Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krokodili shëtitet në fushën e golfit në Australi

Shko poshtë

Krokodili shëtitet në fushën e golfit në Australi Empty Krokodili shëtitet në fushën e golfit në Australi

Mesazh nga BeLti Fri 26 Feb 2010 - 23:25

Krokodili shëtitet në fushën e golfit në Australi

Një fushë golfi në Australi mund të jetë vendi më i rrezikshëm i lojës së golfit në botë: në liqenin e kësaj fushe jeton një krokodil 1.8 metra i gjatë.

Krokodili me emrin Steve, është duke u sjellë vërdallë nëpër resorin e golfit për më shumë se një javë, duke shkaktuar kuriozitet tek vizitorët por jo edhe panik.
“Ai nuk po e frikëson askënd – është pjesë e fushës së North Queenslandit” thotë menaxheri i fushës Adrian Lawson. “Njerëzit që jetojnë në North Queensland janë mësuar të shohin gjëra të tilla.”
Steve, një krokodil i ujërave të ëmbla, i njohur si kafshë më e dëgjuar në krahasim me krokodilët e ujërave të njelmëta, mund të notojë ose të kënaqet me diellin tropikal në një llucë të vogël në formë liqeni brenda fushës.
“Ai nuk e kërcënon askënd vetëm në qoftë se dikujt i bie topi në liqe – nuk mund ta marrin më, kjo është e sigurt”, i tha Lawson AFP-së.
“E kemi parë të rrezitet në breg të zgavrës së golfit, por sa herë dikush i afrohet ai kthehet menjëherë në ujë”.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi