Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Infomacione Sportive

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Thu 23 Apr 2009 - 7:42

First topic message reminder :

Kombetarja, Petrovic, emri i radhes ne listen e FSHF-se

Infomacione Sportive - Faqe 2 Petrovic-ljubko

Federata
Shqiptare e Futbollit vazhdon hulumtimin e CV-ve per te zgjedhur
trajnerin e ri te kombetares pas largimit te holandezit Arie Haan.

Ashtu
sic eshte folur kohet e fundit, tregu me i preferuar eshte ai ballkanas
dhe pikerisht eshte nje teknik nga Bosnja favorit per te marre
drejtimin e kuqezinjve. Behet fjale per kampionin e Evropes me Cervena
Zvezden, 61 vjecarin Ljubko Petrovic, i cili ne vitin 1991 ka fituar
trofeun me te rendesishem per klube ne Evrope, pasi skuadra e tij mundi
Marsejen ne finale. Petrovic ka qene nje nga lojtaret me te
spikatur te Ish Jugosllavise, ndersa si trajner ka drejtuar klube ne
Bosnje, Serbi, Spanje, Uruguai, Bullgari, Austri e Kine. Skuadra e
fundit qe ai ka drejtuar eshte Vojvodina, nga e cila u largua ne mars
te ketij viti. Ndeshja e radhes per kombetaren shqiptare eshte ajo e 6
qershorit ne Tirane kunder Portugalise.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sun 17 Jan 2010 - 9:14

Premier League, Chelsea shkaterron 7-2 Sunderland


Infomacione Sportive - Faqe 2 Chelsea-sunderland7-2

Chelsea ka shperthyer kunder Sunderland ne javen e 22-te te Premier League duke fituar 7-2.
“Blues” kane shenuar me ane te Anelka e Lampard (dy gola), Malouda, Joe Cole e Ballack.

Per miqte golat jane shenuar nga Zenden dhe Bent. Manchester United ka ruajtur ritmin duke fituar 3-0 ndaj Burnley.

Golat ne kete takim jane shenuar nga Berbatov, Rooney e Diouf.

Te
dy skuadrat jane vetem nje pike diference nga njera-tjetra ne krye te
tabeles, por Chelsea ka luajtur nje ndeshje me pak ne lidhje me “djajte
e kuq”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Sun 17 Jan 2010 - 9:15

Primera Division, barca +5 ndaj realit


Infomacione Sportive - Faqe 2 Barcelona-stadium

Barcelona merr arratine ne Primera Division pasi mbremja e djeshme ka rezultuar “vrastare” per Real Madrid.

Skuadra
katalanase ka marre hak ndaj Seviljes qe e eleminoi nga Kupa e Mbretit,
duke fituar me nje poker golash dhe duke e cuar diferencen me vendin e
dyte ne +5 pasi skuadra e Pellegrinit humbi ne fushen e Athletic
Bilbao.

Per skuadren e Guardioles, Messi shenoi dopiete,
ndersa golave te tij iu shtuan ato te Ecsude dhe Pedro. Nderkohe,
skuadra mbreterore u mund ne fushen baske me rezultatin 1-0 dhe per
kete ka mjaftuar goli i Llorente ne minuten e 2-te te takimit. Ne
ndeshjen tjeter, Osasuna mundi 2-0 Espanyol.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 18 Jan 2010 - 6:11

Messi “rremben” cdo rekord, i pari edhe per golat
18/01/2009 15:35

Infomacione Sportive - Faqe 2 Messi-boterori

Leo Messi vazhdon te thyeje rekorde dhe nuk di te ndalet, duke lene pas gjithe kundershtaret.
Sulmuesi
i Barcelones ka pushtuar serish faqet e para te gazetave spanjolle,
pasi ai ka nje mesatare shume te larte golash, 0.93 per ndeshje ne
kampionat dhe udheheq renditjen ne Primera bashke me David Villa, i
cili ka nje mesatare 0.82 gola per ndeshje.

Nje tjeter bomber
spanjoll mban vendin e trete. Behet fjale per Fernando Torres me 12
gola ne 15 ndeshje dhe me nje mesatare 0.8 gola per ndeshje.

Vendin
e katert e mban Gonzalo Higuain me mesataren 0.78 dhe Didier Drogba me
0.77. Kundershtari me i madh i talentit Messi, Cristiano Ronaldo,
renditet i nenti me nje mesatare 0.63 gola per ndeshje.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 18 Jan 2010 - 6:11

Liverpool, Torres operohet ne gju
18/01/2010 13:55

Infomacione Sportive - Faqe 2 Torres-gerrard

Sulmuesi spanjoll i Liverpool, Fernando Torres eshte operuar pas nje demtimi ne gjurin e djathte.
Futbollisti eshte demtuar ne takimin kunder Reading dhe nuk mund te kthehet ne fushe me shpejt se 6 jave.

Kjo nuk eshte nje periudhe me fat per Reds, aktualisht te shtatet ne Premiership dhe te eleminuar nga Champions.

Bankina e Rafa Benitez nuk duket me shume e qendrueshme.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Mon 18 Jan 2010 - 6:12

Moratti: Derbi, nje ndeshje e vecante
18/01/2009 17:35

Infomacione Sportive - Faqe 2 Moratti

Massimo
Moratti ftoh gjakrat ne prag te derbit te se dieles qe mund te rihape
serish kampionatin pas dominimit total te Interit ne pjesen e pare te
sezonit.

Presidenti
zikalter mbyll polemikat per shtyrjen e ndeshjes se kupes per Milanin.
“Tani mendoj vetem per te dielen. Persa i perket polemikave do flasim
me Lega-n dhe Galliani-n, por mendoj se gjithcka mund te zgjidhet ne
menyre inteligjente”, deklaron Moratti.

Me tej, ai ben nje
koment per gjendjen aktuale te kundershtareve. “Milani po luan shume
mire dhe ka lojtare qe jane ne forme, prandaj mendoj se do jete
padyshim nje ndeshje e bukur”, thekson ai.

Pronarit zikalter
nuk ka si t’i shpetoje edhe nje koment per skuadren e tij. “Kampionati
nuk eshte i lehte. Ajo ndaj Barit ishte nje ndeshje e veshtire dhe kete
e dinim qe me pare”, perfundon manjati italian i naftes.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Feb 2010 - 11:19

Dinamo, “hap” kampioni ne Erseke
05/02/2010 17:20

Infomacione Sportive - Faqe 2 Dinamo-skenderbeu

Dinamo
e ka kaluar me sukses edhe testin ne transferten e veshtire te Ersekes
perballe Gramozit ku ka arritur te fitoje fale nje goli ne minutat e
fundit.


Pavaresisht
mungeses se kapitenit Arjan Pisha, Bekim Kulit, Papa Diop, Gentian
Muces e Marko Putincanit, kryesuesit e renditjes kane hedhur nje hap te
sigurt drejt titullit kampion, duke konsoliduar pozitat ne krye te
renditjes.

Timpanaro ishte autori i golit ne minuten e 89-te
te takimit, pasi arriti ta godiste topin ne cepin e portes se skuadres
nga Erseka. Me kete rezultat, Gramozi rrezikon seriozisht qendrimin ne
kategorine e me te mireve, ndersa Dinamo shkeputet ne krye me 15 pike
me shume se Besa e Kavajes.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Feb 2010 - 11:19

Anglia, Terry-t i hiqet shiriti i kapitenit
05/02/2010 17:30

Infomacione Sportive - Faqe 2 Terry-john

Fabio
Capello dhe John Terry jane takuar per te diskutuar pas skandalit qe ka
perfshire futbollin britanik per shkak te zerave qe thone se kapiteni i
Chelsea ka shkuar me ish te fejuaren e shokut Wayne Bridge.

Sipas
mediave britanike, tekniku i kombetares ia ka hequr shiritin e
kapitenit mbrojtesit per te ruajtur sa me te bashkuar skuadren ne prag
te Boterorit 2010.

Lajmin e ben te ditur faqja ne internet e
televizionit “Sky News”, sipas se ciles, tekniku italian ka vepruar
sipas te gjitha parashikimeve, sepse uniteti i kombetares eshte gjeja
me kryesore se ciles duhet t’i kushtohet rendesi. Kapiteni i ri i "Tre Luaneve" do te jete mbrojtesi i Manchester United, Rio Ferdinand.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Feb 2010 - 11:20

Mourinho sulmon Balotelli-n: Ka vetem nje neuron
05/02/2010 20:55

Infomacione Sportive - Faqe 2 Mourinho

Gjate
prezantimit te blerjes me te re te Interit, McDonald Mariga, Jose
Mourinho nuk eshte kursyer ne kritika ndaj sulmuesit Mario Balotelli.

“Mariga
ka me shume se nje neuron, ndryshe nga ndonje lojtart tjeter qe ka
vetem nje”, shpertheu trajneri luzitan ne deklaraten per shtyp. Ne
vijim, ai ka shtuar se eshte nje mekat qe te stervitesh me lojtare si
Zanetti e Cambiasso dhe te mos arrish te permiresohesh.

“Nese stervitesh me keta lloj kampionesh dhe nuk meson, ndodh sepse nuk ke neurone ose je pak i pafat”, shton Mou.

Ai
refuzoi te komentonte per gjoben qe ka vendosur shoqeria ndaj sulmuesit
me ngjyre, i cili ishte protagonist i nje sjelljeje te pahijshme gjate
ndeshjes se kupes kunder Fiorentines.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Feb 2010 - 11:20

Galliani Realit: Kaka nuk eshte nje bidon
05/02/2010 13:30

Infomacione Sportive - Faqe 2 Galliani-tirane

“Kaka
nuk ka asnje semundje kronike ne ije dhe Milani nuk i ka dhene bidona
Realit te Madridit”. Ne kete menyre zevendespresidenti i klubit kuqezi,
Galliani ka replikuar me shtypin spanjoll.

“Eshte
nje absurditet. Vitin e shkuar Kaka ka luajtur 31 ndeshje ne kampionat
dhe vazhdimisht ato te tre muajve te fundit. Kaka nuk ka asnje semundje
kronike ne ije”, ka deklaruar ai.

“Nuk me vjen mire qe disa te mendojne qe ne i kemi dhene Realit nje lojtar te demtuar”, ka perfunduar Galliani.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Geri Fri 5 Feb 2010 - 11:21

Kupa e Italise, Roma nje hap larg finales
04/02/2010 23:15

Infomacione Sportive - Faqe 2 Roma-fitore

Roma ka mundur ne ndeshjen e pare gjysemfinale 2-0 Udinezen, dhe eshte shume prane finales se Kupes se Italise.
Romanet
e drejtuar nga Ranieri kane mbyllur ndeshjen ne favor te tyre fale
golave ne cdo pjese te shenuar nga Vucinic dhe Mekses.

Edhe pse
e kane nisur vrullshem ndeshjen, lojtaret e Udinezes nuk kane mundur te
mbajne kete ritem deri ne fund, kjo edhe per shkak te golit te Vucinic
ne minuten e 12.

Lojtaret miq kane tentuar te reagojne, por ne
pjesen e dyte goli i francezit Mekses i ka shuar shpresat e Udinezes
per te shenuar.

Kryeqytetasit te cilet nuk humbin qe nga 29 tetori, shpresojne te fitojne kete titull, si trofeu qe mund te shpetoje sezonin.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Infomacione Sportive - Faqe 2 Empty Re: Infomacione Sportive

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi