Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mallkuar qoftë vetmia!

Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:39

Mallkuar qoftë vetmia!

Si hije rrëshket dhe pa ftuar...
mbush ditët boshe te mia,
një dhimbje e shkrirë në deje..." Ja kjo qënka vetmia"!
Nje brengë që përmbys shpirtin dhe fort po ma shtrëngon,
një ankth i vetëlënduar me zemrën po lufton.....!

Rënkon dhe malli vetë.... I shkreti s'qënka shuar,
një ndjenjë pa shpresë noton në ujërat e tërbuar,
një etje për të puthur dhe thënë një fjalë të ngrohtë,
një femër e zhuritur....Në qoshe...Paska ftohtë!

Mundohem për ta kapur,mundohem por rrëshqet,
nëpërkë dredharake gjithë qënien po ma vret,
meshirës i bërtas....skam frymë,ajër kërkoj,
më kot rri uluras...asgjë nuk po kuptoj!

Mëshira vjen tek unë dhe dorën zgjat ngadalë,
vetë ëndrrën ledhaton ,këndon të ëmblat fjalë,
" Të lutem zemërvrarë harroje pak trishtimin ,
mi ngre dy sytë drejt diellit... pa vidhja pak shkëlqimin"!

Me çelësa jam e mbyllur,kërkoj një dritë shpëtimi,
memece e shndërruar ,e mbytur nga hutimi,
shumë pyetje i bëj vetes, enigmat si gjej dot,
mallkuar qoftë vetmia....Të lika sytë me lot!

Lediana Kapaj
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:39

Trishtim sysh!

I trishtuar ky shikim dhe me kot kerkon shkelqimin,
i rropatur vete syri,si ne mjegull pret verbimin,
lotet rrjedhin vetevetiu,akull shpirti,i vetmuar,
shkretetire çdo gje perreth,vete natyra eshte lenduar...

Shume e brishte kjo zemer femre..dhe nje fjale mundet ta vrase,
dhe nje qarje prej femije,dhe nje kenge mund ta godase,
vajton shpirti i gjakosur,erresira e mbulon,
si vete yjet lart ne qiell,kur nje mjergull i pushton...

Eshte thare kjo buze e embel,as te flase nuk mundet sot,
peshperin te mjerat fjale,por askush se kupton dot,
uje burimi do te donte,eshte thare,eshte percelluar,
çdo gje shterur rreth e rreth,ç'eshte kjo bote e pajetuar?!...

Eshte ngrire vete buzeqeshja...si t'ja beje?...e ka harruar,
ç'po i ndodh ketij trupi valle,pse kaq rende e kane mallkuar,
ku eshte zjarri qe te ngroh,lumturia ku eshte valle,
pse ka vdekur miresia,pse eshte bere diçka e rralle?!...

Lediana Kapaj
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:39

Rropatem brazdave!

Endem ne lashtesine e kohes dhe viteve te mjerimit,
kacavirrem drejt oreve te kaluara dhe pa shprese,
sorrollatem e braktisur, e hutuar, e degdisur...
sdi se ku.... por veç kerkoj... te emblen " vese"!!!

Rropatem brazdave te jetes dhe kujtimeve,
me mundojne,sa me lodhin..jam pa fryme!
Serish ngrihem plot me dhimbje , e plagosur,
prape kerkoj...sdi se ku...te bardhen "bryme"!

Perpelitem si e marre neper netë...Netë pafund,
endrrat vijne, gjalle me mbajne, me kerkojne,
gjumi i trembur rri i fshehur,me vezhgon dhe krahet zgjat,
syte nuk mbyllen...hapur rrine..sa fort renkojne!!

Mbahem fort tek kjo dege me emrin "shprese",
dhe pse trupi i pergjumur, i dorezuar do te bjere,
lehte kendoj...dua te zgjohem,sdua te tres,
bosht pambuku dua te jem...dashuria te me tjerre!!!

Le te bredh une gjithesine..te keputem ..le te lodhem,
mrekulline dua te gjej, qe prej shekujsh e kerkoj,
edhe pse me injoruan,le te tretem,te perbuzem,
prape se prape do te kerkoj....zemren dua ta kuroj!

Lediana Kapaj
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:39

Rimën doja!

Nuk e di pse vargu....Trishueshëm dhe me lot u shkrua,
se kuptova as vetë ndjenjën,si tinzare u largua,
nuk e di pse qënia ime,në labirint lotësh u kthye,
nuk e pashë kur vetë trishtimi...kapardisur ish në krye!

Nuk i ndjeva më gjymtyrët, mpirja seç më kish zaptuar,
rimën doja...të ushqeja,nëpër netë më kish munguar,
djajtë gërryenin shpirtin tim dhe sekretin ma perfolnin,
luanin,qeshnin, sipër meje, me mërzitjen më mallkonin!

E përbuza të kaluarën, vitet, ëndrrat më kish marrë ,
plot kujtime zemrën vrisnin, vetëm ndihesha..Isha vrarë!
Pyetjet thellë ju ngula vetes, por asnjë përgjigje s'mora,
s'ma kish fajin njerëzimi...pse gënjeshtrat i besova!

E kërkova lumturinë, por vetë dheu e kish përpirë,
e lakmova dashurinë edhe pse me akull ngrirë,
kohen doja pak ta ktheja..Lehtë nënqeshi.. Nuk pranoj!
"Shiko vitet qe ke para...!",_ e përlotur bëlbëzoj!

Plagët mblodha ti shëroja,por u trëmba!...Ishin shumë!
gjumin,jetën kishin vjedhur,lotin e kthyen ne lumë,
veten mblodha, fort e shkunda, i bërtita që të zgjohej,
dhe aty arsyeja doli....me llogjikën të martohej!
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:40

Une dhe vargjet....

Nuk desha meshire per vargjet qe shkrova,
ndonese te pergjakur,me lot i mbulova,
penen ngadale mora,zemren seç e hapa,
nuk desha qe dhimbja,te linte gjurme mbrapa.....

Poezite rreshtova mes loteve pafund,
vuajtjes i kendova,ndonese me shume mund
pashe njerez te mjere me dashuri te vrare,
dikush belbezonte...."desha si e marre"!

"Dashuria svuan_.....me tha dikush tjeter,
perse per shume vete eshte nje plage e vjeter"?
Sdija te pergjigjesha dhe poezi shkrova,
dhe zemrat e humbura befas i lendova.....

Enigmat ne shpirt ,sa shume me mundojne,
pyetjet pa pergjigje,po me shkaterrojne,
skllave dashurise,me vello te zeze mbuluar,
pre e roberise rashe si pakuptuar.....

Prangat seç me vune,ne qeli degdisur,
zemer sakatosur,qenie e braktisur,
"Burgim te perjetshem"!___gerthet ligesia,
"Ngrihu mikja ime"!___me tha dashuria....

Dhe me mua qau,sup mbi sup mbeshtetur,
vuante vetja ime por dhe ajo ish tretur,
flete te bardha nxori dhe me tha_ "ti shkruaj,
kendome nje ninulle,se dhe une po vuaj"!

Malli për ty!

E mata rrugen me sy,
po shpirtit e vogel,e vogel i dukej,
papritur qante dashuria dhe thelle ne zemer me strukej,
vrapoja me syte e perlotur,
fytyren tende diku po kerkoja,
e heshtur kjo rruge e kalldremte,
nuk dija as vete se ku shkoja...

Dashurine kerkoja ta jepja,
ta nxirrja mos vyshkej te une,
lumturine me ty do te doja,
vrapoja mes loteve si lume,
kenaqesi donte shpirti i vrare,
ngrohtesia.. sa shume i mungonte,
fluturoja ne rrugen e erret dhe nata e zeze me mbulonte..

Dhe doja te prekja pak floket,
te puthja shume gjate si dikur,
dhe doja shume fort te pushtoja,
te thoja qe ndjenja seshte gur,
dhe doja te ecja prane teje,
te flisja,te flisja shume gjate,
dhe doja mos kish largesi,
kjo pritje pse duhet te zgjase!

Dhe doja aromen e trupit,
ta ndjeja dhe lehte ta shijoja,
te puthja une buzen e nxehte,
shkelqimin e syve mendoja,
do doja te vdisja prane teje,
do doja ne paqe me ty veç te isha,
do te jepja gjithcka nga vetvetja,
po vetem kete mall, ket' dhimbje mos kisha...
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:40

Ditë dimri!

Ne boren e bardhe hedh hapat ngadale
nje kristal shkelqimi,po me le pa fjale,
verberi dehese sa shume me mahnit,
kjo ngjyre kaq e paster,teper me habit...

E pafajshme bota,bardhesi mbuluar,
dhe pse eshte ftohte dielli prape rri zgjuar,
njera jep shkelqimin,tjetri ngrohtesine,
dikush vjen ne jete dhe njeh dashurine...

Me pelqen kjo stine,pemet zbukuruar,
me pelqejne malet me akull rrethuar,
me pelqen kjo ngjyre,e pafajshme duket,
mjafton pak ngrohtesi dhe befas seç zbutet...

Me pelqen te shoh njerezit dashuruar,
me pelqen kur ndjenja jepet e dhuruar,
me pelqen te shoh bardhesine e shpirtit,
siç eshte vete kristali...ne kete dite te vitit!

Lediana Kapaj
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:40

Dallgë mendimesh!

Përbindshëm mendimet zaptojnë qënien time,
pa meshirë, pa deshirë.. pa shpresë dhe me lot,
si të etura turren...porsa nata petkun hedh,
më mbërthejnë, desh më mbytin...si mund dot!!

Si kuçedrat e përrallave po mundohen.. më përpijnë,
dhe e vetme lëngoj,dhimbje kam dhe dot s'bertas,
gjakun duan të ma thithin, eshtrat të mi bëjnë copë,
i shikoj gojëhabitur,sytë më hapen...Ulëras!

Sa mizore...gjakatare, ndjenjën duan të gllabërojnë,
me nënqeshje më veshtrojnë,duan që të bëhen zot,
sa më fyejnë,më përbuzin,poshtë në tokë ato më ulin,
fortë habitem..sytë burojnë..çfarë është kjo botë!!

Dhe papritur vjen mëngjesi,ditë e re ku prapë shpreson,
edhe pse torturat,plaget...trupin tim e kane cfilitur,
dhimbja zhduket,qesh fytyra... zemra ndizet,
dritë e shpresës vjen tek unë...fort e bukur.. e papritur!!

Unë dhe perëndimi!

Ti ike dhe me le, pa kthyer koken mbrapa,
fatkeqe shume u ndjeva, e erret si vete nata,
nuk munda te kuptoja pse ndjenjen kishe vdekur,
nuk munde te shikoje sa teper isha tretur...

Ti ike dhe urreva vete token qe me lindi,
ti ike larg prej meje.. arsyeja jo sme bindi,
nje ngushellim kerkoja dhe malli pervelonte,
asgje nuk kishte shije, asgje me zemra s'donte...

Kjo dhome me nuk me ngrohte, aty jo s,mund te rrija,
kujtimet vetem shfaqeshin gjithe neteve te mia,
behar ishte perjashta dhe brenda bora binte,
as vete ky dielli i nxehte, nuk mundi qe ta shkrinte....

Dhe anash detit ecja, me dallget bisedoja,
ne thellesine e tyre sa shume doja te shkoja,
kjo hija ime fliste.....dhe kurre nuk pushonte,
nga prapa sec me ndiqte, te syte e mi shikonte....

Ti ike sdi se ku dhe endrrat seç mu vrane,
ti ike larg prej meje dhe lotet nuk mu ndane,
nuk njoh une dot me stinet, veç dimer sot po shoh,
nuk dua vetem akull...ket' brenge dua ta ngroh....

Lediana Kapaj
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:40

Dallgë mendimesh!

Përbindshëm mendimet zaptojnë qënien time,
pa meshirë, pa deshirë.. pa shpresë dhe me lot,
si të etura turren...porsa nata petkun hedh,
më mbërthejnë, desh më mbytin...si mund dot!!

Si kuçedrat e përrallave po mundohen.. më përpijnë,
dhe e vetme lëngoj,dhimbje kam dhe dot s'bertas,
gjakun duan të ma thithin, eshtrat të mi bëjnë copë,
i shikoj gojëhabitur,sytë më hapen...Ulëras!

Sa mizore...gjakatare, ndjenjën duan të gllabërojnë,
me nënqeshje më veshtrojnë,duan që të bëhen zot,
sa më fyejnë,më përbuzin,poshtë në tokë ato më ulin,
fortë habitem..sytë burojnë..çfarë është kjo botë!!

Dhe papritur vjen mëngjesi,ditë e re ku prapë shpreson,
edhe pse torturat,plaget...trupin tim e kane cfilitur,
dhimbja zhduket,qesh fytyra... zemra ndizet,
dritë e shpresës vjen tek unë...fort e bukur.. e papritur!!

Lediana kapaj
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:41

Unë dhe rruga ime!

E deshperuar si nje endacake mjere,
kam pershkruar rruget e pafund,
"sikur te mundja" thoja me qindra here,
dhe era turbullt mendimet mi ka shkund....

"Kozeta" me kujtohet dhe mbaj mend,
qe aq shume i pata ngjare dikur,
"Viktorin" adhuroja permes librave,
dhe brenga sme largohej kurre....

Se kuptoja ku me njihte,isha larg,
nje femije e zhytur dhe e mbytur ne erresire,
nje shkrimtar i Madh "mizerjen" e denonte,
dhe nje foshnje e mjere, ngrihej pa u gdhire....

Enderroja neper netë nje dore te ngrohte,
te me kapte,te me mirrte,te me donte,
me sy hapur dhe me lot ne sy e prisja,
por ne rruge çuditerisht asnje skalonte....

Se kuptoja perse jeta me ish dhene,
e çe do kur ske as babe e nene,
se kuptoja pse meshira me gjurmonte,
dhe shikoja sesi bota me denonte....

Sikur te mundja!....kam thene me mijera here,
lutesha dhe vete zoti pa fuqi seç me veshtronte,
dhe me thoshte.."Bija ime skam çte bej,merr lexo",
dhe pareshtur librat mi dergonte....

Ja keshtu u rrita permes tyre,
qaja,qeshja dhe me fletet lumturoja,
personazh i vuajtur e quaja veten,
dhe gjithmone me shpresen dashuroja....

Endacake neper rruget e vetmise,
endacake dhe me zemer te trishtuar,
bota ime enderruse kurre su zhduk,
ndonese zemra egersisht me ish lenduar...

Lediana Kapaj
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:41

Ninullë dashurie!

Une dhe vargjet....

Nuk desha meshire per vargjet qe shkrova,
ndonese te pergjakur,me lot i mbulova,
penen ngadale mora,zemren seç e hapa,
nuk desha qe dhimbja,te linte gjurme mbrapa.....

Poezite rreshtova mes loteve pafund,
vuajtjes i kendova,ndonese me shume mund
pashe njerez te mjere me dashuri te vrare,
dikush belbezonte...."desha si e marre"!

"Dashuria svuan_.....me tha dikush tjeter,
perse per shume vete eshte nje plage e vjeter"?
Sdija te pergjigjesha dhe poezi shkrova,
dhe zemrat e humbura befas i lendova.....

Enigmat ne shpirt ,sa shume me mundojne,
pyetjet pa pergjigje,po me shkaterrojne,
skllave dashurise,me vello te zeze mbuluar,
pre e roberise rashe si pakuptuar.....

Prangat seç me vune,ne qeli degdisur,
zemer sakatosur,qenie e braktisur,
"Burgim te perjetshem"!___gerthet ligesia,
"Ngrihu mikja ime"!___me tha dashuria....

Dhe me mua qau,sup mbi sup mbeshtetur,
vuante vetja ime por dhe ajo ish tretur,
flete te bardha nxori dhe me tha_ "ti shkruaj,
kendome nje ninulle,se dhe une po vuaj"!

Lediana Kapaj
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:42

Me magjinë kam flirtuar!

Qerpikët mbylla e babëzitur,
veten përkunda qiellit me hënë,
me njërën dorë jastëkun preka,
hije vetmie mbi të kish rënë.....

Shtrëngova sytë e mallëngjyer,
me ëndrrën vetë," duel" kërkova,
kish kohë pa ardhur pakëz tek unë,
befas zhgënjimin me shpirt mallkova!...

Më kafshonte natë e ftohtë,
gjumi trëmbur ish tërbuar,
brengën ndjeja nëpër deje,
prej besimit .. e mashtruar....!!

Parajsën ndjeva tek po vinte,
ëngjëjt rresht mbi sup mu ndalën,
më bekuan "plagëzemrën",
tufa ndjenjash...seç më falën!

Puthjet ndjeva të më ngrohnin,
dashuria...rridhte lumë,
trëndafilat më rrethonin,
sa të bukura!...Oh sa shumë!

Zhurmë dëgjova .. hapa sytë,
Oh sa keq!! ....Isha në gjumë!
dritën ndeza e përlotur,
me mërzitjen flija unë!

Nëpër ëndrra do zvarritem,
aty jam... E dashuruar,
dhe pse zemra më është vrarë,
me magjinë.. kam "flirtuar"...
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Geri Wed 24 Feb 2010 - 4:44

Përse mos qaj?!

Përse mos qaj,...
copë_copë është zemra,
jam dorëzuar në agoni,
përse të qesh kur syte janë skuqur,
si ta mund valle kët'ë dreq vetmi?

Përse mos vuaj,
kur dhimbja vetë,
të gjithë gjymtyret mi skllavëron,
përse të hiqem,
plot mospërfillje,
kur ditë jete më gllabëron?!....

Përse të dua,
kur shumë jam vrarë,
përse më vlen?! ...Jam e helmuar,
o Perëndi!
Pa fol një herë...!
Jam qënia jote...E sakatuar!

Shkurt 2010
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mallkuar qoftë vetmia! Empty Re: Mallkuar qoftë vetmia!

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi