Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Gjilan kërkohet e vërteta për vdekjen e Enver Ramadanit

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Në Gjilan kërkohet e vërteta për vdekjen e Enver Ramadanit Empty Në Gjilan kërkohet e vërteta për vdekjen e Enver Ramadanit

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Mon 1 Mar 2010 - 5:38

Në Gjilan kërkohet e vërteta për vdekjen e Enver Ramadanit 35b8cic


Gjilan, 1 mars - Në 20 vjetorin e vdekjes së Enver Ramadanit nga Gjilani, të hënën, është mbajtur tribuna shkencore, e organizuar nga KMDLNJ. Enver Ramadani ishte keqtrajtuar deri në kastrim në zyrat e UDB-së në vitin 1990, Historiani Shkëlzen Raça tha se Enveri në kontestin historik ishte ndër të parët që pa hezitim iu përgjigj kushtrimit të lëvizjes gjithëshqiptare në Kosovë. Sipas Raçës, Enver Ramadani si dhe tërë rinia e Kosovës janë modeli më i mirë i disponimit liridashës në shkallën më të lartë kombëtare. Behxhet Shala nga KMDLNJ tha se rasti i Enver Ramadanit ka qenë ndër më të rëndët të asaj kohe. Sipas tij, ky rast në vitet e ’90- ta ka shkuar edhe në Kongresin Amerikan, por mjerisht sot edhe historinë po na e shkruajnë të tjerët. Ai ka thënë se po mungon përkujdesja institucionale, sepse rastet po mbesin në harresë. Sipas tij, shteti nuk po ka vullnet për t`i trajtuar këto raste. Shala tha se rasti i Enverit duhet të trajtohet në gjykatat vendore e tek pastaj lënda duhet të dorëzohet në Gjykatën e Hagës dhe në Strasburg. Ndërkaq, Hydajet Hyseni, deputet dhe ish-veprimtar, ka thënë se në rastin e Enver Ramadani përgjegjësia nuk është individuale, por shtetërore. Shemsedin Piraj, avokat, tha se rasti i Enverit duhet të marrë jehonë, sepse kastrimi është i ndaluar më të gjitha konventat ndërkombëtare. Ndërsa ,Begzad Baliu ka thënë se për Enver Ramadanin dhe të gjithë të tjerët duhet të përkujdeset shteti dhe ata që marrin paga nga taksapaguesit kosovar. Xhymshit Xhymshiti, ish gjykatës, ka thënë se Enveri është maltretuar rënd nga sigurimi shtetëror.
Halit Rexhepi, ish-kryeshef i sigurimit në kohët e viteve të 1990, ka thënë se Enver Ramadani ishte viktimë e politikës së çmendur serbomadhe. Rexhepi tha se nuk është heshtur rasti i vdekjes së Enver Ramadanit nga ana e tyre. Sikur mos të kishim bërë këtë përpjekje nuk do të kisha pasur guximin moral dhe njerëzor që të dal para jush dhe familjes së nderuar të Enver Ramadanit, ka thënë Rexhepi. Ndërsa në emër të familjes, Nijazi Ramadani, ka thënë se gjeneratat e reja do të jenë kujdestarë të përhershëm të sakrificës së madhe që bëri Enveri për të jetuar qenia shqiptare e
lirë dhe me dinjitet. Enver Ramadani në moshë të re, pas keqtrajtimeve në zyrat e UDB-së e kishte varur veten në litar në shtëpinë e tij në lagjen Dardania.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi