Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forcohet bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë së kufijve

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Forcohet bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë së kufijve Empty Forcohet bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë së kufijve

Mesazh nga BeLti Fri 5 Mar 2010 - 2:37

Forcohet bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë së kufijve F.0305121637677_m



Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti po merr pjesë në Konferencën ministrore mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë së kufijve në Evropën Juglindore. Konferenca po zhvillon punimet në Tiranë nën kryesimin e Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian.
Punimet e kësaj konference i përshëndeti me një fjalë rasti kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ministrat e punëve të brendshme të vendeve të Evropës Juglindore, përfaqësues të Bashkimit Evropian, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si OSBE, DCAF, FRONTEX, IOM, ICMPD etj.

Ministri Pajaziti në fjalën e tij para të pranishmëve prezantoi progresin e arritur në kontrollin dhe menaxhimin e kufijve shtetëror, duke shprehur njëherazi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë partner me vendet tjera të rajonit në drejtim të kontrollit efikas të kufijve shtetëror si një ndër parakushtet kryesore për procesin e përafrimit dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në fund të Konferencës u miratua edhe Deklarata Ministrore që riafirmon përkushtimin e vendeve të rajonit për të bashkëpunuar në fushën e sigurisë së kufijve në Evropën Juglindore.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi