Viktor Zhusti, jeta e ndare mes kufijve
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Viktor Zhusti, jeta e ndare mes kufijve
Viktor Zhusti, jeta e ndare mes kufijve
26/01/2010
26/01/2010
Kur ishte 12 vjec, artisti i njohur i skenes dhe ekranit, Prokop Mima i tha se mund te behej aktor dhe profecia e tij ndodhi.
I rikthyer nga emigarcioni pas 17 vjetesh, Viktor Zhusti vazhdon t`i jape skenes te njejten energji dhe perkushtim. “Te gjithe me huqe” dhe “Kush ka frike nga Virxhina Woolf “ jane dy pjeset e qe rikthyhen bujshem para publikut, aktorin qe i kishte munguar teatrit.
Me kete filozofi shenjterie ai nisi kete rruge 56 vjecare, me rolin e pare, ate te Gencit tek “Shtepia ne Bulevrd” me regjisorin Kujtim Spahivogli, ndersa vazhdonte studimet ne Shkollen e Larte per aktor. Nje rikthim ne Gjirokaster, e shenoi nder themeluesit e teatrit profesionist te qytetit dhe ne vitin 1971 me pozicionin si pedagog i rikthehet kryeqytetit per te patur nje tjeter rrjedhe.
Dhimter Anagnosti e perzgjodhi per rolin e Jahos tek “Malet me blerim mbuluar”. Regjisori Gezim Kame shprehet se Viktor Zhusti ka nje ekujliber mes kameras dhe publikut. Viktori eshte nga ata njerez qe e ka te veshtire te flase per rolet ne film dhe teater, i mesuar me frymen e nje disipline te forte dhe deshires per te qene prezent ne cdo periudhe, nje prej ish-studenteve te Akademise se Arteve, e qe tani eshte drejtor produksioni ne Teatrin Kombetar, Besim Kurti e kujton ne kete menyre rinine e Zhustit.
“E mbaj mend, ishte shume rigoroz dhe i lidhur me rolet dhe pedagogjine”, shprehet ai. Tani po perjeton moshen e trete, me filozofine markeziane e “te menduarit” e asaj qe kerkon te thote, Gezim Kamen, e rishikon ne kete menyre rikthimin e bujshem te Zhustit. “Eshte nje vullkan qe nuk kenaqet kurre me rolet e tij”, thekson Kame. Ne sfide me profesionin dhe vehten, i perkedhelur nga fati i te qenurit aktor, Viktor Zhusti mendon te luaje ne skene deri sa te marre fryme.
Similar topics
» Geti është ndarë nga Hana
» Vendosja e kufijve personal në një marrëdhënie
» Forcohet bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë së kufijve
» Jeta vazhdon
» Lamtumir jeta ime
» Vendosja e kufijve personal në një marrëdhënie
» Forcohet bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë së kufijve
» Jeta vazhdon
» Lamtumir jeta ime
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi