Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  Empty Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Vizitor Mon 17 Jan 2011 - 3:37

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  F.0109155934706_m
Statistikat kanë filluar të "çmenden". Ato flasin gjithnjë e më
shumë për një numër të madh rastesh të martesave që përfundojnë në
ndarje.
Shumë njerëz pohojnë se duhet të ishin treguar më të
kujdesshëm në zgjedhjen e shokut të jetës së tyre. Pas njëzet vjet
martese njerëzit i mendojnë dhe i gjykojnë situatat me gjakftohtësi.
Kështu ata zbulojnë se një pjesë e madhe e jetës së tyre përbëhej nga
gabime, mungesa dhe faje të cilat nuk ishin marrë në konsideratë. Dhe,
papritur, kaq vite të jetës bashkëshortore shndërrohen në një të kaluar
të largët.
Në ditët e sotme, fakti i një ndarjeje nuk përbën ndonjë lajm të
veçantë. Ndarjet janë bërë thuajse një rutinë e zakonshme, e përditshme.
Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është se ndarjet në martesat me
një jetëgjatësi të madhe janë bërë diçka e shpeshtë kohët e fundit.
Është e vështirë të kuptohet se si dy njerëz që kanë jetuar 20-30 vjet
së bashku, të vendosin të ndahen. Por s'ke ç'bën. Pavarësisht nga
arsyet, shkaqet që çojnë në një ndarje të tillë, tashmë është fakt i
pakundërshtueshëm se numri i divorceve në martesat afatgjata rritet
vazhdimisht, me ritme të çmendura. Ku do të shkojë vallë?!
Shkaqe që shtyjnë në ndarje
Të shumta janë arsyet që mund të shtyjnë një martesë afatgjatë në
ndarje. Një prej tyre është rrënimi fizik i marrëdhënies, për shkak të
kalimit të kohës. Kur vetë çifti nuk përpiqet ta rinovojë këtë
marrëdhënie, natyrisht që do të vijë monotonia dhe më pas shkatërrimi.
Mënyra me të cilën u ndërtua lidhja në të kaluarën përbën një arsye që
mund të çojë në ndarje pas shumë vjetësh martese. Nuk ekzistonte
gjithnjë në shoqëri liria për të zgjedhur shokun e jetës.
Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  Foot-1ndarja
Shumë femra detyroheshin prej familjeve të tyre ose nga rrethanat e
jetës, të martohen me një burrë të caktuar me të cilin bënin fëmijë dhe
vazhdonin jetën me të mirat dhe të këqijat që mund të sillte një
marrëdhënie e tillë. Në rastet më të shumta çifti jeton me të gjitha
problemet që i paraqiten në jetë, dhe në çastin kur çlirohet nga
detyrimet ndaj fëmijëve, d.m.th kur fëmijët kanë arritur moshën e
pjekurisë, vendosin të ndahen, duke realizuar në këtë mënyrë qoftë edhe
pas shumë viteve, dëshirat dhe ëndrrat që mbetën të shtypura për kaq
kohë.
Një arsye mjaft e zakonshme që mund të çojë një martesë afatgjatë në
ndarje i detyrohet ekzistencës së një personi të tretë, një të dashure
ose një të dashuri. Sigurisht tradhtia në martesë dëshmon për problemet
që ekzistojnë në martesë, si dhe mungesës së kënaqësisë së bashkëshortit
ose të bashkëshortes. Kështu që nuk janë të pakta gratë dhe burrat që
kanë tradhtuar njëri-tjetrin. Ndërsa ekziston edhe një kategori femrash
që shkojnë deri në ndarje pa dashur ta pranojnë tradhtinë.
Një tjetër arsye tepër e thjeshtë për të cilën ndahen çiftet rëndon
mbi vetë çiftin, me zgjedhjet e gabuara dhe sipërfaqësore që mund të
bëjnë për shkak të një dashurie momentale si dhe tërheqjes seksuale të
çastit. Është e vërtetë që kur dy njerëz dashurohen nuk gjykojnë me
qartësi dhe kur pasion i bie gradualisht ndërgjegjësohen për situatat
dhe problemet të cilat jua bëjnë të vështirë bashkëjetesën. Shumë njerëz
pohojnë se duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në zgjedhjen e
shokut të jetës së tyre.
Pas njëzet vjet martese njerëzit i mendojnë dhe i gjykojnë situatat
me gjakftohtësi. Kështu ata zbulojnë se një pjesë e madhe e jetës së
tyre përbëhej nga gabime, mungesa dhe faje të cilat nuk ishin marrë në
konsideratë. Është fakt se marrëdhëniet dashurore si dhe filozofia që
fshihet pas tyre nuk mësohet në asnjë shkollë. Njerëzit i drejtohen
njëri- tjetrit pa qenë në gjendje t'u vënë kufij gjërave. Një
marrëdhënie dashurie është një organizëm i gjallë që nuk zhvillohet
vetëm, ai ka nevojë për mbështetjen e të dy personave ose të dy
bashkëshortëve. Dhe më në fund ajo që sjell fundin tek një lidhje është
padituria dhe mungesa e të resë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Foveros Mon 17 Jan 2011 - 7:06

Të arrish një qëllim që i ke vërë vetës në rend të parë edhe duhet t'a duash atë qëllim, që edhe t'a arrish,...Por këtu mos të harrojmë se duhet të jemi më aktiv dhe me një përkushtim të madhe duhet edhe të sakrifikosh shumë herë, të përballesh me shumë veshtërsi, me shumë probleme, me shumë njerëz, dhe të kesh edhe durimin,... Ku më në fund pas gjithë kësaj, vjen lehtesimi dhe i'a arrinë destenacionit të duhur.
Personalisht mendojë se çdo gjë është e arritshme në këtë botë,...Pamundësinë absolute e shkaktonë vetëm mosdija jonë relative.
Foveros
Foveros
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 118
 <b>Piket</b> Piket : 128
Regjistruar : 28/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi