Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te biesh ne dashuri humbet kontrollin

5 posters

Shko poshtë

Te biesh ne dashuri humbet kontrollin Empty Te biesh ne dashuri humbet kontrollin

Mesazh nga Arla Fri 26 Feb 2010 - 0:10

Tashmë këtë e konfirmon edhe një studim i realizuar nga një grup shkencëtarësh amerikanë. Nuk është diçka e thjeshtë për t’u thënë, por dashuria ka të njëjtin efekt si droga, aq sa të bën të humbasësh kontrollin e vetes, të mendjes dhe të arsyes. Në fazën e parë të rënies në dashuri nuk ka më gjë tjetër në këtë botë përveç njeriut që dashurojmë. Gjithkush do të donte të vinte në një farë mënyre në këtë lloj gjendjeje si të dehuri. Tashmë e dimë që të gjitha ndjenjat drejtohen nga truri, ashtu edhe rënia në dashuri. Studiuesit e trurit kanë matur përmes tomografisë kompjuterike veprimtarinë e trurit të njerëzve të rënë në dashuri. Rezultati vjen pas analizës së 2500 imazheve të trurit të 17 studentëve që janë përfshirë në një marrëdhënie të re dashurie.

Grupi i shkencëtarëve ka krijuar një hartë të ndryshimit të fluksit të gjakut dhe disa pjesë të trurit që prodhojnë ose marrin dopaminë, një substancë që hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut kur dëshirohet apo pritet diçka në shkëmbim. Rezultati ishte i qartë: me të rënit në dashuri rritet edhe prodhimi i dopaminë, gjë që shkaktonte të njëjtat reagime dhe veprime të organizmin njësoj sikur njerëzit të ishin të uritur ose të etur duke pasuar me emocione të forta edhe më primitive që rriteshin progresivisht, ndërsa edhe marrëdhënia intensifikohej. Kur je i përfshirë i tëri në një dashuri të fortë romantike humbet kontrollin e vetes dhe bëhesh tërësisht irracional”, pohon psikologu Fisher, duke shtuar se “kjo është edhe arsyeja se pse shumë herë bën edhe gjëra pa kuptim apo tërësisht absurde. Studimi i sjelljeve që e bëjnë një çift të qëndrueshëm është një nga tendencat më të fundit të fushave të kërkimeve të psikologjisë moderne. Rezultatet e marra prej tyre janë gjithnjë shumë interesante dhe zbardhin disi sjelljen e humanëve gjatë përjetimit të emocioneve të forta që lidhet kryesisht me dashurinë dhe procesin e rënies në dashuri dhe impulse të tjera që lidhen me të.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te biesh ne dashuri humbet kontrollin Empty Re: Te biesh ne dashuri humbet kontrollin

Mesazh nga Shpejtimi Wed 10 Nov 2010 - 18:07

eshte me se e vertet.....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te biesh ne dashuri humbet kontrollin Empty Re: Te biesh ne dashuri humbet kontrollin

Mesazh nga Burrelsja Mon 1 Jul 2013 - 20:03

edhe mund tjet e vertet por mendoj se po tkontrollosh ndjenjat mund ta kuptosh dashurin qellimin e saj hmmm edhe tkesh parasysh tradhtit e lendimin ndashuri
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te biesh ne dashuri humbet kontrollin Empty Re: Te biesh ne dashuri humbet kontrollin

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 12 Feb 2014 - 9:19

duhet mbajtur nen kontrolle
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te biesh ne dashuri humbet kontrollin Empty Re: Te biesh ne dashuri humbet kontrollin

Mesazh nga Cimi Tue 19 Nov 2019 - 11:48

Mbase është e vërtet. Por kontrollin e humbasin vetëm ata/ato që jan të dobët nga ana psikologjike.
Cimi
Cimi
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 83
 <b>Piket</b> Piket : 94
Regjistruar : 08/06/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 44
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne krahet e saj

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te biesh ne dashuri humbet kontrollin Empty Re: Te biesh ne dashuri humbet kontrollin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi