Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zemra e Një Nënë !

Shko poshtë

Zemra e Një Nënë ! Empty Zemra e Një Nënë !

Mesazh nga Geri Mon 22 Nov 2010 - 10:02


Na ishte një herë një kohe qe s'mbahet mend një nene me shpirt aq të madh e aq te gjerë, sa edhe qiejt bashke e oqeanet nuk ia kalonin dot.
Ne zemren e saj kishte vend për gjithçka te bukur e te mirë qe ka bota, po asnjë therrime vend për te keqiat e te shemtuarat qe ndodhin ne gjithesi...
Me shumë vend nga te gjithë tjerët ne zemren e nenes zinte djali i saj.
Edhe ai, si nëna e vet, e kishte zemren flori e shkuar floririt.
Dhe donte gjithçka te mirë e urrente çdo të keqe,
Vendin kryesor ne zemren e tij e zinte e ema, te cilën thoshin se e donte me tepër se veten e vet.
Po donte edhe një vajzë shumë me shumë se veten e vet e se nënën...
Se ajo ishte me e bukur se shtojzovallet dhe me e bukur e me e mirë se e Bukura e Dheut.
Për te linte edhe mendte e kojes, e jepte dhe jetën e vet.
Meqë djali e donte dhume e shumë vajzen, edhe pse nëna kishte dëgjuar se ishte tepër e perkdhelur, tekanjoze dhe e prapë, pranoi, ia dha djalit bekimin dhe cifti u martua.
Qysh ditën e pare qe shkeli ne shtepine e te shoqit , nusja morri gjuhën e gjarperit, qe mbante te fshehur dhe derdhi një pikë helm ne zemren e burrit vet:
-Ti do me shumë nënën tënde se mua!- i tha.
-Jo.-iu perbetuar djali. -Ju dua te dyjave njelloj e me shumë se veten.
-Ashtu?- u terbua e shoqja. -Po të me duash njelloj sa nënën është pak për mua. Prandaj qysh këtë çast ta ndash. E dua dashurinë tënde vetëm për vete. Nuk kam qejf ta ndaj me tjerët.
Djali uli sytë e vari koken dhe shkoj drejt te e emea. Zemra e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrarë ne shpirt dhe e pyeti:
-C'ke o bir i nenes, qe je kaq i trishtuar?
-Kështu e kështu më tha nusja...Vërtetë e dua shumë se është me e bukur e me e mirë se zanat dhe se e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk është për mua, gjersa nuk te do ty. Unë ju dua si sytë e ballit te dyjave.
-Fjale është ajo, qe thua, o bir? Si ta nxe goja e ta thotë zemra ta ndash nusen, te cilën e do me tepër se veten tënde?
-Jo o bir. Me mirë me ndaj mua, se zemra e nenes ka vend për gaze e helme me shumë se çdokush,ne këtë e ne atë botë...
Djali u kthye zemervrare tek e shoqja dhe i tha:
- Ta plotesova dëshirën e dashur, e ndava nënën.
- Sa mirë- u lumturua ajo dhe iu hodh ne qafe.
E gushi dhe e puthi ne faqe, ne sy, ne buzë.
Nja dy ditë deti qe kishte nusja ne zemër ra ne fashe nga gezimi qe e ndau djalin nga nëna. Mirëpo me te marrë vesh se i shoqi kishte qenë tek e ema për vizite, deti ne zemren e nuses ngriti dalge e u terrbua:
-Ti s'më do mua.- i tha te shoqit si nderkryer.
-Ti do me shumë nënën tënde. Vërtetë u ndave prej saj po aty e ke mendjen, sytë zemren dhe kembet te çojnë gjithmonë te dhoma e saj.
-Jo iu pergjigj djali me zemren e vrarë. -Ju dua te dyjave njelloj e me tepër se veten time...
- Ashtu? Ti sme dashke fare. Me shumë do nënën tënde, gjersa na do të dyjave njelloj.
Unë kerkoj te me duash vetëm mua dhe asnjë tjetër. Merr vesht apo jo? Nuk dua ta ndash dashurinë ne dysh. Dua te te kem vetëm për vete.
-Po për vete me ke nate e ditë. Me ty bie me ty ngrihem. Me ty nga mëngjesi ne mbrëmje e nga mbrëmja ne mëngjes...
-Nuk me mjafton kaq. Dua qe ta debosh nënën nga shtëpia dhe te mbtemi vetëm ne te dy. Kështu do të jemi te qete dhe te lumtur si asnjë çift tjetër.
-Si ta bëj këtë te pabere? A debohet nëna qe më ka bërë koken?- u ankua djali. - A përzihet nëna nga shtëpia?
-Mirë athere, me debo mua.- iu pergjegj e shoqja. -Ose me mirë po iki vete.- Dhe rrembeu kepucet canten ne duar e iku si furtune. Nga pas u perplas dera plot tersellime.

Uli sytë e vari koken djali dhe shkoi tek e ema.
Zemra e nenes e ndjeu se i biri ishte i vrarë e i copetuar ne shpirt dhe e pyeti:
- C'ke o bir i nenes, qe je kaq i mërzitur e i derrmuar?
- Kështu e kështu më ka thënë nusja...Vërtetë e dua me shpirt se është me e mirë dhe me e bukur se zanat e malit dhe e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk është për mua gjersa nuk te do ty.
- Fjale është ajo qe thua o bir? Si ta nxe goja e ta thotë zemra te ndash nusen, te cilën e do me tepër se veten tënde?
- Jo o bir. Me mirë po iki unë nga shtëpia se zemra e nenes duron me shumë gaze e helme se çdokush ne këtë botë. Mjafton qe të jeni te lumtur...
Djali shkoj zemervrare te shtëpia e se shoqes dhe i tha:
- Kthehu, te lutem, se ta plotesova dëshirën: Nëna iku e shkoj ne fshat t'i ngryse vetëm ditet e pleqerise dhe na bekoi përsëri e na uroj te jemi te lumtur.
- Ne do të jemi te lumtur kur te na lere vetëm te dyve, u gezua e shoqja dhe iu hodh ne qafe. E gushi dhe e puthi ne faqe, ne sy ne buzë.
Dhe u k,thye duke kërcyer ne shtepine e te shoqit.
Nja dy ditë tufani qe kishte nusja ne temer ra ne fashe. Mirëpo pas një jave shpertheu me fuqine e sketerres e te ferrit dhe nusja iu versul djalit.
- Ti s'me do mua. Vërtetë e coven fshat, po mendjen sytë e zemresi ke tek ajo, prandaj i dergove para e ushqime me tet kusheri, apo jo?
- Ia dërgova qe të mos vdese nga uria e të mos lypi rrugëve, se s'ka tjetër te ardhur. Ty te dua sa s'kam fjale si t ta tregoj. Me beso, te dua me shumë se veten time.Po edhe atë e dua. se e kam nene...
- Ashtu? Ti sme dashke hiç fare. Me shumë do nënën tënde. Po të me duash ashtu siç thua, shko vraje nënën, se plake është, e ka ngrënë cairin e vet...
Djali shkuli floket dhe u hodh përpjetë sikur ta kishin p***uar njemije grereza bashke e ta kishin kafshuar një mirë gjarperinj tok:
- Fjale është ajo qe thua? Mblidh mendjen e veten, o grua, se unë s've asnjë tjetër mbi ty. Ja ku po ta them për te njemijten here; te dua me shumë se veten. Po edhe nënën e dua se më ka bërë koken. Si mund ta vras me duart e mia?
Nusja perplasi kembet ne dysheme e u hodh ne tavan duke buluritur:
- Thuaj se me do me shumë se veten e se nënën!
Djali u kalamend e tha me vete:
"Këto qe do t'i them tani, mos i beso, o Zot, se sjane te vërteta. Nuk kam si te bëj prandaj po i them...
Më duhet te qetesoj nusen se është e marrosur e s'di c'thotë...
Pastaj e dua shumë se është e mirë dhe e bukur si shtojzavalle dhe si e Bukura e Dheut".
Pasi tha kështu me vete, nxjori disa fjale si te ishte belbacuk:
- Të dua me shumë se veten, edhe me shumë se nënën...
- Atëherë merre ne duar këtë shish dhe shko e ngulja nenes ne zemër,- uluriti nusja si ta kishin zënë xhindet.
- Dhe zemren e saj ma sill këtu qe ta shoh me sytë e mi e te besoj se e ke vrarë me te vërtetë.
Djali u drodh si ta kishin zënë ethet e gushtit dhe iku nga sytë kembet me thike ne dorë e te nesërmen arriti ne fshat gjysëm i gjallë e gjysëm i cmendur.
Zemra e nenes sa e pa, e ndjeu se c'furtune ziente ne shpirtin e te birit.
- C'ke, o shpirt, qe je kaq i vrarë e i derrmuar, sikur të vish nga qoftelargu?
- Kështu e kështu më ka thënë nusja... Vërtetë e dua me shpirte e me shumë se veten, se është e mirë dhe me e bukur se shtojzovallet e se e Bukura e Dheut, po do ta ndaj se nuk është për mua gjersa kërkon te te vras e t'i çoj zemren tënde...
- Fjale është ajo qe thua, o bir? Si ta thotë goja e si ta nxe zemra ta ndash nusen, qe e do me shumë se veten tënde? Një mijë here jo. Me mirë me vra mua se zemra e nenes duron me shumë gaze e helme se çdokush ne këtë e ne atë botë. Unë jam plake tani, kursem ju jeni te rinj dhe e keni përpara jetën.
Unë e hengra jetën time dhe ditet i kam te numeruara. Ani se do të vdes, ju të jeni mirë dhe te lumtur.
Degjoma edhe fjalën e fundit dhe mbaje vath ne vesh për tërë jetën: Nusen ta duash me shumë se veten e se nënën se me atë do të jetosh. Me atë do të gezosh, do të qash e do të qeshesh, do të lindesh e do të rritesh fëmijë...
Eja, pra, o bir, o merre zemren time se ta jap me gjithë shpirt. Dhe coja nuses tënde qe te qetesohet, te gazmohet e te lumturohet.
Se po të jesh ti me nusen i lumtur ne këtë botë edhe unë do të jem e lumtur ne botën e pertejme.
Dhe duke thënë këto fjale i rrembeu shishin nga duart e te birit.
Djali i ra ne gjunje para kembeve dhe zuri te qaje me lot te nxehte duke uleritur:
- Nene, mos! Mos, mos, mos!
Po ishte tepër vonë: nëna e kishte care krahahorin me thiken qe i rrembeu te birit, e ndau zemren nga trupi i vet dhe ia vuri ne duar duke thënë:
- Vrapo për te nusja e coja zemren time dhe...qofshi...te lumtur.
I mbytur nga lotet, djerset dhe gjaku qe kullonte nga zemra e nenes, djali u nis për te e shoqja duke ecur qorrazi e marramendsh se nuk shihte me as me sy e as me mendje.
Duke nxituar nëpër kalldermet e fshatit diku u pengua e rreshqiti dhe u vra ne ballë, ne duar e ne këmbë. Nga dhembja bertiti me te madhe!
- Nene!
- U vrave, o bir! u degjua një ze i dhembshur e i shuar...
Kishte folur zemra e nenes qe perpelitej ende ne pellemben e dores se te birit, te cilën po ia conte nuses se vet qe ishte me e mirë e me e bukur se zanat e malit dhe se e Bukura e Dheut vete.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi