Gruaja që flet me lopët..
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Gruaja që flet me lopët..
Temple Grandin është një nga femrat më të famshme të botës. Ka shpikur
“makinën e përqafimeve”, shkruan libra, i kupton jashtëzakonisht mirë
dhe
kujdeset si askush tjetër për to
Gjithmonë vishet në të njëjtën mënyrë, me një shall në qafë, sipër një
këmishë të bardhë dhe një palë pantallona kauboj dhe hedh mbi shpatulla
një
pelerinë të dekoruar me dizajno të qenieve të gjalla, me të cilët ndihet
më e afërt: lopët. Që kur ishte e vogël, Temple Grandin e ka pasur më
të
lehtë të komunikonte me to, sesa me njerëzit, të cilët jo gjithmonë e
pranonin ashtu siç ishte. Edhe kur e ëma e mbante në krahë, Temple
përpiqej të
luante gjithmonë me to. Fjalët e para filloi t’i belbëzonte kur ishte 4
vjeçe. Shpesh herë këpuste copa letrash dhe i mbante në gojë si
çamçakëz,
ndërkohë që bajgat e lopëve i përdorte si plastelinë dhe formonte
figura. Vajzës i pëlqente shumë të rrinte me lopët. Ajo shkonte shpesh
në fermën e
tezes së saj në Arizona dhe kalonte orë të tëra mes këtyre kafshëve. U
fliste, i përkëdhelte dhe luante me to. Ndjenjën e Temple Grandin për
lopët
amerikanët e kanë kuptuar në një film që tregonte historinë e
mrekullueshme të jetës së saj. Kur ishte e vogël, Temple i kalonte ditët
në një shtëpi
të vogël pranë Arizonës. Gjatë adoleshencës ëndrra e saj ishte të bëhej
një rritëse e zonja kafshësh. “Pa autizëm ndoshta as Anjshtajni dhe as
Mozarti
nuk do të kishin ekzistuar. Kush mendoni se e ka shpikur regjistruesin
që ju po përdorni? Ka shumë mundësi që ta ketë shpikur një zotëri i
prekur nga
një formë e lehtë autizmi, i cili në vend që ta shpërdoronte kohën,
vendosi që të kalonte orë e orë të tëra për të zgjidhur problemin e
riprodhimit të
tingujve”, thotë Temple.
Në film, ajo që interpreton pjesën e Temple është aktorja Claire Danes.
“Është një aktore shumë e zonja. Ta shihja ishte njësoj sikur të
kthehesha
vite prapa me makinën e kohës”, thotë Grandin, që gjithashtu është
këshilltare e “McDonald’s”, si dhe e disa firmave të tjera ushqimore
amerikane.
“Gjatë pubertetit kisha kriza të shpeshta paniku. Një ditë pashë se kur
veterinerët po merrnin një lopë për ta vaksinuar, ajo u qetësua. Atëherë
provova ta vija edhe unë veten në vendin e saj”, kujton ajo. Grandin
ishte 18 vjeçe kur ndërtoi për herë të parë “makinën e përqafimeve”, të
cilën për
vite të tëra e përdori disa herë në javë për t’u qetësuar (“Makina e
përqafimeve” është titulli i një libri tjetër të famshëm). “Njerëzit e
ndjeshëm
dhe kafshët logjikojnë në të njëjtën mënyrë, nuk përdorin fjalët, por
gjuhën e mrekullueshme të tingujve, aromave dhe sidomos atë të
imazheve”. Sipas
Grandin, ka forma të ndryshme autizmi (jo më kot ekspertët flasin për
‘spektrin autistik’, ku përmendin Kim Peek, personi i prekur nga
sindroma “idiot
savant”, i cili vdiq para pak kohësh. Peek u mor si model nga aktori
Dustin Hoffman në filmin e famshëm “Rain Man”. Grandin ka një kujtesë të
jashtëzakonshme vizive: “Më duket sikur në kokën time ekziston një skedë
grafike gjigande: kujtimet i kam aq të gjalla, saqë i mbaj në mendje si
videoklip, fillimisht shfaqet pamja, pastaj nëse dua lidh edhe zërin”.
Dashuria romantike është diçka që Temple thotë se nuk e ka provuar
kurrë: “Emocionet e mia nuk janë të ndërlikuara, nuk do të arrij kurrë
të kuptoj si
mund të ndjesh xhelozi dhe të duash një njeri. Por nuk qahem se nuk kam
pasur lidhje dashurie. Kam shumë miqësi të bazuara tek interesat e
përbashkëta. Gjithsesi, mendoj se kam talente të tjera dhe emocionet që
ndjej janë të vërteta, si frika dhe kurioziteti, që më afrojnë më shumë
me
kafshët”, thotë ajo.
Për të larguar krizat e saj të panikut, që për vite me radhë kanë
shkaktuar kriza paniku, që nuk e lejonin të hante gjë tjetër përveç
kosit, Grandin
prej 30 vjetësh merr një sasi të vogël antidepresivësh. Ato që e bëjnë
të ndihet mirë janë kafshët e saj të dashura. “Lopët të trembin me hijen
e tyre
dhe gjithashtu kur pëllasin. Por si njerëzit, edhe lopët kanë shpirt.
Tremben edhe nga një zinxhir i vogël që mund të kenë të lidhur në qafë,
ndërkohë
që ndihen më të qeta kur lëvizin brenda grupit”, tregon Temple. “Shumë
lopë për prodhimin e mishit nuk do të ishin gjallë nëse nuk do të
rriteshin për
këtë qëllim. Por kjo nuk do të thotë që duhet të trajtohen në mënyrë
çnjerëzore, dhe jo vetëm në pesë minutat e fundit të jetës së tyre, kur
niveli i
stresit mund të ndryshojë cilësinë e mishit. Edhe në fermat më të mira,
lopët mund të trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Ka persona që nuk i
ndjekin
rregullat, bërtasin, bëjnë gjeste të dhunshme. Për këtë arsye unë kam
shpikur një sistem për të matur pikërisht këta faktorë”. Kjo mund të
jetë
arsyeja që Grandin është ndoshta njeriu i vetëm në botë që ka marrë
çmime si nga shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, si nga zbutësit e
kafshëve të çdo
kontinenti, që e konsiderojnë një mit. Dikur, gjatë viteve të
përshkruara nga filmi, i cili flet për të, Grandin nuk do ta kishte
imagjinuar kurrë se
do të fliste për një temë kaq të gjerë. Megjithatë Temple thotë se ka
ende shumë për të mësuar dhe për t’u përmirësuar edhe më. Lidhur me
njerëzit,
Temple thotë se mund të ketë kontakt fizik, por kjo gjë do të ndodhte
vetëm nëse ajo do t’i njihte mirë: “Sigurisht që nuk u hidhem në qafë
njerëzve
që shoh rrugës, por do më pëlqente të njihja sa më shumë njerëz të mirë,
që veçanërisht i duan kafshët”, thotë. Po me makinën e përqafimeve
çfarë ka
ndodhur? “U prish para dy vitesh. Fakti që nuk kam kohë dhe dëshirë për
ta rregulluar, do të thotë se nuk kam më nevojë për të”, përfundon
Temple.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Flet gruaja e Kastros: Vendosa të divorcohem sepse është paranojak dhe pijanec
» Flet per Islamin Dhe qan me lot ...
» Genta flet për ish-të dashurin
» Ç'bëni kur nuk ju flet i/e dashuri/a ?
» Gruaja Shqiptare
» Flet per Islamin Dhe qan me lot ...
» Genta flet për ish-të dashurin
» Ç'bëni kur nuk ju flet i/e dashuri/a ?
» Gruaja Shqiptare
:: Zone e Lire :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi