Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarje te verteta

2 posters

Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:28

lexoni
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:28

Vdes udhëtarja e fundit e Titanikut


Personi i vetëm që kishte mbijetuar fatkeqësinë e anijes së njohur Titanik, Milvina Dean, ka vdekur të dielën mbrëma në moshën 97 – vjeçare.
Ngjarje te verteta F.0601080538794_m
Milvina Dean, familja e së cilës kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte foshnjë dy muajshe në Titanik, kur anija u fundos në vitin 1912.

Milvina kishte shpëtuar pasi e kishin mbështjellë në qese plastike.

Fatkeqësinë e kishin mbijetuar edhe nëna dhe vëllai i Milvinës, ndërsa babai i kishte vdekur
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:29

Tinejxheri zgjidh enigmën 300 vjet të vjetër
Tinejxheri me prejardhje irakiane ka arritur të zgjidh një detyrë matematikore rreth së cilës janë munduar mendjet më të mëdha të botës gjatë 300 viteve të fundit.
Ngjarje te verteta F.0529225401636_m
Mohamed Altoumaimi, tani 16 vjeçar, i cili me prindërit e tij është zhvendosur nga Iraku në Suedi kur i ka pasur gjashtë vjet, i janë dashur gjithsej katër muaj për të gjetur formulën për problemin matematikor i njohur si “Numrat e Bernulit”.

Kur e ka parë se profesorët e tij ishin skeptik me rezultatet që ky i kishte arritur, ky tinejxher kishte kontaktuar profesorët e universitetit e njohur suedez Uppsala.

Profesorët e impresionuar kanë vërtetuar se zgjidhja është e saktë dhe i kanë ofruar Altoumaimit pozitën e ligjëruesit në këtë universitet prestigjioz suedez.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:29

29 vjeçari ka 21 fëmijë dhe 11 gra!


Desmond Hatchett ka vetëm 29 vjet, e veçmë ka 21 fëmijë me 11 gra të ndryshme. Fëmija më i vogël sapo i ka lindur, derisa më i vjetri i ka 11 vjet, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.
Ngjarje te verteta F.0529181548756_m
"Thjesht ka ndodhur”, ka thënë babai krenar nga Tennessee i cili ka përfunduar në gjyq, sepse nuk kishte paguar alimentacionin për fëmijët e tij. Është interesante që gjatë një viti i kanë lindur katër fëmijë, një nënë me të i ka dy fëmijë, derisa mediat e kanë quajtur rekorderin amerikan.

Ai pohon se nuk mund të përkujdeset për fëmijët sepse fiton pak, dhe vlerëson se shteti duhet t’i ndihmojë.

"Desmondi nuk mund të përkujdeset për të gjithë fëmijët, prandaj shteti Tennessee duhet të angazhohet", ka thënë Kieth Pope, avokati i Desmondit.

Babai krenar në fund u ka thënë gjykatësve se nuk do të ketë më fëmijë.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:30

Gjendet pronarja e xhekpotit


Studentja nga Australia perëndimore ka kontrolluar tiketat e vjetra të lotarisë dhe ka kuptuar se para dhjetë muajsh ishte tërhequr numri i saj dhe ishte pikërisht ajo e cila kishte fituar 13 milionë dollarë australianë.
Ngjarje te verteta F.0529134109497_m
Gruaja rreth moshës së tridhjetave ka fituar 13.185.273 milionë dollarë australianë (afro 7.5 milionë euro) me tiketën e lotarisë të cilin ia kishte dhuruar baba i saj.

Tiketa ishte tërhequr më 22 korrik të vitit 2008 për Oz Lotto jackpot, i cili në përgjithësi ishte 50 milionë dollarë.

Krejtësisht e pavetëdijshme se tiketa vlen një vit, fituesja me fat ka vendosur të kontrollojë nëse kishte fituar ndonjë shumë për të mundur ta ndihmojë familjen e saj.

"Jam zgjuar sot e brengosur për situatën time financiare", ka deklaruar ajo për Lotterywest.

"Më shtyu diçka të kontrollojë tiketat dhe mendova, nëse fitoj diçka, mund t’i ndihmoj nënës dhe babës", ka shtuar ajo.

Fillimisht ka menduar se ka fituar vetëm 13.000 dollarë, e kur ja kanë treguar shumën e vërtetë, mezi ka arritur të qëndrojë në këmbët e veta.

"Disa herë i kam kontrolluar presjet dhe vendet decimale dhe atëherë e kam kuptuar. Gjithmonë më kujtohet se si nëna më kishte thënë se nëse fitoj në lotari, më duhet ta pranojë atë qetazi", ka shtuar fatlumja.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:30

Mutacion në Lushnje, lind viçi me 6 këmbë

Në Karbunare të Lushnjës lindja e një viçi jo normal ka shokuar të gjithë banorët e zonës.
Ngjarje te verteta F.0527173246624_m
[b]Në familjen Kasapi, pas 7 lindjesh normale, lopa përmes operacionit ka sjellë në jetë një viç që peshonte 40 kg, por çudia ishte e madhe kur u vu re se viçi kishte 6 këmbë dhe dy organe seksuale, femëror dhe mashkullor.

Veterineri i zonës, Kudret Gjyshja e komenton këtë fillimisht si shkak të grupit të njëjtë të gjakut dhe së dyti injeksionet hormonale, të cilat kanë sjellë këtë çrregullim. /TCH/
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:32

Mafiozi i ngathët shtien në herdhet e tij
Gjermani 27-vjeçar Lukas Neuhardt nga Saarbruecken duke dashur t’u shes mend shokëve të tij e kishte futur revolen në pantallona, por kishte harruar t’ia vë këmbëzën. Rastësisht ajo ka qitur dhe e ka goditur të shkretin në herdhe.
Ngjarje te verteta F.0523120015197_m
Mjekëve u kishte thënë se e kishte goditur një plaçkitës i maskuar gjatë një plaçkitje me armë. Por, policia kishte dyshuar në deklaratën e tij, duke parë se nuk kishte vrimë në pantallona. Megjithatë, ai e kishte vrimën në xhep.

“Ose është goditur nga ‘plumbi i shekullit’ ose e ka plagosur veten”, ka thënë një burim policor.

Mjekët e kanë operuar dhe kanë arritur t’ia shpëtojnë burrërinë e tij. Por, tani kërcënohet me tri vjet burg për armëmbajtje pa leje.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:32

Numër shumë i madh i 100-vjeçëve në Kubë

Qasja në sistemin pa pagesë të sistemit shëndetësor është një prej faktorëve i cili sqaron numrin shumë të madh të personave njëqindvjeçarë në Kubë, ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Ngjarje te verteta F.0522134213190_m

Sipas të dhënave të OBSH-së, në Kubë jetojnë 1.488 njëqindvjeçarë, që është edhe numri i madh për kokë banori në një vend të botës.

Rasti i Kubës është “i veçantë sepse nuk përputhet me standardet e vendeve në zhvillim", ka thënë zyrtarja e OBSH-së në Kubë Lea Guido, e cila merr pjesë në kongresin e dedikuar për plakjen që mbledh mbi 200 përfaqësues të dhjetë shteteve.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:33

Gjidhënia shkelje e ligjit për konsumimin e ushqimeve dhe pijeve!


Anglezja Laura Whotton nga qyteti Nottingham është befasuar pakëndshëm kur i është ndaluar ushqimi me gji i djalit të saj tremuajsh afër një pishine. Rojtarët i kishin sqaruar se më këtë veprim ajo po shkelte ligjin me të cilin ndalohet konsumimi i ushqimeve dhe pijeve në këto ndërtesa.
Ngjarje te verteta F.0522140803441_m
I biri i saj ishte uritur dhe pasi që e ëma e tij Laura kishte notuar u desh ta ushqej. Kur ka filluar t’i jap gji, i është afruar një shpëtimtar duke i thënë të mos e bëj këtë gjë afër pishinës, sepse po e shkelte ligjin.

“Tentova t’i sqaroj se kam të drejtë të ushqej foshnjën kurdoherë dhe kudo, por nuk më dëgjonte. Më ofroi të më dërgojë në hapësira të veçanta ku do të mund të ushqeja fëmijën tim pa e shkelur ligjin”, ka thënë Laura.

Këshilli i qytetit të Nothingamit ka njoftuar se do të hulumtojë këtë rast dhe ka shtuar se sigurisht bëhet fjalë për ndonjë mosmarrëveshje, sepse gjidhënia është përjashtim nga ndalesa e konsumimit të ushqimeve dhe lëngjeve.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:33

Sorrat sulmojnë njerëzit si në filma
Policia e qytetit gjerman të Berlinit ua ka tërhequr vërejtjen këmbësorëve nga sulmet e sorrave të cilat kanë filluar të sillen sikur ato nga filmi “Zogjtë” të regjisorit të njohur të filmave të frikshëm - Alfred Hitchcock.
Ngjarje te verteta F.0518223424670_m
Pak kohë më parë dy sorra kanë sulmuar kalimtarin 41-vjeçarin i cili nga sqepat e tyre ka arritur të mbrohet me një çantë të cilën po e bartte me vete, ka njoftuar policia.

Autoritetet nuk janë të njohura me incidente tjera të këtij lloji, por mediat lokale kanë njoftuar se deri më tani kanë qenë gjashtë sulme të tilla. Në njërin prej tyre është sulmuar edhe një çiklist.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:33

Plaçkitësi han “armën” e vet – bananen
Një tinejxher i cili në North Carolina ka tentuar të plaçkit një dyqan të mallrave të përziera me banane, në mënyrë që me vete të lë sa më pak dëshmi për aktin kriminal, “armën” e tij e ka pak para se të vinte policia.
Ngjarje te verteta F.0518141151963_m
John Szwalla, 17 vjeçar, duke hyrë në dyqan ka kërcënuar se ka armë dhe ka kërkuar t’i dorëzojnë paratë. Mirëpo pronari i dyqanit Bobby Ray Mabe dhe një myshteri kanë arritur ta kapin dhe ta mbajnë të lidhur derisa ka ardhur policia. Mirëpo, derisa po prisnin policinë Johni e ka ngrënë banane, shkruan gazeta australiane “Couriermail”.

Kështu që në raport të policisë ka hyrë vetëm fotografia e lëvores së bananes, e zyrtarët policor si në shaka kanë thënë se plaçkitësin do ta padisin edhe për shkatërrim të dëshmive.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:34

Gjyshja rrezik në rrugë


Policia izraelite ka ndaluar një 95-vjeçare e cila po voziste mbi 130 kilometra në rrugën me kufizim të shpejtësisë prej 90 kilometrash në orë, shkruajnë mediat lokale.
Ngjarje te verteta F.0518135138445_m
Policët të cilët e kishin ndaluar ishin habitur me moshën e saj.

"Rruga ishte e hapur, prandaj i dhashë pak gaz", u ka thënë plaka.

Asaj i është marrë leja e vozitjes për një muaj dhe do të paraqitet në gjyq.
[/b][/b]
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:34

Mbahet parada më e madhe e bikineve në botë
[b][b][b][b][b][b]Las Vegas me rastin e shënimit të 50-vjetorit vendosjes së mbishkrimit të njohur botërisht "Welcome to Las Vegas" ka përgatitur një paradë me 300 bukuroshe të veshura vetëm në bikini, që në të njëjtën kohë është edhe rekord i ri në Librin e rekordeve Guinness.
Ngjarje te verteta F.0518075350705_m
Përveç se është vendosur rekordi i ri botërorë, kryetari i këtij qyteti Oscar Goodman ka thënë se parada shënon edhe fillimin e verës së llojit të vet në këtë qytet të njohur në shtetin federal amerikan të Nevadas.

Ndryshe, autoritetet e qytetit kohëve të fundit janë në hall për shkak të zvogëlimit të turistëve, prandaj në çdo mënyrë po mundohen të shpikin gjëra të reja.

Sipas të dhënave të drejtorisë së shtetit të Nevadas, numri i vizitorëve në tre muajt e parë të këtij viti në krahasim me atë paraprak është 10 për qind më i vogël, derisa kazinotë kanë afarizëm 17 për qind më të ulët.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:35

Në Sarandë është zbuluar një anije e shekullit III

Thonë se ajo është më e bukura e zbuluar në zonën përreth. Arkeologët janë tepër entuziastë, edhe pse e kanë të vështirë të japin përfundime të sakta. Ajo fle thellë në ujërat e pastra të Jonit, duke fshehur brenda vetes sekrete të së shkuarës.
Ngjarje te verteta F.0515190554837_m
Ekspedita shqiptaro-amerikane e arkeologjisë nënujore filloi sezonin e ri të kërkimeve në ujërat shqiptare me një zbulim spektakolar. Një anije e shek. III ose IV pas Krishtit, është gjetur nga ekipi i kësaj ekspedite në ujërat e Jonit, në veri të Sarandës.

Zbulimi është bërë dy ditë më parë dhe ende nuk mund të jepen detaje mbi objektin. Sipas koordinatorit të këtij projekti madhor, Auron Tare, objekti arkeologjik është i ruajtur mjaft mirë dhe është i përbërë nga amfora të mëdha, që mendohen se vinë nga Afrika Veriore. “Arkeologët mendojnë se është ndoshta nga më të bukurit dhe nga më të ruajturit, të gjetur ndonjëherë në ujërat e Mesdheut”, - thotë Tare.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:35

Parku i seksit” në Kinë në shënjestër të kritikave
Edhe para hapjes, parku i parë me temë seksi në Kinë, në të cilin do të ekspozohen skulpturat e trupave të zhveshur dhe gjenitaleve të mëdha, ka marrë shumë kritika të ashpra, njofton gazeta China Daily News.
Ngjarje te verteta F.0516142021230_m
Parku “Toka e dashurisë” do të duhej të hapej zyrtarisht në muajin tetor në Chongching në jugperëndim të Kinës, por kritikët e saj shpresojnë se kjo nuk do të ndodhë kurrë, shkruan gazeta në botimin e saj në gjuhën angleze.

Përveç pamjeve të cilat i janë dedikuar historisë së seksualitetit dhe teknikave të bërit dashuri, në park do të paraqitet një statujë e madhe e organit të poshtëm të femrës e cila nuk është për shije e çdokujt – me këmbë të hapura dhe brekë miniaturale të cilat pothuajse nuk fshehin asgjë.

Policia i është bashkuar kritikëve të shumta në internet. "Ato gjëra janë të zbuluara së tepërmi. Më vjen turp t’i shoh kur jam me shoqëri", ka thënë policja Liu Daiwei.

Në mbrojtje të tij, drejtori i parkut Lu Xiaoching ka sqaruar se “Toka e Dashurisë” duhet “t’u ndihmojë njerëzve të kanë jetë seksuale me harmoni".

"Seksi është temë tabu në Kinë, por njerëzve me të vërtetë u nevojitet më shumë informata për të", ka shtuar ai
.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:36

1.197 pirsingje brenda një dite


Me dëshirën emri i tij që të gjendet në mesin e faqeve të Librit të rekordeve Guinness, një mashkull nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dorëzuar në duart e një “mjeshtri” të pirsingjeve, i cili e ka shpuar trupin e tij me qindra gjilpëra, duke ia shpuar shpinën 800 herë.
Ngjarje te verteta F.0515120222560_m
Teksasiani i pasionuar me “dekorimet” e trupit pohon se ka thyer rekordin e Guinnessit pasi që brenda një ditë të vetme në trupin e tij ka vendosur hiq më pak se 1.197 pirsingje.

Jeremy Stroud pohon se më 2 maj për rreth pesë orë në trupin e tij janë futur 800 gjilpëra në shpinë, në dorën e djathtë 300, 50 në këmbë dhe 20 në dorën e majtë.

Thotë se gjilpërat i janë larguar në fund të ditës, por se vragat i kanë mbetur nëpër tërë trupin.

Afër Stroudit gjatë tentimit të tij për të thyer rekordin kanë qenë dy infermierë, si dhe dëshmitarët e fotografi, i cili me fotoaparat ka regjistruara tentimin e tij për të thyer rekordin.

Stroud thotë se e ka pasur për qëllim të bëj 2.000 pirsingje, mirëpo në një moment dhimbja e shkaktuar prej tyre ka qenë tepër e fuqishme për të vazhduar
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:37

Autostrada mbyllet për shkak se paratë binin si shiu

Vozitësi i një automjeti kabriolet i cili me vete po bartte 23.000 euro ka shkaktuar mbylljen e një autostrade në Gjermani, sepse në një moment paratë kishin filluar të fluturojnë nga automjeti, ka njoftuar policia gjermane.
Ngjarje te verteta F.0514154530929_m
I riu 23-vjeçar ishte kishte dalë të mërkurën në autostradë për të provuar një Audi A3 të cilin planifikonte ta blinte me para të thata, derisa paratë gjendeshin në pliko, në ulësen e pasme. Megjithatë, paratë i kishin fluturuar dhe bankënotat kryesisht prej 500 eurosh, kishin filluar të bien si shi në autostradën A2 në afërsi të qytetit të Hannoverit.

Policia e cila ishte nxituar t’i dal në ndihmë, përkohësisht e ka ndaluar trafikun dhe ka mbledhur paratë, por 3.000 euro ende po i mungojnë.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:42

Babait indian të cilit ia ka falë Zoti vetëm shtatë vajza deri para 35 vitesh kishte vendosur të mos hedhë asnjë pikë uji në trupin e tij. Një magjistar i kishte thënë aso kohe se do t’i lindte djalë nëse nuk do të pastrohej.
Ngjarje te verteta F.0514124509134_m
Kailash “Kalau” Singh nga një fshat indian nuk ia ka ndier erën sapunit tashmë 35 vite, e pastrimin me ujë e zëvendëson me të ashtuquajturën higjienë e zjarrtë. Çdo natë qëndron në njërën këmbë pranë zjarrit, pi marihuanë dhe i lutet Zonjës Shiva, shkruan gazeta indiane “Hindustan Times”.

“Kjo është e njëjtë sikur të pastroheni me ujë”, u ka sqaruar gazetarëve Kalau sepse, gjoja, zjarri i shkatërron bacilet dhe infeksionet.

Kalau dikur ka udhëhequr një dyqan, mirëpo i ka ra biznesi sepse njerëzit nuk kanë dashur të hyjnë për shkak të, siç kanë thënë ata, “parimeve të sëmura” të tij.

Tani plaku 65-vjeçar Kalau ende nuk ka djalë. Punon fushat afër aeroportit lokal, në nxehtin më të madh mban nga dy jelekë dhe thotë se nuk do të pastrohet derisa të zgjidhen të gjitha problemet kombëtare.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga MitrovicA Tue 21 Jul 2009 - 9:43

Gjinjtë më të mëdhenj në botë


Norma Stitz pranon se ka probleme të mëdha me njohjen e meshkujve sepse ata pandërprerë i ngulin sytë në gjinjtë e saj gjigant, me peshë prej pothuajse 20 kilogramësh.
Ngjarje te verteta F.0514110934343_m
"Kur të njoh një mashkull, kam dëshirë të interesohet për mua, e jo për ‘ci...’ e mia", ka thënë Stitz.

Gjinjtë e saj, të cilat kanë diametër prej 170 centimetrash, edhe zyrtarisht janë regjistruar në Librin e rekordeve Guinness.

Me prejardhje nga Atlanta, Norma thotë: "Njerëzit më pyesin pse nuk i zvogëloj, e pse do t’i kisha zvogëluar kur më ofrojnë një jetë kaq të mrekullueshme".

"Tanimë kam marrë oferta të shumë stacioneve televizioneve të mëdha botërore që të shkoj dhe t’i shfaq”, ka përfunduar ajo.
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga Burrelsja Mon 1 Jul 2013 - 20:32

hahaha hahaha hahaha vdiqa me ket tfundit
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje te verteta Empty Re: Ngjarje te verteta

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi