Faktorët që rrezikojnë kujtesën
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Faktorët që rrezikojnë kujtesën
Kujtesa mbetet e pambrojtur ndaj shumë forcave të caktuara
cenuese. Por, sigurisht që duhen bërë shumë gjëra të cilat ndikojnë në
përforcimin dhe mbrojtjen e saj.Bazuar në një lajm të
“Foxnews” depozitimi dhe rithirrja e informacionit mund të jetë e mangët
nëse e shohim si një proces psikologjik dhe rrjedhimisht kujtesa mbetet
e pambrojtur ndaj shumë forcave të caktuara cenuese. Këto forca mund të
jenë nga brenda dhe jashtë, mund të ndikojnë për një kohë të shkurtër
apo afatgjatë në ndonjë fushë të kujtesës, shkruan Start.
Ja faktorët të cilët rrezikojnë kujtesën:
1. Cigarja: shumë studime tregojnë se tek duhanpirësit
shfaqet një dobësim në rritje në aftësitë informative dhe në kujtesë,
sidomos në pleqëri.
2. Ushqyerje e gabuar: truri juaj ka nevojë për
glukozë. Nëse kufizoni ushqyerjen atëherë do të ketë edhe një dobësim të
fuqisë së trurit. Kur jeni shumë të uritur dhe të lodhur tek ju
pasqyrohen ndjenja të shumta dhe të papërcaktuara. Një ushqyerje e
gabuar mund të shkaktojë dhe pasoja më serioze siç është sindroma
Korsakoff. Kjo sindromë është shenjë e mungesës së vitaminave e krijuar
nga një përthithje e mangët e vitaminave dhe marrja e pakët e vitaminës
B1.
3. Herpesi: si një çrregullim shëndetësor i ngjashëm me
sëmundje si Alzheimer, paraliza apo depresioni Herpes është një vrasës i
vërtetë i kujtesës. Në shumë raste kjo sëmundje nuk ju bën të harroni
emrin e shokut tuaj apo vendin ku keni lënë çelësat. Por një infeksion i
rëndë i njohur si herpes simplex encephalitis mund t’ju cenojë rëndë
kujtesën.
4. Hipnoza: gjërat e bëra nën hipnozë mund të harrohen.
Megjithëse efekti i saj është kalimtar hipnoza ka një fazë (etapë)
"posthypnotic amnesia (amnezi pas hipnozës) gjatë së cilës mund të
harrosh disa ngjarje ose të kaluarën.
5. Stresi: studimet tregojnë se ngjarjet e ngarkuara me stres dobësojnë kujtesën
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Ataku kardiak, faktoret qe e shkaktojne
» Lojerat e kompjuterit demtojne kujtesen
» Britani, gruaja humbet kujtesën cdo ditë
» A i dini këto në lidhje me ëndrrat dhe kujtesën...?
» Lojerat e kompjuterit demtojne kujtesen
» Britani, gruaja humbet kujtesën cdo ditë
» A i dini këto në lidhje me ëndrrat dhe kujtesën...?
:: Sondazhe :: Njeriu edhe shendeti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi