Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flet gruaja e Kastros: Vendosa të divorcohem sepse është paranojak dhe pijanec

 :: Show Biz

Shko poshtë

Flet gruaja e Kastros: Vendosa të divorcohem sepse është paranojak dhe pijanec Empty Flet gruaja e Kastros: Vendosa të divorcohem sepse është paranojak dhe pijanec

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 22:35

Nuk ishte dashuri me shikim të parë, por një tërheqje e fortë dhe e ndërsjelltë sapo ndeshën sytë e njëri-tjetrit.
Ishintë dy në prag të 17 –ave dhe jeta për ta ishte një festë, një zbavitje dhe dëshirë për ta shijuar atë në çdo sekond. U takuan për herë të parë në programin “Portat e fatit” që drejtohej nga Rudina Magjistari në “Klan” ku të dy merrnin pjesë si këngëtarë dhe që atëherë filluan të frekuentoheshin thjesht si shokë.
Jola pa te Kastro adoleshentin e veçantë që dinte ta përdorte mirë fjalën, sidomos kur kishte përballë një vajzë bukuroshe si ajo. Asnjë vendim i nxituar për t’u lidhur si të dashur por thjesht dëshirë për të dalë bashkë me miq të tjerë dhe për të shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.
Më pas Kastro u largua në Itali dhe Jola vazhdoi jetën e saj. Por Kastro mesa duket kishte të tjera plane me Jolën dhe menjëherë pas rikthimit kërkoi që të ishin bashkë, por kësaj here jo si shokë por si të dashur.
Kështu filloi historia e dashurisë së djalit që solli një erë të re në muzikën e lehtë shqiptare dhe gjimnazistes bjonde. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë që arkivonin histori dashurie të panumërta, ata vendosën që ta marrin seriozisht lidhjen e tyre deri kur u fejuan zyrtarisht.
Kjo lidhje bëri jehonë të madhe asokohe edhe në media pasi të paktë ishin ata që e imagjinonin Kastron në një lidhje serioze e aq më pak të martuar. Sot pas tetë vitesh njohje, dashuri dhe martesë, Jola vendos t’i japë fund kësaj marrëdhënie, e cila ndërkohë kishte dhënë edhe frytin e saj, djalin e tyre 3-vjeçar.
Le të mësojmë me anë të një rrëfimi të Jolës se cilat ishin arsyet që e shtynë në këtë vendim ekstrem dhe si e ka pritur Kastro kërkesën e saj për të mos qenë më bashkë.
Dimë që pak javë më parë ju keni depozituar në Gjykatë një kërkesë për divorc.
Ishte një vendim që e keni menduar gjatë apo rezultat i ndonjë ngjarjeje të kohëve të fundit e cila iu lëndoi?
Kërkesa për divorc erdhi si rezultat i një reflektimi të gjatë nga ana ime dhe kjo mu duk rruga e duhur për të qenë më në fund e qetë unë dhe djali im.

Si ka qenë lidhja juaj këto vite?
Me ulje e ngritje si çdo marrëdhënie në çift. Duhet të keni parasysh që ne u lidhëm shumë të rinj me njëri-tjetrin. Këto ditë më është kujtuar shpesh shprehja “mos merr asnjëherë vendime të mëdha kur je akoma i vogël”.
Kërkesa juaj për divorc vjen menjëherë pas publikimit në media të disa fotove të Kastros me një vajzë, në pozicione intime.
Mos ishte kjo arsyeja, pra xhelozia?
Në marrëdhënie me Kastron unë nuk kam qenë kurrë xheloze, përkundrazi tani që e mendoj, kam qenë shumë naive. Ato foto më lënduan pasi gjithkush në vendin tim po ta shohë bashkëshortin në atë pozicion, do të ndjehet keq. Nuk mund të hapja revistat dhe gazetat nga ankthi se mos e kanë fotografuar me ndonjë femër.
Pastaj unë u ndjeva akoma më e lënduar pasi atë natë kur e kanë fotografuar, unë i kërkova të vinte në shtëpi pasi nuk kisha çelës shtëpie dhe ai më tha të shkoja te prindërit pasi kishte punë dhe nuk vinte dot. Pas pak ditësh u publikuan fotot. E mendoni, unë mbeta jashtë shtëpisë me gjithë djalin ndërkohë që marr vesh nga gazetat se ku kishte qenë.
Megjithatë ne e dimë se ato foto kanë qenë deri diku të pafajshme pasi ai as që e njihte atë vajzë.
Nuk e mendove këtë fakt dhe mbi të gjitha a ishte një arsye kjo e mjaftueshme për t’i dhënë duart njeriut me të cilin ke dhe një fëmijë?
E mendova natyrisht, unë ju thashë se nuk kam qenë xheloze paçka se ai punonte me femra seksi, jetonte në ambiente të populluara nga femra. Por nuk thashë se e kërkova divorcin pikërisht për këto foto. Ato ishin thjesht një arsye më shumë.

Cilat ishin arsyet e tjera?
Nuk e toleroja dot pijen. Në fillim ai pinte me raste dhe shqetësohesha kur e kalonte masën. Por më pas filloi të pinte sistematikisht dhe bëhej i padurueshëm në shtëpi. Filluam të ziheshim dhe ambienti u bë problematik edhe për djalin i cili nuk duronte dot kur ne ngrinim zërin.

Çfarë bënte kontretisht kur pinte?
Bëhej shumë paranojak dhe çdo gjë sado banale, ishte një motiv i mirë për t’u zënë. Më lart iu thashë se unë nuk isha xheloze për të, por e kundërta ishte e vërtetë. Ai bëhej xheloz për mua, fiksohej për çdo gjë.

A kishte ai arsye për të qenë xheloz, ti frekuentoje miq meshkuj?
Jo vetëm që nuk frekuentoja meshkuj, por nuk kisha as në celular ndonjë numër telefoni djemsh. E bëja këtë duke ditur pikën e dobët të tij, që të mos i lija shkas për t’u zënë.

Ne dimë që ti ke një familja intelektualësh, ata a ishin dakord që vajza e tyre të lidhej me Kastron?
Nuk më kanë kundërshtuar por gjatë kohës që u fejuam, Kastro bëri klipin e parë me Zajminën, dhe babai im u surprizua kur e pa.
Ai i thoshte mamit “Çfarë bëhet kështu, ky do të jetë dhëndrri jonë!?”.
Kastro në intervista shpesh thoshte se ashtu siç kishte dy emra, Klevis dhe Kastro kishte dhe një dyzim personalitetesh.
Ti kë pëlqeje më shumë nga këta të dy?
Për mua ai ka qenë gjithmonë Klevis, pasi Kastro është emri i artit, por nëse flasim për sjelljen ndaj meje, ua garantoj se Klevis është më keq se Kastro, një djalë super tradicional që e do gruan të shikojë vetëm drejt, me një xhelozi dhe paranojë ekstreme.
Megjithë ulje ngritjet në marrëdhënien tuaj, duket se kënga “I penduari” ishte si një premtim me zë të lartë që Kastro do të ndryshonte, madje dhe kërkonte falje. Në fakt a ndodhi ndryshimi?
Jo. Më duket e pamundur që një i rritur të ndryshojë thjesht sepse këndon një këngë. Ai mori suksesin që deshi në skenë dhe kaq, paçka se aty në një farë mënyre rrëfehej historia jonë.

Pse nuk pranove të këndoje bashkë me të, ashtu siç Kastro e kishte planifikuar?
Për dy arsye: e para sepse më dukej hipokrizi e madhe që ne të dilnim bashkë të këndonim si një çift i lumtur ndërkohë që e vërteta ishte ndryshe. Pastaj te pjesa që më kishin lënë mua, unë kërkoja falje ndërkohë që në të vërtetë unë nuk kisha asnjë arsye për ta bërë këtë pasi nuk kisha kryer ndonjë faj. Dhe e dyta, pjesa që më kishin lënë mua ishte lirike, diçka shumë klasike dhe e papërshtashme për moshën time. Më pas në versionin që u paraqit në festival, ajo pjesë u hoq fare.

A ishte Kastro gënjeshtar në marrëdhëniet në çfit?
Ishte, pasi shpesh më thoshte se ndodhej në studio duke punuar dhe më pas shihja në face book fotot e tij në karaoke. Kur ia tregoja më thoshte se kishte shkuar vetëm pesë minuta pasi nuk ia prishte dot miqve.

Dimë që Kastro fiton mirë me punën e tij, si jetonit ju?
Unë nuk e di me ekzaktësi se sa mund të fitonte ai me punën e tij, por në shtëpi nuk na ka munguar asgjë. Kemi jetuar shumë mirë.

Ju keni një shtëpi të përbashkët, ti do kërkosh ndarje pasurie pas divorcit?
Jo, nuk pretendoj asgjë pasi çdo gjë është bërë me punën e Kastros dhe nuk më duket e ndershme të kem pretendime pasurie. Dua thjesht vetëm divorcin.

Në intervista të ndryshme Kastro nuk linte rast pa e përmendur të birin si pikën e tij të dobët. Çfarë babai është ai?
Ai rrinte shumë pak me të birin, por si çdo baba edhe ai ishte i lidhur me të, është mëse normale.

Mendon që do ta ketë të vështirë ndarjen sidomos nga i biri pasi kuptohet që fëmijën do ta mbash ti?
Nuk e di.

Është folur për Kastron si përdorues droge, ti vetë çfarë di për këtë fakt?
Di që Kastro e ekzagjeronte me alkoolin aq sa kohët e fundit i mjaftonte shumë pak për t’u dehur. Për drogë, nuk e besoj, unë të paktën nuk kam dijeni. Por mendoj që nuk e ka përdorur po të kemi parasysh të kaluarën e tij si përdorues ku ai e pa veten shumë keq dhe nuk mendoj se ka patur guximin për ta rinisur.

Si e priti Kastro vendimin për t’u ndarë?
Shumë keq, nuk e besonte pasi mendonte se edhe kjo herë do kalonte ashtu si shumë të tjera, me pak mëri dhe më pas me rikthim.

Tani që kanë ndodhur kaq shumë ngjarje në jetën tënde dhe më në fund vendimi për tu ndarë, je penduar që je martuar me Kastron?
Jo, nuk jam penduar pasi unë gjithmonë kam dëshiruar të martohem shpejt dhe të bëhem nënë në moshë të re. Nga ajo lidhje unë kam djalin që është motivi i jetës time. Natyrisht gjithë kjo eksperiencë, ndonëse e hidhur, më ka rritur, më ka bërë më të pjekur dhe më ka bërë të jem më e kujdesshme në jetë, të mos bëj gabime dhe të mos u besoj lehtë njerëzve.

A do të vendosje të rimartoheshe, mbase jo tani por kur të ketë kaluar pak kohë?
Ndarja me Kastron nuk më ka bërë të mendoj se martesa është një gjë e keqe. Unë jam 24 vjeç dhe pa dyshim që të rimartohem është në planet e mia. Nuk e di nëse do të vesh përsëri fustan të bardhë por do ta ribëj. Natyrisht pasi të jem bindur mirë kësaj here.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi