Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pashaporta’‘ shqiptare e Nene Terezes

Shko poshtë

Pashaporta’‘ shqiptare e Nene Terezes Empty Pashaporta’‘ shqiptare e Nene Terezes

Mesazh nga Geri Wed 15 Jul 2009 - 3:21

Pashaporta’‘ shqiptare e Nene Terezes 4j3mv8

Ne veshtrimin historik, shfaqja e Nene Terezes si perfaqesuese e nje
misioni te shenjte, ne boten shqiptare jo vetem nuk ka asgje te
papritur, por
vjen si perforcim i nje tradite 2 mijevjeqare.


I.

Qe prej shpalljes se vendimit te Selise se Shenjte per bekimin e me pas
shenjterimin e Nene Terezes, ne mjediset shqiptare eshte diskutuar
mjaft rreth
rolit dhe permasave te kesaj figure te shquar te njerezimit. Prej
ketyre debateve kane dale te verteta te rendesishme qe ndriqojne
aspekte vendore te
personalitetit te Nene Terezes, sidomos te familjes se saj, te
origjines, te lidhjeve burimore me Shqiperine dhe shqiptaret.

Ne veshtrimin historik prapavajtes, shfaqja e Nene Terezes si
perfaqesuese e nje misioni te shenjte, ne hapesiren dhe boten shqiptare
jo vetem nuk ka
asgje te papritur, por vjen si perforcim i nje tradite dymijevjeqare.

Illyricum-i i shenjte, siq e pati quajtur dy shekuj me pare I. Farlati,
e preku krishterimin qysh ne shekullin e pare. Sikurse deshmohet prej
burimeve
kishtare, Dyrrah-u pati nje peshkop te shuguruar qysh ne vitin 56.
Prof. Kristo Frasheri ka parashtruar tezen e guximshme se shprehja
‘‘gjithe te
shenjtet, por sidomos ata te shtepise se Cesarit, ju dergojne te
fala’‘, qe gjendet ne ‘‘Pershendetjet e fundme’‘ te letres se shen
Palit Filipianeve
(E Palit, Filipianeve, 4: 22), duhet kuptuar ne formen ‘‘keni te fala
nga famullia e peshkopit Cesar’‘, qe kryente sherbimin e ungjillit ne
ate kohe
ne Durres, jo ‘‘nga familja e perandorit Cesar’‘, sikurse del ne disa
perkthime. Peshkopi Cesar eshte nje prej shenjtoreve me te hershem te
njerezimit.

I dyti nder shenjtoret e botes iliro-shqiptare eshte shen Ashti (apo
shen Asti), gjithashtu peshkop i Durresit, i martirizuar ne vitin 117.
Nje prej
mbledhesve me te hershem te doreshkrimeve ungjillore, Origeni, qe jetoi
ne shekullin e 2-te, deshmon se gjeti nje ungjill te shekullit te pare
ne
Nikopoje, Arta e sotme. Kjo do te thote: nje doreshkrim te kohes kur
shkruheshin per here te pare ungjijte, nje arketip.

Shen Gjeri, siq thuhet ne formen e kryehershme te pranimit ne shqip per
emrin e Shen Jeronimit (Hieronymus), nje nga ‘‘kater dotorete’‘ e
medhenj te
kishes siq e percakton Bogdani, perktheu ne shekullin e 4-t ‘‘La
Vulgata-n’‘, duke I dhene Perendimit te parin tekst ne latinisht te
shkrimit te
shenjte. Per kete mision ai u shpall shenjt dhe u be nje figure
referenciale e krishterimit. Sikurse duhet, shen Gjeri lindi ne
Stirdon, Dalmaci dhe
ishte me origjine ilire.

Pak a shume ne te njejten kohe, shen Niketa, i njohur edhe me emrin
‘‘shen Niketa i Dardanise’‘ apo ‘‘shen Niketa i Remessiana-s’‘ (tek
sllavet:
‘‘sveti Nikita’‘, kompozoi himnoren e mirenjohur ‘‘Te deum, laudeamus’‘
- ‘‘Ty Zot te lavderojme’‘. Te pakten qe nga fillimi i shekullit te
kaluar,
kur britaniku A. E. Burn botoi ne Cambridge (1905) monografine ‘‘Niceta
of Remessiana’‘, dihet boterisht se ky shenjtor doli prej botes
iliro-shqiptare. Vete shen Niketa shkruan me doren e tij: ‘‘Dardanus
sum’‘ - jam dardan.

Te tjere shenjtore e martire pasuruan traditen e krishterimit ne
Shqiperi duke ardhur prej visesh ku nuk gjeten mundesi per te bere
qfare kishin ne
mendje. Flori dhe Lauri, ose Floriani dhe Laurini, siq njihen shpesh dy
vellezerit binjake, erdhen nga vise te largeta ne shekullin e 2-te ne
Dardani,
ku, me pelqimin e sundimtareve vendes, ngriten nje faltore te
krishtere. Ne fund te punes se tyre Flori dhe Lauri ia kushtuan
faltoren qe ndertuan
Jezu Krishtit dhe e kthyen ne kishe. Jetuan ne gjysmen e pare te
shekullit te 2-te. Shen Flori e Lauri, apo Floriani e Laurini, u
martirizuan ne
Kosoven e sotme ne mbarim te faltores.

Ne fillimin e shekullit te peste, sipas deshmive te Zef Valentinit
(1929) dhe te Kristo Frasherit (1995), shen Gjon Gojarti kaloi dy vite
te veshtire
ne brendesi te Ballkanit, saktesisht ne token ilire. Nje deshmi e
paraqitur nje shekull me pare nga greko-shqipari Nikolaos Mystakidis
ben te ditur se
kishes se Laboves perandori Justinian i dhuroi nje cope nga druri i
shenjte i kryqit te kryqezimit te Krishtit dhe nje doreshkrim te arte
te shen Gjon
Gojartit.

Tradita e takimit te hapesires shqiptare vazhdoi me shekuj. Ne veri
shen Sergji e Baku; ne jug shen Gjon Vladimiri, deri tek shen Kozmai,
tregojne se
bota shqiptare jo vetem nuk ishte e larget p§er misionaret e shenjte,
por, madje, ofronte mjedis zhvillimi e lartesimi. Kjo nuk lidhet vetem
me
krishterimin, por me bashkesine shqiptare ne teresi. Per ilustrim po
lexojme te plote letren e Ali pashe Tepelenes drejtuar te bindurve te
tij, me
porosine per ringritjen dhe ruajtjen e manastirit te shen Kozmait:

‘‘Juve rum te nahijes se Beratit, myzeqare dhe vlleh grabovare, katunde
dhe qifliqe. Ju lajmeroj se ja ku vura nje epitrop qe te me ndreqe
manastirin
e plakut Kozma; ndihmova dhe une me aspra e te ndihmoni dhe ju si t'ju
thote dhespoti, me qellim qe te ndreqet ky manastir. Per ata qe nuk do
te japin
ndihmen e tyre, do te me mbetet hateri dhe pastaj do te paguajne
dyfish. Sikunder ju urdheroj ashtu te beni pas ketij vendimi.

Ne Gjirokaster, me 12 shtator 1813’‘ (‘‘Kodiket e Shqiperise’‘, bot. i DPA & Unesco-s, Tirane 2003, f. 48).

Dijetari austriak Teodor Ippen eshte shprehur se ne malet e Shqiperise
se Veriut dikur shiheshin portrete shenjtoresh te kohes se
paleokrishterimit.
Kjo nuk eshte provuar dhe as mohuar nga ndonje studiues i mevonshem.
Por ne nje permendore tjeter te kultures tradicionale, ne te drejten
etnozakonore
shqiptare, thuhet rrepte se ‘‘shtepia e shqiptarit eshte e mikut dhe e
shtegtarit’‘, shprehje kjo e mirenjohur per te gjithe, por, per fat te
keq pa
shtojcen arsyetuese: ‘‘sepse nuk dihet kush troket: shenjti a
perderesi’‘:


Pashaporta’‘ shqiptare e Nene Terezes Mu9x8w

II.

Nene Tereza eshte nje figure me
karakter universal, sikurse jane
misionet e humanizmit, bamiresise
dhe solidaritetit. Perpjekjet per ta
trajtuar figuren e Nene Terezes
jashte kesaj tradite, ashtu sikurse
perpjekjet e kunderta, per ta qmuar
kryesisht ne nje veshtrim etnocentrist,
do te qonin ne kufizimin e vlerave te saj.
Nene Tereza mund te qmohet me tere
madheshtine e personalitetit te vet me
nje veshtrim antropocentrist, si arritje
e kultures njerezore.
Qfare i takon botes shqiptare nga
ky personalitet? Pike se pari origjina,
raporti me Shqiperine si atdheu i saj.
Per atdheun e Nene Terezes kohet e
fundit eshte folur e shkruar shume
dhe jane permendur mjaft fakte qe
duhen qmuar. Por kerkimi i se vertetes
se fundme per kete qeshtje na detyron
te arsyetojme se nuk ka ndonje rendesi
q'mendojme ne se perfaqesonte Shqiperia
per Nene Terezen. Rendesi ka te gjendet
nje pergjigje per pyetjen: q'ishte Shqiperia
per Nene Terezen sipas vleresimit te saj.

Per t'i dhene pergjigje kesaj pyetjeje
na vijne ne ndihme disa te dhena,
qe kane te bejne me burimet arkivore
me te reja, te cilat po i permendim.
Gonxhe Bojaxhiu ne vitet e rinise

III. s
Ne fund te viteve '80 Nene Tereza pati mundesine te vizitonte
Shqiperine. Vizitat e para te saj jane perfolur me e pa te drejte. Ka
sunduar pikepamja
se Nene Tereza nuk u prit mire, nuk iu rezervuan nderet qe meritonte,
nuk iu degjuan keshillat dhe kerkesat e te tjera. Ne te gjitha keto ka
te
verteta te pjesshme. Vete fakti qe Nene Tereza nuk i nderpreu me
vizitat ne Shqiperi qysh prej vitit 1989 tregon se kontakti i pare me
kete vend qe
pozitiv.

Por qfare del prej burimeve? Me viziten e pare te Nene Terezes ne
Shqiperi edhe qendrimi i autoriteteve shteterore te kohes reflekton
ndryshime
pozitive. Shprehje e ketij reflektimi eshte vendimi i ketyre
autoriteteve per t'i propozuar Nene Terezes dhenien e pasaportes se
shtetit shqiptar.
Sigurisht, kjo nuk ishte nje qeshtje e lehte as per t'u hapur dhe as
per t'u zgjidhur. Nene Tereza kishte, sikurse dihej boterisht, perveq
pasaportes
italiane, te Vatikanit, te Britanise dhe Indise, edhe pasaporte te
Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Nderkohe, shteti shqiptar, per afro
nje gjysme
shekulli, i kishte refuzuar asaj edhe hyrjen ne token ku preheshin
varret e prinderve dhe familjareve.

Ne fillim te vitit 1991, me iniciativen e ish-kryetarit te shtetit R.
Alia, u be perpjekja e pare per te marre informacionin e nevojshem nese
dhenia e
nje pasaporte shqiptare do te ishte nje veprim i mirepritur nga Nene
Tereza apo, perkundrazi, kjo mund te shkaktonte nje problem tejet te
nderlikuar
per gjykimin e raporteve te saj me Shqiperine, me te nderlikuar ngasa
paraqite ne debatet e tashme. Per kete, nga ana e autoriteteve
shteterore te
kohes, u kerkua ndihma e bashkesise se krishtere ‘‘San Egidio’‘, e cila
kishte raporte konfidenciale me Nene Terezen dhe, ne qdo rast, duke
perfshire
edhe rastin me te keq, refuzimin, kjo mund te mbetej nje qeshtje e
trajtuar gojarisht.

Ashtu sikurse pritej, Nene Tereza jo vetem nuk e kundershtoi marrjen e
pasaportes shqiptare, por e konfirmoi menjehere pranimin e saj.
Duke qene se nje vizite e rendit e Nene Terezes ne ate periudhe nuk
dukej e aferme, u vendos qe pasaporta t'i qohej dorazi ne Itali, duke
pasur
gjithnje ndermjetesine dhe mbeshtetjen e komunitetit te ‘‘San
Egidio-s’‘.

Keshtu, prej vitit 1991, Nene Tereza zyrtarisht ka mbajtur edhe
pasaporten shqiptare, krahas pasaportave te tjera te permendura tashme,
te cilat nuk
ishin rastesore. Pasaporta e Vatikanit dhe ajo e Italise lidheshin me
qendren e krishterimit perendimor, rreth te cilit vepronte misioni i
motrave te
Nene Terezes.

Pasaporta britanike lidhej me qendrimin relativisht te gjate te saj per
shkollim e formim, deri ne hyrjen ne rrugen e misionit te bamiresise
dhe te
humanizmit. Pasaporta e Indise lidhej me kryeqendren e sherbimit te
saj. Pasaporta amerikane ishte shprehje e permases globale te saj si
figure.
Ndersa pasaporta shqiptare shprehte raportin me dheun e te pareve.

Pranimi i nje pasaporte, ne terma juridike, do te thote pranim i
shtetesise se vendit qe e ka leshuar ate., ashtu sikurse leshimi i nje
pasaporte
eshte akt juridik, qe ka te beje me njohjen e shtetesise dhe te
detyrimit te mbrojtjes se shtetesise. Nene Terezes, nga autoritetet
shqiptare, iu dha
pasaporte diplomatike, shkalla me e larte e identifikimit
zyrtar-shteteror.

Te gjitha keto veprime sigurisht kane lene gjurmet e veta ne praktiken
shkresore te institucionit te kryetarit te shtetit dhe te sherbimit
konsullor.
Ne nuk e dime nese Nene Tereza pati rast ta perdorte ndonjehere
pasaporten e shtetit shqiptar. Dihet fare mire se ajo nuk kishte
kurrfare nevoje per
ate pasaporte. Vendimi per ta pranuar ate ishte vendim per te shprehur
nje raport specifik me Shqiperine, raport qe ne nje dokument pak me te
hershem
ajo e ka shprehur ne menyren me te qarte dhe me domethenese.

Pashaporta’‘ shqiptare e Nene Terezes S6q51h

IV.
‘‘Dear Mr. President of our dear Country Albania,
After many years of prayer and desire to visit my oen countring after
visiting so many throught out the Eorld, at last the good God gave this
beautiful gift to come and to see my people. My oen family lived here
for many years and they also died here so I eas able to visit theis
graves… I
hope together ee eill do something beautiful for God and for our
people’‘.






God blest You,
M. Teresa, mc’‘.

Ky eshte nje fragment hyres nga letra qe Nene Teresa i drejtoi
kryetarit te shtetit ne mbarim te vizites se saj ne Shqiperi, me 16
gusht 1989. Ne nje
perkthim te perpikte shqip te ketij fragmenti eshte kjo permbajtje:

‘‘I dashur zoti president i vendit tim te dashur Shqiperi,
Pas shume vjet lutjesh dhe deshire per te vizituar vendin tim; pasi
kisha vizituar aq shume vende te ndryshme jashte neper bote, i lumi Zot
me dha
dhuraten e bukur: te vij e te shoh popullin tim. Njerezit e familjes
sime kane jetuar ketu per shume vite dhe ketu vdiqen dhe une pata
mundesi te
vizitoj varret e tyre… Une shpresoj se … se bashku mund te bejme diqka
te bukur per Zotin dhe per popullin tone’‘
Zoti ju bekofte,
Nene Teresa, misionare e meshires


/missione di caritas’‘ (AQSH, F. 889, V. 1989, D. 261/19, fl. 6-7)..
Ne letren e saj Nene Teresa preferon te nenshkruaje me formen shqipe te
emrit te vet: Teresa, jo Theresa. Ky eshte teksti i perpikte i letres
se Nene
Terezes, shkrim dore, derguar kryetarit te shtetit shqiptar me 8 gusht
1989, ne mbarim te vizites se saj te pare ne Shqiperi. Ne kete leter,
pa asnje
ekuivok, Shqiperia percaktohet nga Nene Tereza si ‘‘vendi im’‘, populli
shqiptar percaktohet si ‘‘populli im’‘, kurse per vendet e tjera te
vizituara
prej saj gjate nje gjysme shekulli mungese ne Shqiperi perdoret
shprehja ‘‘out the World’‘, thua se Nene Tereza gjithe jeten kishte
rrojtur brenda.

Ne letren qe ish-kryetari i shtetit R. Alia i drejtoi Nene Terezes
ne pergjigje te pohimeve te saj, leter qe mban daten 2 shtator 1989,
megjithese
Shqiperia vazhdonte te ishte nje shtet ateist me kushtetute, thuhet
shprehimisht:

‘‘E respektuara Nene Tereze,
Ju faleminderit per letren qe me derguat me rastin e mbarimit te
vizites suaj ne Shqiperi. Ne jemi te gezuar qe ditet e qendrimit ne
Atdheun tone te
perbashket, edhe pse ishin te pakta, u karakterizuan nga ndjenjat e
dashurise vellazerore shqiptare, nga rigjetja e lidhjeve te vjetra
miqesore e
familjare, nga rilindja e kujtimeve dhe emocioneve qe vijne nga ajo
toke ku kane jetuar e ku pushojne te paret e eterit tane. Njerezit tane
njohen
bashkatdhetaren e tyre fisnike, qe u ka dhene besen te varferve, te
semureve dhe fatkeqeve’‘
(AQSH, F. 889, V. 1989, D. 261/19, fl. 2-5).

Ky leterkembim vijon dhe permbyllet ne vitin 1993, me nje leter qe Nene
Tereza i dergoi ish-kryetarit te shtetit, tashme ne kushtet e arrestit.
Afersisht nje gjysme shekulli me pare, pikerisht ne vitin 1942, Zyra e
Biografive e Kryeministrise, duke e rekomanduar si punonjese te denje
per
ministrine e kultures popullore, e cilesonte Age Bojaxhiun, motren e
Nene Terezes, ‘‘element nacionalist’‘ shqiptar (AQSH, Fondi i
Kryeministrise,
Zyra e Biografive, V. 1942).

Me sa duket, Nene Tereza dhe familja e saj e lindjes nuk kishin ndonje
paqartesi ne lidhje me raportet e saj me Shqiperine dhe popullin e saj,
e
kishte zgjidhur vete, me kohe, problemin e raporteve te saj shpirterore
dhe reale me Shqiperine, shume vite para se te fillonte diskutimi per
atdheun
e saj.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi