Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Pablo Neruda

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:11

Tani më lini vetëm.
Mësoni të bëni pa mua.

Unë po mbyll sytë.

Dhe dua vetëm pesë gjëra,
Pesë rrënjët favorite.

E para është dashuria pafund.

E dyta është të shoh vjeshtën.
Unë s’mund të jem nëse gjethet
Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.

I treti është dimri solemn,
Shiu që e doja, përkëdheljet
E zjarrit në dimrin e egër.

Në vend të katërt, vera
Rrumbullake sa një shalqin.

Gjëja e pestë janë sytë e tu.
Matilda ime, e shtrenjtë,
Unë nuk dua të fle pa sytë e tu,
Unë nuk dua të jem nëse ti nuk shikon në mua:
E jap pranverën
Që ti të vazhdosh të më shikosh mua.

Kjo, miq është gjithë ç’dua.
Gati asgjë dhe pothuaj gjithçka.

Tani ju mund të shkoni nëse dëshironi.

Unë jetova aq shumë sa një ditë
Ju do të më harroni
Do të më fshihni nga dërrasa e zezë:
Zemra ime shkoi përgjithmonë.

Por sepse po kërkoj qetësi
Mos mendoni se po shkoj të vdes.
Përkundrazi:
Ndodh që po shkoj të jetoj.

Kështu do të jetë vetëm brenda meje
Që gruri do të rritet,
Së pari filizat çajnë përmes
Tokën të shohin dritën,
Se nënë toka është e errët:
Unë jam si një pus në ujrat e të cilit
Nata lë yjet e saj
Që të shkojë e vetmuar përmes fushave.

Sepse jetova kaq shumë
Unë dua të jetoj dhe aq më shumë.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:12

KENGE E DESHPERUAR


...Oh grua, nuk di si munde të më mbash
në truallin e shpirtit tënd, në kryqin e krahëve të tu.
Më e t’merrshmja dhe e shkurtra qe dëshira ime për ty
më e shqetësuara dhe e dalldisura, më makute dhe e nderë.


Varrezë puthjesh, akoma përflaken varret e tua
përvëlojne akoma luzmat e cukura nga zogjtë
Oh, gojë e kafshuar, gjymtyrë të puthura
oh, dhembje të dëshiruara, oh trupa të pleksur
oh, përqafim i çmendur shprese e force,
në të cilin u bashkuam dhe u dëshpëruam.


E dhembshuria e ëmbël, si uji e mjelli
e fjala sapofilluar në buzë
Ky qe fati im e më shtegtoi dëshira ime
me të u rrëzua dëshira ime, gjithçka në të qe anije, mbytje


I braktisur si skelat në agim
vetëm hija fërgëlluese më përdridhet ndër duar
Ah më tej se çdo gjë, ah shumë më larg
Është ora të nisem, Oh i braktisur.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:13

Mund të shkruaj

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Të shkruaj, për shëmbull:”Nata është yjësuar,
Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg.”

Era e natës sillet në qiell dhe këndon.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.

Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia.
E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.

Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu.
E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.

Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.

Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.

Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.

Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të.
Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.

E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë
Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.

Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.

E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.

Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.

Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve,
Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.

Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:14

Kush je ti, Kush je ?

Duke menduar, duke pleksur hije në vetminë e thellë.

Edhe ti je larg, oh, më larg se të gjithë.

Duke menduar, duke çliruar zogj, duke zhdukur imazhe,

duke varrosur drita.

Këmbanore mjegullash, kaq të largëta, atje në lartësi !

Duke mbytur rënkime, duke thërmuar shpresa të errëta,

mullis i heshtur,

Nata bie si kafshatë në këmbët e tua,

larg nga qyteti.

Prania jote më është e huaj, kureshtare si një objekt.

Mendoj, ec gjatë, jeta ime para teje.

Jeta ime para të gjithëve, jeta ime e ashpër.

Britma përballë detit, mes guriçkave,

që vrapon e lirë, e marrë nëpër avullin e detit.

Tërbimi i trishtë, bitma, vetmia e detit.

Bleronjëse, e ashpër, nderë drejt qiellit.

Ti, çfarë ishe aty, ç’përthyerje, ç’purtekë

të asaj freskoreje të pamatë?

Ishe larg si tani.

Zjarr në pyll !

Përvëlon në kryqe kaltëroshe.

Përvëlon, zhurit, përflak, përshkëndit në pemë drite.

Lëshohet, brambullit.

Zjarr, Zjarr.

E shpirti im i plagosur vallëzon prej bujashkave të zjarrta.

Kush thërret?

Ç’qetësi e populluar jehonash.?

Çast i mallit, çast i gëzimit, çast i vetmisë,

çast imi mes të gjithave!

Guackë në të cilën era kalon duke kënduar.

Kaq pasion vaji mbërthyer pas trupit tim.

Tronditje e të gjitha rrënjëve,

Sulm i të gjitha dallgëve !

Endej, i gëzuar, i trishtuar, i pambarim, shpirti im.

Duke menduar, duke varrosur dritën në vetminë e thellë.

Kush je ti, kush je?
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:15

HUMBEM EDHE KETE MBREMJE

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe tin e ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe mar rte lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:15

TRUPI I GRUAS

Trupi i gruas, kodra te bardha, kofshe te bardha,
i shfaqesh ne bote ne castin qe jepesh,
Trupi im prej fshatari te plugon
dhe ben qe djali te dale nga thellesite e tokes.

Isha i shkrete si nje tunnel.Prej meje iknin zogjte,
Dhe nata hynte me pushtetin e saj te fuqishem.
Qe te mbetem gjalle te farketova ty si nje arme
shigjete per harkun, gur per hobene.

Por vjen ore e hakmarrje dhe te dua.
Shtat lekure e myshku, prej qumeshti te etshem.
Ah, kupe e gjive! Ah, sy te murgeshes!
Trendafil pushor! Ah, zeri yt i ngadalte e i trashe!

Trup i gruas sime, do te qendroj ne hirin tend.
Etja ime, ankthi im i pafund, udhetimi im i luhatshem!
Shtrat i erret lumi ku lind etje e perjetshme.
Dhe lodhja lind, dhe dhimbja qe kufi nuk njeh.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:15

MUND TE SHKRUAJ VARGJE………

Kesaj nate mnd te shkruaj vetem vargje te trishtuara.

Te shkruaj pershembull: “pikelohet nata prej yjeve
e trupat e kalter qiellore rreqethen ne largesi”

Ne zemren e qiellit era e nates ben qerthuj, kendon.

Sonte vargjet jane tmerresisht te trishtuara:
e doja dhe here-here dhe ajo me dishi.

Neteve si kjo, nen krahet e mija e mbaja.
E perqafoja nen qiell…nen qiellin e hapur.

Me deshi.Kohe-pas-kohe e pata dashur dhe ne.
Si te mos dashuroja syte e medhenj qe aq thelle me shikonin?

Kesaj nate mund te shkruaj vargje nga me te trishtuarat.
Kur mendoj qe nuk e kam me.E kuptoj qe e humba.

Kjo nate e pafundme behet me e madhe pa te…
Dhe vargjet bien ne shpirt si vesa mbi bar….
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:16

KUSH ESHTE ME I THJESHTE

Fuqia nuk mburret (druri me tha)
as thellesia ( me thane rrenjet),
as bardhesia (me tha vete mielli).
Druri s’thote kurre:
“Une jam me i larte se te tjeret”.
As rrenja nuk thote:
“Une jam prej zemre te dheut”.
Dhe buka, cilido qofte kulaci, me mjalte,
kurre nuk thote: Une jam mbi te gjitha”.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:16

NGADALË VDES…

Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:16

Po edhe sikur...

Po edhe sikur ditet te binin
ne humneren e neteve,
perseri, prape ka nje pus
ku prehet qetesia.

Dhe duhet te ulesh
buze erresires
dhe me durim te peshkosh
driten-
qe bie atje
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:17

S'TE DUA...

s'te... dua vetem sepse te dua,
de prej dashurie e mos dashurie vij,
prej pritjes kur nuk te pres,-
prej akullit ne zjarr shkon zemra ime.
Te dashuroj sepse vetem ty te dashuroj,
pa kufi t'urrej-dhe duke t'urryer te lutem,
dhe masa e dashurise time shtegtare
eshte te mos te shoh
dhe te dashuroj si i verber.
Ndofta do ta djege drita e janarit,
rreze e vertete, tere zemren time,-
duke me vjedhur celesin e qetesise.
Ne kete ndodhi vetem une vdes
e do te vdes prej dashurise ,sepse te dua,-te dua ne gjak e ne zjarr.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:17

KOHA

Dita perbehet prej shume ditesh,dhe ora
perbehet nga minutat e nxitueshem te voneses,-dita
formohet nga harresate sperdredhura,nga metalet,
nga qelqet,teshat qe jane hedhur ne qoshe,
nga paralajmerimete letrave qe kurre nuk mberriten.
Dita eshte liqeni ne pyllin e se Ardhmes,
liqen qe e ka mbuluar gjethi,perkujdesi,
tingujt e mbytur qe zhyten ne uje ,
sikur te ishin qielli.
Ne breg
mbesin gjurmet e praruara te dhelpres se mbremjes...
Dita ne shndritjen e saj grumbullon luspa,peshperima,
papritur cdo gje lind si ndonje rrobe
qe na perket neve,dhe si ndonje vezullim i paket,
qe priti sa ti vinte ora e vet dhe po vdes,
me urdher te nates,
duke u rrotullisur
ne terr.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:18

ME FALNI QE SYTE E MI NDRITEN...

Me falni qe syte e mi ndriten
me ngjyre mat te oqeanit
qe ne hapesiren time
nuk ka as liman,as brigje
e as fund.
perhere e njetrajtshme ka qene kenga ime
dhe fjala - si nje zogth muzgu-
si shpesurine neper gure,
qe s'arrin ngushellimin
e planetit te ftohte,perjetesisht te virgjer.
Me falni per vazhdimesine e panderprere
te ujit,gurit e shkumes per kotesine
e baticave,-ketu eshte vetmia ime,-
ku kripa ngacmon muret
e qenies sime misterioze,ku une
jam vetem nje grimcez
e Gjithesise,
e Largesise se vazhdueshme,
qe kembanat kumbuese e therrmojne dhe e shumojne
ne aq dallge-
grimces e Qetesise,leshteriket e se ciles
lehtas e nderlikojne
kengen time qe fundoset.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:18

Ne flaken qe vdes

Ne flaken qe vdes te mbeshtjell drita,
Zbehtesi e pikelluar kredhur ne te ti qendron
Balle spiraleve te lashte te muzgut
Qe sillet rreth teje.

E heshtur, mikja ime
E vetme ne vetmine e kesaj ere te vdekjes,
Dhe mbushur me jete te zjarrit
Trashegimtare e dlire e dites se rrenuar.

Pak diell te ulet ne fustanin e erret
Dhe rrenjet e medha te nates
Pernjheresh rriten ne shpirtin tend
E dalin perjashta gjerat e fshehura ne ty,
Sikur nje popull i zbehte e i kalter
Qe sapo ka lindur, prej teje ushqehet.

O madheshtorja dhe pjellorja dhe joshesja,
Skllave e qarkut qe prej t'errti ne t'arte shendrrohet
Krenare kerkon e krijon nje bote aq te gjalle,
Sa lulet i vyshken dhe eshte plot trishtim.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:19

Arome
e jargavanit te pare…

Ne femijeri te tejdukshem ishin perrenjte e perendimet,
Dhe rridhnin mes kallamishteve e shavarit castet, minutat.

Tundja e shamise dhe stacioni. Dhe me s’do te kete kthim
tek ylli I arte mbi shperthimin e jargavanit.

Pluhuri i rruges dhe lodhja e humbjes.

Nga merzitja e ndarjes nuk gjen dot shpetim.

…Diku kembana po qan, sic qanin dikur,
syte e shndritshem e pranverore te nje vajze, diku.

Arome
e jargavanit te pare…
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:19

Per zemren time
Pablo Neruda


Per zemren time mjafton kraherori yt,
per lirine tende mjaftojne krahet e mi.
prej gojes sime gjer ne qiell do ngrihet
gjithcka qe thelle ne shpirtin tend flinte.

Vegimi i cdo dite eshte te ti.
Dhe ti je vesa ne zemer te lules.
Kur ti mungon zhduket horizonti.
Si nje dallge je qe perjetesisht iken.

Une thashe qe ti kendoje neper ere
si pisha ato e larte dhe e heshtur.
Trishtohesh pernjeheresh si nje rruge.

E mirepritur je si nje shteg i vjeter,
ku gelojne oshetimat, zerat nostalgjike.
Sapo une zgjohem-ikin, fluturojne
zogjte qe flinin ne shpirtin tend.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:20

Te kujtoj sic ishe


Me kujtohesh ti ne vjeshten e fundit.
Me bereten bojehiri e zemren ne paqe.
Ne syte e tu haheshin dritat e muzgut.
Dhe gjethet binin ne ujin e shpirtit tend.

Ne krahet e mi si nje kulper u ngjite,
gjethet merrnin zerin tend te ngadalte.
Flake habie ku etja ime digjej.
Jasemin I dashur, - mbi shpirtin tim, - i kalter.

Syte e tu vetuan e udhen hapi vjeshta:
bereta gri, zeri si i zogjve, zemra jote shtepia
ku hyjne deshirat e mi ate shenjta
dhe puthjet e gezuara bien si shkendija.

Qielli deri te nje anije. Fushe deri te nje koder:
te kujtoj si nje drite, si tym, si pellg pa brenge.
Thelle syve te tu digjeshin muzgjet
dhe gjethet vjeshtore lekundeshin ne shpirtin tend.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:20

Me pelqen kur hesht

Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.

Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.

Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.

Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.

Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:20

E dashur, sa udhe…

E dashur, sa udhe per te ardhur gjer te nje puthje,
C’vetimi endacake gjer ne shoqerine me ty!
Trenat vazhdojne te rreshqasin vetem me shiun.
Ne Taltal akoma nuk zbardhellon pranvera.
Por ti dhe une, e dashura ime, jemi bashkuar,
Te bashkuar nga setrat e gjer tek rrenjet,
Te bashkuar prej vjeshes, ujit, brinjeve,-
Gjersa te jesh vetem ti, vetem une do te jem.
Dhe te mendosh sa gure qe rremben lumi.
Ujet ne gryke te Boroa-s,
Te mendosh se te ndare prej trenave
Une e ti do te dashuroheshim,
Shkrire me te gjithe, me burra e gra,
Me token qe mbjell dhe edukon trandafilat.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:21

nga njeqind sonete...
mengjesi

XXVII

Lakuriq, ti je aq e thjeshtë sa një dora jote,
E butë, tokësore, e pakët, rrumbullake, e tejdukshme,
Ti ke linja hënore, dhe udhë molle,
Lakuriq, ti je aq hollake sa gruri lakuriq.

Lakuriq ti je aq e kaltër sa nata në Kubë,
Ti ke verëra dhe yje në flokë,
Lakuriq ti je e pamatshme dhe e verdhë
Sa vera në një kishë të artë.

Lakuriq ti je aq e vogël sa një thoi yt,
Harkuar, mprehur, trëndafil derisa dita lind
Kur ti tërhiqesh fshehtësive së botës

Dhe si në një tunel të gjatë rrobash dhe punësh:
Kthjelltësia të regëtin, stoliset, i bien gjethet-
Dhe një herë tjetër të kthehet në dorë lakuriqe.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:21

Mbretëresha

Të kam quajtur mbretëreshë.
Ato janë me të gjata se ti, më të gjata,
Ato janë më të pastra se ti, më të pastra.
Ato janë me të dashura se ti, më të dashura.
Por ti je mbretëresha.

Kur ti shkon nëpër rrugë
Askush nuk të njeh.
Askush nuk ta sheh kurorën e kristaltë, askush s’sheh
Në qilimin prej floriri të kuq
Që ti shkel kur kalon,
Qilimin e paqënë.

Por kur ti shfaqesh
Gjithë lumenjtë dëgjohen
Në trupin tim, këmbanat
Tundin qiellin,
Dhe një himn mbush botën.

Vetëm ti dhe unë,
Vetëm ti dhe unë, e dashura ime,
Vëri veshin kësaj.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:23

Lavd dites se lumtur (Pablo Neruda)

Kesaj here me lini te jem i lumtur,
nuk i ndodhi asgje askujt,
nuk jam asgjekundi,
ndodh qe jam i lumtur,
deri ne te fundit thellesi te zemres.
Duke ecur, duke fjetur a duke shkruar,
çfare mund te bej, jam i lumtur.
Jam me i panumert se bari ne kullote.
Ndjej lekuren si nje peme e rigjalleruar,
uji poshte e zogjte ne maje,
deti porsi unaze rreth jetes sime,
e guatuar prej buke e shkembi - toka,
ajri kendon porsi nje kitare.
Ti afer meje mbi rere, je rere,
ti kendon dhe je kenga.
Bota eshte sot shpirti im,
kenge e rere, bota sot eshte goja jote,
me lini mbi gojen tende e mbi rere
te jem i lumtur,
te jem i lumtur patjeter,
sepse marr fryme e merr fryme,
te jem i lumtur, ngaqe preki gjunjin tend
dhe eshte sikur te prekja lekuren blu te qiellit
dhe freskine e tij.
Sot lermeni qe te jem i lumtur, une e mjaft,
me apo pa te gjithe, te jem i lumtur me barin
e me reren, te jem i lumtur me ajrin e token,
te jem i lumtur me ty, me gojen tende,
te jem i lumtur.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:23

Po te me harroje (Pablo Neruda)

Dua qe ti te dish nje gje. Ti e di si eshte çeshtja:
nese shikoj henen e kristalte,
degezen e kuqe te vjeshtes se avashte ne dritaren time,
nese prek prane zjarrit te imtin hi
apo trungun e rrullur te drurit,
gjithçka me shpie tek ti,
sikur gjithçka qe ekziston,
aromat, drita,metalet,
te ishin anije te vogla qe shkojne
drejt ishujve te tu qe me presin.
Sidoqofte, nese pak nga pak s’do me duash me,
s’do te t’dua me, pak nga pak.
Nese papritur me harron,
mos me kerko me,
se do te t’kem harruar.
Nese e konsideron te gjate e te çmendur
eren e flamujve qe kalon permes jetes sime
dhe vendos t’me bragtisesh
ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
mendo se ne ate dite, ne ate ore,
do ngrej lart krahet e mi
dhe rrenjet e mia do dalin
ne kerkim te tokave te reja.
Por nese çdo dite, çdo mbremje
ndjen qe per mua je shkruar me embelsi te pafundme,
nese çdo dite ngjitet nje lule ne buzet e tua te me kerkoje,
ah e dashura ime, ah e imja,
ne mua gjithe ai zjarr perseritet,
ne mua asgje s’shuhet as nuk harron,
dashuria ime ushqehet me dahurine tende,
e dashur, e derisa ti te jetosh,
do rrije mes kraheve te tu pa dale nga te mite.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:24

VDES DALËNGADALË

Vdes dalëngadalë

Ai që nuk udhëton,
Ai që nuk lexon,
Ai që muzike s'dëgjon,
Ai që nuk arrin të gjejë,
Me sytë e tij.

Vdes dalëngadalë


Ai që behet skllav i së zakonshmes,
Duke shkelur përditë në të njëjtën rrugë,
Ai që s'ndërron kurrë zakonet,
Që s'ndërron kurrë as ngjyrat e rrobave,
Që nuk i flet kurrë një të panjohuri.

Vdes dalëngadalë

Ai që shmang pasionin
Dhe dallgët e emocioneve,
Ato që syve u japin dritë
E jetë zemrave të plagosura.

Vdes dalëngadalë

Ai që s'ndërron kurrë udhë
Kur fati i keq atë e zë
Në punë a në dashuri.
Ai që nuk rrezikon
Për të realizuar ëndrrat.
Ai që asnjëherë në jetë
S'u shmanget as këshillave me vlere

Atëherë jeto!

Rreziko sot,
Vepro shpejt,
Mos e lër veten të vdesësh dalëngadalë,
Mos e privo veten të ndihesh i lumtur …
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Merisa Sun 14 Jun 2009 - 1:25

Per zemren time...

Per zemren time mjafton kraherori im,
per lirine tende mjaftojne krahet e mi.
nga goja ime do arrij deri ne qiell
cka ishte e fjetur ne shpirtin tend.
Dhe ne ty iluzioni i cdo dite.

arrin si vesa mbi kurorat e luleve.
Germon horizontin me mungesen tende.
Perjtesisht ne arrati si dallga.
Thashe qe kendoje ne ere
si pishat dhe si pemet mjeshtre te anijeve.
Si ato je e gjate dhe e heshtur.
Dhe menjehere trishtohesh, si nje udhetim.

Mikpritese si nje rruge e vjeter.
Te popullojne jehona dhe nostallgji.
Une jam zgjuar dhe ndonjehere emigrojne dhe arratisen
zogjte qe flinin ne shpirtin tend.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Pablo Neruda Empty Re: Poezi nga Pablo Neruda

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi