Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk po divorcohem nga bashkëshortja

 :: Show Biz

Shko poshtë

Nuk po divorcohem nga bashkëshortja Empty Nuk po divorcohem nga bashkëshortja

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 22:32

Martesa është një trëndafil i bukur që ka petale dhe aromë shumë të mirë, por që në kërcellin e vet ka dhe gjemba…
Trëndafili është i kuq hera-herës, por kur koha apo dimri ashpërsohet pak edhe temperaturat ulen, mbase edhe ato petalet kalojnë dhe bëhen në një ngjyrë rozë.
Kjo nuk do të thotë që ato do të mbeten ngjyrë rozë, sepse gjithmonë pas dimrit ka një pranverë shumë të bukur…” Kështu e përkufizon jo vetëm martesën në tërësi, por të tijën konkretisht Kastro Zizo.
Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ai i përgjigjet metaforikisht marrëdhënies së tij me bashkëshorten, Jola, e ndërkaq mohon kategorikisht se ka një padi divorci prej saj në Gjykatën e Tiranës. Por, Klevis Bega sot ndan me ne më shumë se kaq… Të gjitha “çudirat” e reja të tij, le t’i zbulojmë së bashku…!!!

Kastro Zizo, cilësoheni si një nga personazhet më interesantë të muzikës shqiptare. Çfarë ju bën juve të tillë?
Nuk e di se çfarë më bën mua të veçantë. Është shumë e vështirë që një njeri të japë këto lloj përgjigjesh për veten e tij. Ka njerëz që më shohin interesant, ka të tjerë që nuk më shohin aspak interesant, madje dhe mediokër.

Po Kastro si e përkufizon veten?
Si një njeri që nëpërmjet muzikës apo ekspresioneve të tjera në art, do të japë ca mesazhe që ka për t’i dhënë.

Aktualisht me çfarë po merreni?
Aktualisht, sapo kam mbyllur librin dhe jam në proces e sipër të skenarit dhe të realizimit të filmit tim të parë si skenarist dhe regjisor dhe pastaj punët, rutina, prodhimi, produksioni, audio, video.

Ky është një libër personal? Mund të na shpjegoni diçka më tej?
Nëse mund t’i jap një lloj përkufizimi, është një copëz e frymës. Po themi është një trill, por me baza reale. Nuk është aspak një libër personal, megjithëse kam dashur që në libër ata personazhe që janë, secili njeri që e lexon, e gjen veten tek një nga ata personazhe, sepse janë gjëra jetike, por të trajtuara në mënyrë sureale në jetë.

Për sa i përket filmit, ju kini një eksperiencë të tillë tashmë, por si aktor…?
Po. Unë pata fatin e mirë që vjet të luaja, të isha protagonist në dy filma, njëri me regji të Joni Shanajt të realizuar këtu dhe një film tjetër me produksion serbo-maqedono-çek. Vërtet ishte një fat i madh për mua, sepse nga qindra kinoprova unë ja arrita dhe të kisha një rol, madje shumë të mirë. Vjet kam punuar rreth katër muaj e gjysmë para kamerës dhe gjithmonë më mbante në lëvizje dhe më stresonte pak fakti që duhet të isha vet mbrapa kamerës, qoftë për përcaktimin e një plani. Gjithmonë më ka intriguar regjia, pavarësisht faktit që unë nuk jam i diplomuar, nuk kam një diplomë regjie. Por, konceptim kam që t’u tregoj pedagogëve apo shkollave të artit në Shqipëri, mbase dhe më tej, që siç ka thënë dhe i madhi Çaplin, “një njeri, artist e bën nëna dhe jo shkolla”. Besoj do dalë diçka interesante.

Ju vet si mendoni, jeni një aktor i mirë dhe do të vazhdoni në të ardhmen të merrni role?
Për mua të aktroj është një gjë më se interesante, sepse unë edhe gjatë jetës reale, në një mënyrë ose në një tjetër kam krijime të situatave me baza të thella filmike. Gjatë gjithë kohës unë jam në aktrim e sipër. Unë kam përshtypjen se çdo njeri gjatë ditës merr disa personazhe, kë takon, me kë rri, apo dhe të situatave që krijon gjatë ditës. Është interesante, nëse unë do kem oferta të tjera, padyshim që nuk do u them jo, sigurisht në varësi të personazheve apo rolit që unë do kem.
Kthehemi përsëri tek skenari që po shkruani.
Mund të na tregoni detajet e tij, ku fokusohet?
Të themi se unë jap një anteprima me daljen e librit, besoj për pak ditë, për pak javë. Ata që do lexojnë librin, nuk është se do ta shohin filmin si një gjë që vjen shumë e re, sepse ka elementë të librit. Edhe filmi, është si të thuash, një zhanër relativisht i ri, sepse këtu jemi mësuar të kemi këta filmat alla tipiko dramatik, me historitë e rënda të marra nga realiteti shqiptar. Unë kam dal përtej realitetit shqiptar, dhe gjithë personazhet që kam në film nuk jetojnë në Shqipëri. Ka një finale ku e gjithë qendra e botës është Shqipëria.

Kjo është një mënyrë për të bërë një film ndryshe nga të tjerët, për të rënë në sy? Është një gjë që dominon tek ju fakti i të rënit në sy?
Unë nuk mund të luaj dot me të rënit në sy me një investim që i kalon 200 apo 300 mijë euro. Nuk është momenti i përshtatshëm që unë të hedh para në erë për të qenë në qendër të vëmendjes. Me ato para mund të jesh shumë kollaj në qendër të vëmendjes me gjëra të tjera. Kjo është një ëndërr që unë e kam pasur historikisht, të paktën dhjetë vitet e fundit, që njeriu kupton dhe gjen pak veten ose ka një lloj revolucioni të brendshëm. E kam më shumë një sfidë tek vetja dhe një sfidë ndaj të tjerëve, ndaj skeptikëve. Dua të mposht konturet e diplomave, që duhet të jesh patjetër i diplomuar për diçka për të bërë atë diçka.

Kjo ndodh se ju jeni kundra rregullave?
Jo, nuk është se jam kundra rregullave, por rregullat janë bërë dhe për t’u shkelur apo dhe për t’u modifikuar. Mbase mund të jem unë një njeri që të krijoj disa rregulla të tjera që ta kaloj pak segmentin AB, të shtrihet pak më gjatë ky segment.
Po rikthehem pak në kohë kur keni nisur karrierën, kur keni qenë pjesë e grupit ‘Tow Farm”. Sot pas kaq vitesh, tashmë vetëm, këngëtar, kompozitor, skenarist, aktor…
E kishit parashikuar të ardhmen tuaj të tillë?
Pasi unë krijova “Tow Farm”, 13 vite më parë dhe pasi kemi pasur dhe ne ato kohërat tona të lavdishme, nuk kanë qenë të pakta, megjithëse pompimi mediatik ka qenë shumë i vogël. Sepse, sot kushdo me një investim mund të bëhet ‘superstar’ dhe të jesh nëpër faqet e para të gazetave apo të mediave nuk ishte e parashikuar.
Megjithëse unë, pasi mbarova shkollën e mesme ika në Romë dhe studiova astro-fizikë dhe sigurisht, e ardhmja ime e parë nga mua ishte në një tjetër vend, në një celulë mbase në majë të malit, duke studiuar universin. Kam mësuar nga jeta se njeriu ka një revolucion të brendshëm, unë e quaj me cikle, si ciklet e ndërtimit të lëkurës së gjarprit.
Çdo tre-katër muaj njeriu kur kthen kokën mbrapsht për një situatë apo si ka reaguar, kam përshtypjen se reagon ndryshe edhe mbas tre muajsh. Nuk jam me idenë se një mashkull siç jam unë e mbaron ciklin e të njohurit të vetes në një farë moshe. Unë besoj se njeriu edhe kur është para frymës së fundit të jetës, mbase edhe atë kohë ka mësuar diçka të re dhe e ndërgjegjëson mbase më shumë, pavarësisht se është në sekondat e fundit të jetës.

Për ata që nuk e dinë, Kastro tashmë është përfshirë edhe në politikë. Si janë aktualisht marrëdhëniet tuaja me politikën?
Unë kam shumë vite që jam i anëtarësuar si një degë e vogël i një lisi të madh që e ka emrin LSI. Aktualisht jam bashkëpunëtor i mirë me persona të përshtatshëm, që janë duke punuar me artin, kulturën në Shqipëri. Për momentin jam sa afër dhe larg politikës, më shumë në një formë bashkëjetese përpara se një çift të marrë hapin e madh të një martese. Mbase në zgjedhjet e tjera do jem shumë herë më aktiv.

Pyetja që më vjen në këto momente në mendje është në lidhje me martesën. Martesa juaj, si po shkon?
Martesa është një trëndafil i bukur që ka petale dhe aromë shumë të mirë, por që në kërcellin e vet ka dhe gjemba.

Në këtë fazë, janë fazat e petalit apo të gjembave?
Është faza e një trëndafili.
Kohët e fundit është folur se ka pasur një padi nga bashkëshortja juaj për divorc, si është e vërteta?
E vërteta është shumë larg kësaj, unë e thashë që nëse në fillim trëndafili është i kuq, hera-herës kur koha apo dimri ashpërsohet pak edhe temperaturat ulen, mbase edhe ato petalet kalojnë dhe bëhen në një ngjyrë rozë. Kjo nuk do të thotë që ato do të mbeten ngjyrë rozë, sepse gjithmonë pas dimrit ka një pranverë shumë të bukur.

Jua urojmë së shpejti…?
Nuk di se çfarë po uroni?

Të vijë pranvera sa më shpejt, se ka rënë shumë shi në Tiranë aktualisht.
Faktikisht, unë jam adhurues shumë i madh i dimrit.

Ndërkohë që kënga juaj e fundit ka qenë “I penduar”, një apologji që bëni ju ndaj kujt? Ndaj vetes?
Jo, çdo gjë që një këngëtar apo në rastin tim çdo gjë që shkruaj apo këndoj, detyrimisht duhet të ketë baza individuale. Mbase një moment i imi. Vjet për shembull, një përçarje mediatike në një mënyrë ose në një tjetër solli, të themi, edhe disa momente delikate në raportin tim. Kjo bëri që unë së bashku me Pirro Çakon të krijoja atë material, që jo detyrimisht ka doza të forta individuale. Kam përshtypjen që shumë njerëz, në shumë raporte, janë brenda asaj kënge.

Po, ka pak doza, se ju shpesh përmendni emrin tuaj dhe i referoheni jetës tuaj?
Emri është si një detaj, sepse kishte ardhur momenti që kjo lufta që kishte Klevis Bega me Kastro Zizon, më së fundi të dilte në pah, dhe njerëzit të njihnin edhe Klevis Begën. Kastro është një “alibi” që unë kam krijuar për disa atribute, të mira apo të këqija. Mbase, për të mbajtur peshën e gjërave negative që Klevis ka, apo ndonjëherë e tejkalon edhe mirësinë sesa Klevisi. Ishte momenti i duhur që dhe ai material të dilte dhe më së fundi dhe Klevis të dilte, se ishte fshehur ca kohë në subkoshiencën e këtij truri që ka një dyluftim të madh ndërmjet këtyre dy personazheve.

Aktualisht cili personazh ka fituar?
Ata janë gjithmonë në luftë, edhe pse unë herë pas here e vë Kastron në koma për ca kohë apo herë pas here Kastro vë Klevisin në koma. Në këto moment po flasim me Klevisin?

Pak kohë më parë, në një intervistë që keni dhënë për “Gazeta Shqiptare”, keni thënë se keni hequr dorë nga pija? Së fundi keni rënë pre e paparacit në një gjendje pak të dehur. Si janë marrëdhëniet tuaja me alkoolin?
Fakti se kam deklaruar se do të heq dorë nga pija, kjo nuk do të thotë se ndonjëherë në festën e ndonjë miku apo mikeshe, aq më tepër në ditëlindjen e Çiljetës që ishim atë natë, nuk duhet shkelur pak, sepse për të gjithë alkooli është një katalizator i lëshimit pak më shumë të vetes. Por, nuk isha i vetmi që kisha abuzuar pak më shumë me alkoolin.

Ja lejoni vetes vetëm në raste festash?
Sigurisht.

Çfarë do të bëni pas kësaj interviste?
Duhet të shkoj në shtëpi të bëj gati valixhet, sepse nisem urgjent në Kosovë, meqë sot është dhe dita e pavarësisë, dyvjetori i pavarësisë së saj. Në zemrën time ka një hapësirë të madhe patriotizmi dhe dua të jem mes miqve të mi që kam në atje për të festuar këtë ditë.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi