Mirsa Kërçeli, album me këngë popullore
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Mirsa Kërçeli, album me këngë popullore
Dita ditës duket që muzika popullore po bie në binarë. Pavarësisht zhanreve
të reja që po zhvillohen në tregun tonë muzikorë, këngëtarët nuk e
harrojnë as këngët e vjetra popullore. Kësaj rruge iu është
bashkangjitur edhe këngëtarja Mirsa Kërçeli e cila ditë më parë ka
realizuar një album me këngë të përpunuara popullore.
Mirsa bën me dije se këtë zhanër të muzikës e pëlqen që nga fëmijëria dhe gjithnjë
e ka pasur dëshirë që të realizon një album më këngë popullore.
“Edhe pse kam kënduar zhanre të ndryshme në muzikë kam pasur dëshirë ta
sprovoj veten edhe në këtë zhanër. Album titullohet “Duro zemër”. Kjo
këngë është e re e imja, ndërsa këngët e tjera janë të përpunuara.
Albumi është punuar komplet të Dritero Shaqiri. Në album ka këngë si:
“Kqyrni shoqe”, “Po të përbej pash perëndinë”, “Vet me the të dua” e të
tjera”, u shpreh këngëtarja Kërçeli.
Ndonëse ka
realizuar këtë album, Mirsa zotohet se nuk e ka bërë për çështje
komerciale dhe as nuk është arsyeje që ajo të këndoj nëpër ahengje
familjare. “Nuk e kam bërë për asnjë qëllim, por vetëm për dëshirën
time. Deri më tash nuk kam kënduar nëpër ahengje familjare, por edhe
nëse këndoj nuk do të ishte keq. Kam kënduar nëpër disa gazmendet e
familjes time dhe jam pritur shumë mirë”, thotë ajo duke pohuar se në të
gjitha zhanret ndihet mirë, por më shumë i fle shpirti te zhanri “RNB”.
Angazhimet e shumta, nuk e lejuan që të realizoj këngë të re.
Prej
këngës “Status quo” e cila për muaj të tërë është dëgjuar na publiku,
Mirsa nuk ka sjell ndonjë këngë të re në zhanrin e saj muzikorë.
Këngëtarja gjilanas shprehet se angazhimet e shumta muzikore nuk ia kanë
mundësuar që të punoj ndonjë këngë tjetër të re për sezonin verorë.
“Kam
pasur shumë angazhime gjatë këtij sezoni verorë dhe nuk gjeta kohë që
të punoj ndonjë këngë tjetër të re. Mirëpo, jam duke punuar që shumë
shpejt të vij më një këngë të re të cilës shpresoj se do të ia realizoj
edhe videoklipin”, pohoi Kërçeli duke shtuar se ende nuk ka vendos që a
do të jetë pjesë e festivaleve muzikore.
“Nuk e di a do të marr
pjesë. Festivalet janë shumë të mira për të promovuar këngën dhe unë
gjithmonë kam kujtime të bukura. Por, ende nuk kam vendosur se çfarë do
të bëj për këtë vit”. Tutje këngëtarja Kërçeli pohoi se akoma nuk ka
qenë në pushime verore por ajo mendon se javën tjetër do të shkoj për
disa ditë.
Dewil- Hapësira Jonë - Forum
- Postime : 10415
Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
Mosha : 37
Vendbanimi : Bantanama :)
Similar topics
» Dani së shpejti me album të ri
» Mirsa e dashuruar
» Mirsa: Jam e dashuruar
» Album i ri per AC/DC
» Afrim Muçiqi me album të ri
» Mirsa e dashuruar
» Mirsa: Jam e dashuruar
» Album i ri per AC/DC
» Afrim Muçiqi me album të ri
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi