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Dy shqiptare, kandidate për “Miss” në Zvicër
E përditshmja zvicerane “Berner Zeitung” është duke zhvilluar një konkurs për të zgjedhur “Missin” e parë të Kantonit të Bernës. Në
mesin e 15 kandidateve janë dhe dy vajza shqiptare, 21-vjeçarja Natyra Ajvazi nga qyteti i Ipsach-i dhe Florijana Halimi, 18-vjeç nga
Jegenstorf-i.Kohë më parë, e përditshmja “Bieler Tagblatt” kishte shkruar një artikull kushtuar Natyrës, e cila kishte plotësuar rregullat e ashpra për “Miss Bern”, gjatësia më e vogël 168 centimetra, dhe të jenë të moshës në mes 17 dhe 24-vjeçare. Natyra ka rrëfyer se si i
është ngjallur interesi për të kandiduar për “Miss Bern”. “Shoqet e mia më thoshin se unë kam gjasa të fitoj”, thotë ajo, derisa ishte paraqitur personalisht tek juria. Ajo shpreson se do të mësojë diçka më shumë dhe për të është një detyrë e madhe dhe e rëndësishme.
Për tu bërë “Miss Bern” nuk do të thotë vetëm një buzëqeshje para kamerave dhe reklamim, por në radhë të parë të përfaqësohet Kantoni i
Bernës. Natyra ka vendosur që Kantonin ta përfaqësojë me diversitetin e saj kulturor duke i përfaqësuar edhe rrënjët e saj kosovare.
Florijana dhe Natyra
Nga ana tjetër, Florijana është me prejardhje nga Lugina e Preshevës
dhe ëndrra e saj është që një ditë të jetë “Miss Zvicra”. Floriana ka
përkrahjen e prindërve dhe familjes së saj. Ajo është e gjatë 169
centimetra, e lindur në shenjën e luanit, hobi i saj është që të shëtisë
me shoqëri dhe ka dëshirë të luajë futboll.
Më 7 maj të këtij viti do të mbahet nata finale dhe në këtë mbrëmje
do të marrin pjesë 16 vajza, me shpresa se njëra nga shqiptaret të
shkëlqejë dhe të fitojë kurorën e “Miss Bern 2011″./Vipat/Telegrafi/
Vizitor- Vizitor
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi