Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Pablo Neruda

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:11

First topic message reminder :

Tani më lini vetëm.
Mësoni të bëni pa mua.

Unë po mbyll sytë.

Dhe dua vetëm pesë gjëra,
Pesë rrënjët favorite.

E para është dashuria pafund.

E dyta është të shoh vjeshtën.
Unë s’mund të jem nëse gjethet
Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.

I treti është dimri solemn,
Shiu që e doja, përkëdheljet
E zjarrit në dimrin e egër.

Në vend të katërt, vera
Rrumbullake sa një shalqin.

Gjëja e pestë janë sytë e tu.
Matilda ime, e shtrenjtë,
Unë nuk dua të fle pa sytë e tu,
Unë nuk dua të jem nëse ti nuk shikon në mua:
E jap pranverën
Që ti të vazhdosh të më shikosh mua.

Kjo, miq është gjithë ç’dua.
Gati asgjë dhe pothuaj gjithçka.

Tani ju mund të shkoni nëse dëshironi.

Unë jetova aq shumë sa një ditë
Ju do të më harroni
Do të më fshihni nga dërrasa e zezë:
Zemra ime shkoi përgjithmonë.

Por sepse po kërkoj qetësi
Mos mendoni se po shkoj të vdes.
Përkundrazi:
Ndodh që po shkoj të jetoj.

Kështu do të jetë vetëm brenda meje
Që gruri do të rritet,
Së pari filizat çajnë përmes
Tokën të shohin dritën,
Se nënë toka është e errët:
Unë jam si një pus në ujrat e të cilit
Nata lë yjet e saj
Që të shkojë e vetmuar përmes fushave.

Sepse jetova kaq shumë
Unë dua të jetoj dhe aq më shumë.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Poezi nga Pablo Neruda - Faqe 2 Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:25

Ketu te dua

Ketu te dua.
Ne pishat e errta qe era ngaterron
Ndricon hena mbi ujrat e vrullta.
Pershkruhen dite te njejta qe ndjekin njera-tjetren.

Mjergulla shkrihet ne figura kercimi.
Nje pulbardhe argjendi shkeputet nga perendimi.
Ndonjehere nje vele. Larte, lart yje.

Ose kryqi i zi i nje anije.
Vetem.
Ndonjehere me kap agimi, dhe i njome eshte madje edhe shpirti im.
Tingellon, e ritingellon deti i larget.
Ky eshte nje port.
Ketu te dua.

Ketu te dua dhe me kot horizonti te fsheh.
Po te dashuroj midis ketyre gjerave te ftohta.
Ndonjehere puthjet e mia shkojne mbi ato anije te renda,
qe vrapojne neper det atje ku nuk arrijne.
Shikohem qe tashme i harruar si keto spiranca te vjetra.
Moli eshte akoma me i trishte kur e prek mbremja.

Jeta ime stermundohet me kot e uritur.
Dua ke nuk kam. Ti je kaq e larget.
Merzitja ime lufton me perendimet e lehta.
Por nata arrin e fillon e palevizshme.
Hena rrotullon shiritin e saj te endrrave.

Yjet me te medha me shohin me syte e tu.
E sepse une te dua, pishat ne ere,
duan te kendojne emrin tend me fletet e tyre.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi