Arta Dobroshi, aktorja që u ka munguar të nominuarve për “Oscar”
:: Kendi Kulturor :: Kinematografia
Faqja 1 e 1
Arta Dobroshi, aktorja që u ka munguar të nominuarve për “Oscar”
Prishtinë, 9 shkurt – Gazeta kanadeze “National Post” e ka futur Arta
Dorboshin në listën e atyre që do të duhej të ishin nominuar për
shpërblimet
prestigjioze të filmit “Oscar”, në kategorinë e aktores më të mirë.
Në shkrimin “Të shpërfillurit e ‘Oscarit’ – kur është nder të mos jesh i
zgjedhur”, gazeta e ka vlerësuar Dobroshin e cila u bë e njohur me
rolin e
saj në “Lorna’s Silence” (“Heshtja e Lornës”) si një “aktore të
mrekullueshme reale” dhe e ka përgëzuar atë për performancën në
prodhimin e vëllezërve
belgë, mjeshtërve Jean-Pierre dhe Luc Dardenne.
“E mishëruar në një rol viktime të një martese të rrejshme për fitim të
shtetësisë, ajo është një prani e mrekullueshme humane”, shkruan
“National
Post”, duke e radhitur Dobroshin në listë përkrah aktorëve të famshëm,
si: Matt Damon, Paul Giamatti, Nicolas Cage, Michael Sheen, Saoirse
Ronan dhe
Gwyneth Paltrow, si emrat që i kanë munguar listës.
Arta Dobroshi u bë e njohur brenda natës me rolin e saj të Lornës. Ajo
ishte aktorja e parë shqiptare që shkeli tepihun e kuq në Festivalin e
Filmit
në Cannes, më 2008, ku edhe u nominua për aktoren më të mirë. Pas
premierës në Cannes Dobroshi ka kaluar nëpër festivale të shumta, jo
vetëm në Evropë
por edhe në Kanada e Japoni, për të promovuar filmin. Kritika dhe mediat
botërore e kanë përcjellë atë gjatë gjithë kohës, duke e cilësuar si
ambasadoren e vërtetë të Kosovës.
Në anën tjetër “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, e cila do
ta mbajë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” më 7 mars, këtë vit ka
zgjeruar listën e të nominuarve për secilën kategori nga pesë në dhjetë.
Por “National Post” vlerëson se lista është dashur të zgjerohet edhe më
shumë, sepse “çfarë do të thoshin të nominuarit e tanishëm në natën e
‘Oscarit’?”
“Është nder vetëm të jesh i nominuar!”, do të ishte përgjigjja e tyre.
Gazeta bën një shëtitje nëpër vite, teksa kritikon “Academy Awards”, për
lënien jashtë të aktorëve që realisht e meritonin të garonin për
“Oscar”.
Kësisoj, kur më 2005, “Sideaway” u nominua për filmin më të mirë, të
cilin shpërblim e fitoi bashkë me tri çmime të tjera – atë për regjinë
më të mirë
(Alexander Payne) aktorin më të mirë në rolin (Thomas Haden Church) dhe
aktorja më e mirë në rol dytësor (Virginia Madsen) – “National Post”
vlerëson
se aty mungoi më meritori, Paul Giamatti, i cili ishte zemra e këtij
filmi. Ai kujtohet edhe për vargun e tij të famshëm: “Unë nuk jam duke
pirë një
“Merlot” të shkërdhyer!”
Gazeta e ka vlerësuar mospërfillës vendimin e “Academy of Motion Picture
Arts and Sciences”, lënien anash të rolit të fundit të Paul Giamattit
në
filmin “Cold Souls”, teksa shton se në këtë film ai ka pasur
“performancën më të mirë që nga koha e rolit në “Being John Malkovich”.
Një tjetër mospërfillje ishte roli i Nicolas Cage, kur regjisori gjerman
Werner Herzog vendosi ta angazhonte Cagen, të cilit iu dha një detyrë e
vështirë të një polici me mosbaraspeshë mendore dhe i varur nga droga.
Michael Sheen në “The Damned United” kishte luajtur role “të djemve të
vërtetë që nga vitet e shtatëdhjeta. Tani, sikur ai të kishte ndaluar së
luajturi vampir (New Moon) dhe njerëzit-ujq (Underworld), Akademia mbase
do ta kishte marrë seriozisht në konsideratë”.
Nëse ishte kënaqësi ta shikoje “The Lovely Bones”, magnet ishte
narracioni dhe performanca e vajzës së babait të luajtur nga Saoirse
Ronan, vlerëson
gazeta e Ontarios.
Në listën e të nominuarve për rolin më të mirë dytësor mungojnë edhe
emra të njohur, si: Karl Urban i “Star Trek”, Jemaine Clement i
“Gentlemen
Broncos” dhe Christian McKay, “Me and Orson Welles”,
Në rolin më të mirë dytësor të aktoreve listës nuk i janë shtuar emra të
njohur: Betty White e “Proposal”, Amy Admas e “Night at the Museum:
Battle of
the Smithsonian”, Jeniffer Garner e “Ghosts of Girlfriends Past and The
Invention of Lying”, vlerëson gazeta në një shkrim kritik.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Arta Dobroshi me dy filma të rinj
» Ndahet nga jeta aktorja Esma Agolli
» Voskopoja, djepi i kapitalizmit të munguar
» Oscar Wilde
» Cila eshte ajo gje qe ju ka munguar gjate femijerise tuaj?
» Ndahet nga jeta aktorja Esma Agolli
» Voskopoja, djepi i kapitalizmit të munguar
» Oscar Wilde
» Cila eshte ajo gje qe ju ka munguar gjate femijerise tuaj?
:: Kendi Kulturor :: Kinematografia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi