Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veshje Popullore Shqiptare

2 posters

Shko poshtë

Veshje Popullore Shqiptare Empty Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga Geri Sun 6 Dec 2009 - 0:13

Bashkë me zhvillimin e banesës popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe mënyra e mobilimit të mjedisit të saj.

Në kuzhinat shqiptare zakonisht përdoreshin enë
balte, prej druri dhe prej bakri për gatimin e ushqimit, pjekjen e
bukës dhe ruajtjen e bylmeteve. Përdorimi më shumë i njërit grup apo
tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik
i vendosjes së objektit.

Në familjet e varfëra fshatare mbizotëronin enët
prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varësisht nga
vendodhja e fshatrave. Në zonat malore mbizotëronin enët prej druri si
në ato të ngrenies, të bylmetit apo ato të ruajtjes së zahireve
(ushqimet e konservuara). Në zonat fushore mbizotëronin ënët prej balte
si ato që përdoreshin për ngrënie dhe për ruajtjen e ushqimit, ato për
mbajtjen e bulmetit dhe enët e ujit. Rrallë ndonjë enë mund të ishte
prej druri apo prej bakri. Në familjet me të ardhura mesatare dhe për
më shumë në familjet e pasura, mbizotëronin enët prej bakri dhe ato
prej porcelani.

Edhe mobilimi i mjediseve të përdorura për fjetje
ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcës ekonomike të
familjes. Zakonisht këto mjedise ishin mjaft të thjeshta. Në zonat
malore me klimë të ftohtë antarët e familjes flinin në shtretër prej
druri mjaft të thjeshte të shtruar me fier të thatë ose me kashtë, të
mbuluara me plafe prej leshi. Në zonat fushore të Shqipërisë së mesme
dhe sidomos në Myzeqe flinin në shtroje të vendosura mbi dysheme. Në
qytete këtyre mjediseve u kushtohej më shumë vëmendje, duke i paisur me
shtretër, me dyshek dhe çarçafë të endur në avlëmend shtëpish.
Njëkohësisht me këto mjedise zinin vend dhe baule të madhësive të
ndryshme, ku ruheshin rrobat e çiftit dhe të fëmijve të tyre.

Kujdes më i veçantë u kushtohej dhomave të caktuara
për pritjen e miqve. Në disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave
të vogla etnografike në të cilat mund të admiroje llojet e shtrojeve më
të mira, si qilima, sexhade, velenca, jastekë etj; gdhendje të ndryshme
dru si tavanet, kapakët e dollapeve, trapazanët etj, etj. Perveç
këtyre në këto dhoma gjithnjë ishin të pranishme enë të ndryshme prej
bakri apo prej balte e porcelani, takëmi i kafesë, instrumentet
popullor të krahinës, armë të varura në mur etj. Veçanërisht në qytete
dhomat e miqve shquheshin për paisjet e shumta e të punuara me
mjeshtri, sidomos në familjet e pasura, mund të shiheshin mobilje e
paisje të ardhura nga qendrat e zhvilluara të vendeve evropiane si dhe
nga vendet e Lindjes.

Të gjitha këto mjedise dhe paisje të tjera ishin
pjesë e mënyrës së jetesës të krahinave të ndryshme shqiptare.
Ndërkohë edhe veglat e punës të përdorura nga bujqit, blegëtorët apo
zanatçinjtë e ndryshëm, pasqyrojnë mënyrën e jetesës.
* * *

Një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës
janë veshjet popullore të cilat me larminë dhë variantet e tyre
pasurojnë trashëgimine kulturore shqiptare.

Ashtu si veglat e punës, banesa dhe ushqimi edhe
veshjet konsiderohen ndër mjetet kryesore të jetës së njeriut. Gjurmët
e para të përpjekjeve të njeriut për të veshur trupin e tij, vërehen në
paleolitin e vonë (në fillim të rendit gjinor). Ndonse kategori të
ndryshme e shpjegojnw origjinën e veshjeve me arsye estetike, magjike,
etj, mendojmë se arsyeja më bindëse ishte nevoja, për të mbrojtur
trupin nga faktorët klimatikë, për t'u ndjerë më ngrohtë e më i
mbrojtur edhe nga faktorë të tjerë. Gjithmonë duhet ditur se zhvillimi
i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqëror, historik e kulturor
të njeriut, duke patur si qëllim kryesor mbrojtjen e komoditetin e
trupit dhe pastaj zbukurimin e pjesëve të veçanta.

Gradualisht në proçesin e zhvillimit të shoqërisë
njerzore u krijuan veshje në përshtatje me stinën, me seksin, me rastin
kur përdorej, me moshën, profesionin si dhe shtresën shoqërore. Të
gjitha këto kanë krijuar atë pasuri e larmi të madhe veshjesh. Ashtu si
të gjithë popujt e botës edhe shqiptarët, ndonwse tw vogwl nw numwr, e
kanë këtë begati kulturore. Me kohë u krijuan edhe tipet etnike të
veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike të përdorura për
zbukurim, por edhe mënyra e stilimit janë ato që pasqyrojnë veçanti
etnike. I gjithë zhvillimi i veshjeve, është i lidhur ngusht me
historinë e zhvillimit te kjo popullsi, për pasojë edhe me historinë e
popullit shqiptar.

Elemente më të hershëm të veshjeve konsiderohen
llojet e shalleve që hidheshin krahëve, brezat, përparjet, strukat (si
kapuçonë), lëkurët e kafshëve të egra etj. Si dëshmi për mënyrën ë
përgaditjes së tyre janë llojet e fibulave, boshtet e përdorura për
tjerrje, peshat e avlëmendeve etj. Me kalimin e kohës pjesët e veshjeve
dhe materialet e përdorura për përgaditjen e tyre u shtuan dhe u
pasuruan më tej.

Për veshjet popullore shqiptare mund të flitet pas
formimit të kombësisë shqiptare. Siç dihet formimi i bashkësive
ekonomike e kulturore tek shqiptarët filloi në shek. XII me Principatën
e Arbërit. Më pas pasuan të tjera, e kështu gradualisht muarën zhvillim
të fuqishëm qendra ekonomiko-tregtare, të cilat prodhonin mallra jo
vetëm për tregun vendas por edhe për eksport. Në kohën e formimit të
principatave feudale, filluan të marrin pamjen e tyre edhe veshjet
popullore. Siç dihet këto principata ishin të ndara e të mbyllura në
vetvehte, çka bëri të krijohen dallime të ndjeshme edhe në kulturën
materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst u krijua edhe ajo larmi e
pasurisë së kostumeve popullore, gjurmët e të cilave u ruajtën deri në
shek. XX. Por dallimet janë edhe rezultat i proçeseve kulturore, që
ndodhën pas pushtimit turk. Një kategori popullsie e cila përqafoj fenë
muslimane ra më shumë nën ndikimin e kësaj kulture. Nderkohë dallimet u
krijuan edhe nga krijimi i shtresave të ndryshme shoqërore si dhe nga
krijimi i profesioneve të ndryshme. Megjithatë duhet theksuar se
pavarsisht nga ndikimet e kulturave përendimore e lindore (për shkak të
pozicionit gjeografik të Shqipërisë dhe kushteve të zhvillimit
historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve
popullore shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me ato të huajat.

Pjesën më të madhë të veshjeve masat e gjera
fshatare i përgatisnin brenda ekonomisë familjare, pra të endura e të
qepura me pëlhura liri, leshi, pambuku e më pak prej mëndafshi. Ndersa
në qytet, krahas pjesëve të endura në avlëmend, shpesh një pjesë e mirë
e veshjeve qepeshin e qëndiseshin nga mjeshtrit rrobaqepës e qëndistare
të specializuar sipas shijeve e kerkesave të ndryshme të popullsisë.

Koleksionet muzeale për veshjet popullore shqiptare
kanë filluar të krijohen mbas Luftës së Dytë Botërore. Para kësaj
përiudhe kanë ekzistuar koleksione të vogla private, të grumbulluara
nga priftërinjtë françeskanë (rreth 300 objekte), Aktualisht në fondet
muzeale të Insitutit të Kulturës Popullore ruhen mbi 18 mijë pjesë
veshjesh të marra nga krahina të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtw
Shqipërisë.

Krahas grumbullimit të tyre në fondet e IKP
ekzistojnë edhe mjaft veshje të ruajtura dhe ekspozuara në disa muze të
tjerë në Shqipëri.

Mbas grumbullimit të pjesës më të madhe të veshjeve
të krahinave të ndryshme, është bërë dokumentimi i tyre në regjistra
dhe kartela të ndryshme, të cilat pasqyrojnë në mënyrë shkencore të
dhënat e nevojshme për emërtimin e tyre, materialin e përdorur, mënyrën
e zbukurimit e të përpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Të gjitha
këto të dhëna kanë bërë të mundur, që ato të përdoren për studimin e
botime të ndryshme studimore dhe ilustrative. Veçanërisht me shumë
vlerë janë vëllimet e albumeve që përmbajnë veshjet popullore të
krahinave të ndryshme shqiptare, si dhe ato të minoriteteve. Me shumë
vlerë konsiderohen studimet e bëra për klasifikimin e veshjeve
shqiptare, veçanërisht për klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare
e hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meritën më të madhe për
grumbullimin e tyre në fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi
Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare në Shekuj, si dhe një varg
studimesh e botimesh të tjerë të kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M.
Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.

Klasifikimi i bërë është bazuar në fazën e zhvillimit të kostumeve popullore në fillim të shek. XX.

Për të dy gjinitë klasifikohet 10 tipe veshjesh: pesë për gra dhe pesë për burra.

Në kostumet e grave dallohen këto tipa, të emërtuar nga pjesë më dalluese të tyre.
1
- Veshja me Xhubletë. E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë
këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri
pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me
gajtana të hollë prej leshi.
Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë
të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen
grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i
zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet
kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi
shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllçi shajaku ose me çorape të gjata
si dhe me opinga lëkure.

Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e
veçantë nga çdo veshje tjetër, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saja
me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e
zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha
malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në
Malin e Zi. Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe
në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore
shqiptare.


Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore1 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore2



2- Veshja më këmishë të gjatë dhe përparje.
Pjesë kryesore e kësaj veshje është këmisha e gjatë, me mëngë të gjata,
të gjëra ose të ngushta. Në mes ajo shtërngohej nga një brez leshi me
ngjyra të ndryshmë dhe shoqërohej në pjesën e përparme nga një përparse
e leshtë ose e pambuktë me madhësi e zbukurime që ndryshonin nga njëra
krahinë në tjetrën.
Në stinën e verës, në pjesën e sipë rme gruaja
e veshur me këtë këmishë mbante një jelek, kurse në dimër sipër tij
shtohej edhe një mintan me mëngë të gjata si dhe një xhoke prej
shajaku. Gjatësia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veçanërisht
nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje,
duke krijuar kështu veçori të shumta lokale. Kjo veshje qe e përhapur
në Mirditë, Dibër, Mat, Shpat, çermenikë, Dumre, Myzeqe, Berat, Korçë,
Kolonjë, Gjirokastër, Sarandë. etj.


Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore3 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore4



3- Veshja me dy futa. Edhe kjo veshje përbëhej
nga një këmishë e gjatë, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyrësh,
porse shoqërohej edhe me dy futa të gjata (përparje), njëra e ngjeshur
në pjesën e përparme dhe tjetra pak më e vogël vendosej prapa. Në këtë
variant (të gjata) ishin përparjet (futat) që mbanin gratë e Postrripës
(Shkodër) ato të fshatrave Baz, Vinjoll, Karricë etj, të rretjhit të
Matit. Në një variant tjetër futat kishin formë trapezi dhe ajo që
vihej përpara ishte më e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja
kishte përmasa më të vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i
përhapur në disa fshatra të rrethit të Pukës, në Malësinë e Gjakovës
(rrethi Tropojë), në disa fshatra të rrethit të Hasit, si dhe në disa
fshatra të Rrafshit të Dukagjinit (Kosovë). Futat kishin formë
katërkëndëshi, gjithashtu edhe në këto krahina ajo që vihej përpara
ishte më e madhe se e pasmja. Si në variantin e dytë edhe në të tretin,
ato prej leshi pelqeheshin në ngjyra të errëta (të zezë, kafe ose
vishnjë).


Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore5 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore5B
Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore6 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore7


4- Veshje me mbështjellëse. Pjesë kryesore në këtë
tip vëshje është një lloj fundi i gjërë, me pala të vogla. Nën të
vishej një këmishë e ngushtë, kurse në pjesën e siperme vishej jeleku
dhe një si fanellë me mëngë të ngushta. Në fshatrat e krahinës së
Zadrimës mbahej një variant mbështjellsje palat e së cilës vendoseshin
vëtëm në pjesën e pasme të trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyrë të zezë.
Në disa fshatra të Pukës dhe të Malësisë së Gjakovës, mbëshjellsa, e
cila zakonisht kishte ngjyrë vishnje ose të gjelbër dhe më rrallë
ngjyrë vjollce, kishte një pamje mjaft elegante dhe shoqërohej me
çorape të leshta të zbukuruar me disa motive disa ngjyrëshe.

Ndersa varianti i mbajtur në disa fshatra të
krahinës së Lumës (Kukës) dhe ai i mbajtur në Shishtavec (Kukës)
shoqërohej me mbathje të gjata, këmbëzat e të cilave bëheshin të gjëra
dhe prej leshi me ngjyra të ndryshme.


Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore8 Veshje Popullore Shqiptare AranitaBrahaj_AntonioGentil



5- Veshja me brekesha. Emërtimi i këtij tipi
përcaktohet nga një lloj pantallonash shumë të gjëra dhe më ngjyrë të
zezë. Në pjesën e sipërme të trupit gratë e veshura me brekesha vishnin
këmishë të shkurtër, jelek ose mitan. Në këmbë mbathnin çorape leshi me
shumë ngjyra. Gjithnjë mbi brekesha në pjesën e përparme vishej edhe
një përparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyrëshe. Ndersa
në kokë mbanin shamia shumë ngjyrëshe të lidhura nën gushë, pa i
palosur në formë trëkëndëshi. Në fakt kjo veshje është futur në
përdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati përdorim të kufizuar,
kryesisht në disa fshatra të Malësisë së Tiranës, në Martanesh, në
Polis, Berzeshtë, Gur i Bardhë etj.

Pavarsisht nga përcaktimi i zonave ku janë mbajtur
këto tipe veshjesh, ka raste ku në të njëjtën krahinë apo zonë janë
mbajtur disa tipe, gjë që lidhet me lëvizjet e popullsisë, marrdhwniet
e krushqive etj, etj.

Siç përmendëm më lart edhe veshjet e burrave klasifikohen në pesë tipa kryesore.


Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore9 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore10



1- Veshja me fustanellë. Edhe kjo veshje
burrash këtë emërtim e merr nga një lloj fundi i bardhë, i bërë me
pëlhurë pambuku dhe me shumë rrudha. Nën këtë fund mbatheshin të
mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyjë e këmbës e deri tek gjuri
visheshin kallçi prej shajaku. Në disa raste këto zgjateshin deri në
rrëzë të kofshëve, prandaj dhe quhen kofshare. Në pjesën e sipërme
vishej një këmishë e shkurtw me mëngë të gjëra, jeleku dhe mëngorja (në
mënyrë të varura pas). Në bel vinin një brez të gjërë leshi, mbi të
dhe një tjetër prej lëkure të zbukuruar mbi të cilin futeshin e
vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte
edhe flokata e leshit. Ndonse në kokë vihej një festë e bardhë me një
thumb në mes. Deri në fillim të shek. XX kjo veshje është mbajtur në të
gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në çamëri. Më pas ajo u
kufizua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut.


Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore11 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore12

2- Veshja me këmishë të gjatë e dollamë (ose cibun). Pjesët më të
rëndësishme të kësaj veshje për burra janë; këmisha e me ngjyrë të
bardhë si dhe dollama ose cibuni i gjatë prej shajaku. Në stinën e
verës në vend të dollamës vishej një lloj xhamadani prej shajaku. Nën
këmishë visheshin mbathje të gjata të shoqëruara me këllçinjë. Dollama
apo cibuni paraqitet me disa ndryshime në zona të ndryshme. Diku ishte
e gjatë deri mbi gju, diku tjetër deri në pulpët e këmbës. Diku me
ngjyrë të bardhë dhe e zbukuruar me gajtana të zi, e diku me ngjyrë të
zezë. Kjo veshje është përdorur në Mirditë, Mat, në Dibër, në Malësi
të Madhe, në Korçë, Kolonjë,Gjirokastër etj. Mbas Luftës II Botërore ky
tip veshje u zëvendësua me veshjen me tirç. Dollama vazhdoi të mbahet
si veshje ceremoniale e veshur mbi tirç ose perdoret në raste kuvendesh.
Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore13 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore14


3- Veshja me tirq. Elementi më tipik i kësaj veshje
janë tirqit të cilët kanë formën e pantollonave të ngushta prej
shajaku (më të shumtën e rasteve të bardhë dhe më rrallë të zi ose të
murmë). Përgjithësishtë ato lidhen poshtë belit (në kërdhokëll)
shoqëruar edhe me një brez të lesht me vija disangjyrëshe. Në pjesën e
sipërrme vishej një këmishë me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe
xhamadan me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Në stinë të ftohta mbi
xhamadan vishej edhe një xhaketë me mëngë të shkurta dhe me jakë
marinari (prej shajaku me ngjyrë të zezë) e quajtur diku xhurdi, diku
tjetër kaporane ose herkë . Tirqit zakonisht janë mbajtur në
Shqipërinë Veriore, në Kosovë dhe në Shqipërinë Verilindore, duke
arritur deri në rrethin e Beratit.
Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore15 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore16


4- Veshja me Brekesha. Edhe në këtë tip veshjesh
emërtimi lidhet me pjesën e poshtme të veshjes, e cila ka formën e
pantollonave të gjëra, të bëra me pëlhur leshi ose pambuku të endura
në avlëmend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të gjata deri në nyjën e
këmbës si dhe shoqëroheshin me një brez të gjërë leshi me ngjyrë të
kuqe në vishnje. Në pjesën e sipërme të trupit vishej këmishë me
mëngë të gjata dhe të ngushta. Në stinët e ftohta perveç jelekut e
xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (një lloj
xhakete me mëngë të shumta). Kjo veshje është përdorur në fshatrat e
Zadrimës (në stinë të ngrohta) në Shqipërin e Mesme dhe disa fshatra të
Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit, çermenikës etj.


Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore17 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore18


5- Veshje me poture. Poturet kanë formën e
pantollonave të gjëra e të gjata deri në gju. Ndryshe nga veshjet e
tjera këto lloj pantollonash kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes)
nga e njëjta veshje e përdorur në vendet orientale. Në pjesën e poshtme
të kë mbëve (poshtë gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa në
pjesën e siperme vishej këmisha me mëngë të gjata e shoqëruar me një
jelek prej shajaku, i cili mbërthehej në pjesën anësore të gjoksit. Në
stinë të ftohtë vishej dhe një xhamadan me mëngë që i vareshin në
pjesën e pasme të trupit. Kjo veshje kishte edhe një pjesë tjetër që
dallonte nga krahinat e tjera, është pikërisht qeleshja e lartë ose
takija gjysmë sferike.

Kjo veshje ka patur përhapje të kufizuar, kryesisht
në Labëri, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet kanë zëvendësuar veshjen me
fustanellë aty nga fundi i shek. XIX.

Klasifikimi i veshjeve popullore është bërë duke u
mbështetur në pjesët e veshjeve që vishen në pjesën e poshtme të
trupit. Ndërsa pjesët e veshura sipër belit janë më të ngjashme me
pjesën tjetër, sideomos ato të burrave.

Përsa i përket larmisë dhe pasurisë së veshjeve të
ndryshme, ato janë krijuar si rezultat i dallimeve të grupmoshave,
gjinisë, rasteve kur përdoren, shtresave shoqërore të ndryshme,
profesioneve, stinëve të ndryshme etj, etj


Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore19 Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore20



Jo të gjitha elementet e veshjeve i përkonin të
njëjtës përiudhë lindje dhe zhvillimi. Midis tyre ndër më të vjetrat
konsiderohen këmishët e gjata, përparjet e zbukuruara me theka,
xhubleta, fustanella e burrave, llabania (mbuloje koke për burra dhe
për gra, e cila përdoret në kohë të ftohta, pelerinat, këllçijt,
opingat etj. Në përgjithësi veshjet popullore shqiptare trashëgojnë
mjaft elemente që vijnë nga përiudhat më të hershme të kulturës ilire,
gjë që percakton përkatësinë etnike të tyre.

Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rëndësi
jo vetëm për të njohur këtë pasuri të madhe kulturore, por edhe për
zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme etno-kulturore, veçanërisht për
zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.
--------- --- ---
Literatura:
A, Gjergji: Veshjet Shqiptare në Shekuj, Tiranë 1988.
Rr. Zojsi: Guna në traditën e populli shqiptar e të popujve të tjerë të Ballkanit, -Etnografija Shqiptare, III, Tiranë 1966.
A. Onuzi: Poçerija popullore në Shqipëri, Tiranë 1988, f. 3-44.
A. Onuzi: Tekstile të leshta të krahinës së Lumës, -Kultura Popullore, Tiranë 1989, nr 2, f. 117v.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga leonardo Sun 6 Dec 2009 - 2:25

Pergezime per temen Gerushi tem shume e mire

Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore10
leonardo
leonardo
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 57
 <b>Piket</b> Piket : 58
Regjistruar : 11/11/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne tokë !

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga leonardo Sun 6 Dec 2009 - 2:26

Veshje Popullore Shqiptare VeshjePopullore1
leonardo
leonardo
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 57
 <b>Piket</b> Piket : 58
Regjistruar : 11/11/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne tokë !

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga leonardo Sun 6 Dec 2009 - 2:27

Veshje Popullore Shqiptare Georgi_Pulevski
leonardo
leonardo
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 57
 <b>Piket</b> Piket : 58
Regjistruar : 11/11/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne tokë !

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga leonardo Sun 6 Dec 2009 - 2:28

Veshje Arvanite

Veshje Popullore Shqiptare Shqiptar
leonardo
leonardo
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 57
 <b>Piket</b> Piket : 58
Regjistruar : 11/11/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne tokë !

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga Vizitor Sun 6 Dec 2009 - 2:49

I adhuroj veshjet popullore Veshje Popullore Shqiptare Icon_biggrin
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi