Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

4 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 28 May 2009 - 23:18

First topic message reminder :

Ah kjo jete.

Sa e poshter eshte kjo jete.Sa e sa here e kam mallkuar kete jete me frymen time te shpirtit.Sa e sa here jam perpelitur mes jetes dhe vdekjes duke u perpjekur qe tia imponoj vdekjen e parakohshme vetvetes.Mundime e stermundime te tera ma kan gerryer shpirtin tim te pafajshem.Krimba te panumerta jan ushqyer me mishin dhe gjakun e zemres sime.Viganet e trishtimit kan lozur ne trupin tim.Nje shtat i hedhur qe ka lulezuar nje zemer e gezuar nje shpirt i ngrohur vetem disa caste,dy sy te perlotur ishin furnizues i nje deti te pa funde,dy buze te shkrumuara qe kan ditur ti shqiptojn vetem fjalet ...te dua,te dua shume,dhe per kete s mund te jetoj pa ty ,te lutem mos me braktis ,jeta ime varet vetem nga veprimet e tua...Dhe,dalngadal filloi te tretet ajo dashuri ,fillua te fundosen ato dite te lumtura qe i kalova me shpirtin time...Filluan te shkatrrohen idete e mija per nje te ardhme me te lumtur .E,ditet ecin ,ecin pa pushim .Koha kalonte pavarsishte se cfar po ngjante me mua.Ritmet e jetes e perplasin trupin tim neper shkembinjte e krijuar nga urrejtja ndaje te tjerve.E,une,me gjymtyre te shkaperderdhura neper horizonte te kerkoja ty,qe te qlodhem dhe te qetesohem ne kraherorin tende,por...si per cudi si ste takova askund,qe aq shum ndjeja nevoj per ty ,per pranin tende.Mjegulla e ketyre diteve te vjeshtes lufton me fytyren time,lufton te me ndale e te mos vije tek ti .Por,jo askush s mund te me ndale ,shpirti im, ashkush.Do te vije e do te kerkoj edhe po te emigrosh ne ndonje vend te pabanuar fare nga njerzit.Do te vij.Te dua!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 8:41

Shpirti im

.....erdha sa per te puthur tek buzet..per gezimin qe ma solle ne zemren time, per endrren qe se fundi e bere realitet.Me erdhi forca edhe pse nuk kisha fuqiii,me humbi zeri,mbeta e shtangur,me bere te fluturoja pertej qiellit...e gjithe bota ishte ne zemren timee..ishte moment i papershkruar me ty...shpirti im..!!

....me le gjurme te pashlyera tek zemra imee...gjete nje zbrastesire tek zemra ime,qe te sakrifikoj per Ty...!!!

...andaj Te Dua pambarim!!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 8:42

Si një ëndërr erdhe në jetën time dhe e zbukurove kaq........
Si një shpresë atëherë kur kisha humbur shpresat e mia...
Si ylberi mbas shiut
Si një letër në faqe të bardhë..
Si një ikonë atëherë që e kërkoja...
Si një TE DUA e jotja që kaq shumë llahtaroja...
Si drita mbas errësirës...
Si djelli kur i lëshon vëndin hënës...
Si lulja që për Ty do të lulëzoj...
Është jeta ime me Ty e papërshkrueshme, është jeta që dua të jetoj, se Ti je në krahun tim e nuk lodhesh të më thuash Të dua...
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 8:43

Bota është e keqe.....
Nuk mundet të kuptojë se sa të dashuruar jemi
dhe të gjithë kritikojnë njërën dhe tjetrën ...

Jeto për mua , jeto me mua,
mbylli veshët asnjë mos dëgjo nuk dinë të dashurojnë dinë vetëm të kritikojnë
të japin mendime....
Nuk munden të kuptojnë se sa shumë jemi për njëri -tjetrin
se sa e vështirë na është të jetojmë larg njëri-tjetrit një minut, një sekond...

Ohhhhhhhhhhh zot sa shumë të dua !!!!!!!!!!!!

Nuk e ndjejnë kurrë, nuk munden të ndjejnë atë që ndjejmë ne
atë rrënqethjen e ëmbël kur jemi në përqafim dhe dridhemi në valët e dashurisë tonë....

Nuk dua të ndjej dhe unë tanimë asgjë tjetër, vetëm tënden Të dua........
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 8:44

Nuk di përse.............

Nuk kuptova kurrë ç'farë me ndodh........

Nuk di përse ekzistenca ime tashmë të përket vetëm Ty.......

Nuk di përse këtë natë të mendoja, përse u hidhërova që Ti nuk ishe këtu.....

Nuk di ...kur të shkaktoj dhimbje, përse unë vdes........

Nuk di përse dridhem mos të të humb, mos më ikësh, mos më lësh vetëm në këtë botë që më trëmb.....

Nuk di përse ai zëri yt është qëllimi im, gëzimi yt përkushtim për mua, lumturia jote për mua lutje.

Nuk di përse të shkruaj.......

Përse të gjitha këngët flasin vetëm për Ne.......

Nuk di përse prania jote për mua është gjithë bota.......

Nuk di përse foleja jonë është fole e gjithë botës..........

Nuk di përse të shkruaj tani ,fjalë të thjeshta, që ndoshta do të qeshësh, që ndoshta mund të mos i shohësh kurrë......

Dikush më patë thënë ;"Dashuria, është nje jetë plot dhimbje,buzëqeshje,gëzim, lot, vuajtje...por kurrë nuk do të mësosh përse"

Kështu dhe me ne zemra ime.....nuk di përse dhe si....nuk di përse ndodh............

Nuk di si ndodh, nuk di ç'farë do të bëhet...........

Di vetëm që TE DUA..............TE DUA shpirti im dhe kështu justifikoj të tjerat......

Di që TE DUA zemra ime dhe që për mua kështu gjithmonë do të jetë.

Mundet tanimë të bëhet ndryshe?!....Kurrë më nuk mund të bëhet ndryshe.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 8:45

KUSHTUAR DIKUJT QE ME MUNGON SHUME

Se di pse kam nevoje te flas sot u bene kohe pa folur me njeri ,u bene kohe pa u hapur me dike pa treguar dhimbjet qe mbart ne vetvete pa qare diku ne shpatullen e dikujt qe nuk tallet me lotet e mi,se di pse po kam nevoje te flas dhe te vetem te flas se di pse po se mbaj dot me brenda vetes friken qe kam per ty shpirt,me mungon tej mase ,se di ku je dikush me tha qe je martuar se besoj,se di pse po me duket e pamundur qe nje person si ty te arrije te martohet me dike qe nuk e do,por cfare nuk ndodh ne kete bote,me thane qe je ne greqi po se besoj,me duket nje enderr e keqe qe me duhet te zgjohem por nuk po zgjohem dot ndersa endrra vazhdon te me gllaberoje ne kthetrat e saj,takova motren tende para ca ditesh ajo me tregoi gjithcka per ty per dasmen tende,per menyren se si te trajtonin,sme prite shpirt ike pa u kthyer un nga ajo lufte e mallkuar qe se di pse vajta,mbase per nje jete me te mire rrezikova kaq shume,po cme duhen ato lek,ajo makine kur ty ste kam prane cme duhet buzeqeshja fallco e dashnoreve kur te kisha ty shpirt qe dije se si te me beje te lumtur,eh sa gjera dua te te them po se di a do vije ajo dite qe do takohemi perseri,te dua shume Matilda,mbase nje dite do vi ne qytetin tend te pyes per ty e per burrin tend mbase do jesh me femije po crendei ka,un do te te dua perseri njesoj si diten e pare qe u takuam ke bar shkodra,crendesi ka nese do jesh plakur apo merzitur nga hallet perseri do te te dua si dikur kur shkonim ne plazh vetem ne te tre,ti un dhe aparati fotografik,i ruaj me kujdes fotot tona mos plaken,mos i vyshki era dhe ftohti,do i mbaj ngrohte mos ftohen,eh thone qe njeriu behet me fiksime mbase eshte e vertet por ti je fiksimi im,sma ndjen nese kete e lexon dikush qe me me ka inat,ose dikush qe nuk me ka qejf sma ndjen shume po kisha nevoje te flisja,me mungon shume shpirt
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 8:46

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Normale79aed487a8bc7fdt6
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 8:48

14-të Shkurti, festa e dashurisë....e të dashuruarve.....

Nuk e kuptova kurrë këtë!!!!!!!!

Nuk është se nuk jam romantike, do ta rradhisja veten në rradhën e romantikëve fanatik.....por këto arushat, lulet, ëmbëlsirat nuk më emocionojnë.....më emociojnë atëherë kur bëhen ç’do ditë tjetër të vitit.......ndoshta sepse më pëlqejnë surprizat.

Ç’farë rëndësie ka një trëndafil kur ta dhurojnë sepse sot duhet të ta dhurojnë....ose një tortë me kordele të kuqe dhe zemra rozë, që në këtë ditë e bëjnë me miliona njerëz?!

Duhet pikërisht sot të provojmë ëmbëlsirat e të dashurit apo të dashurës?!

Një shëtitje bëra sot dhe unë dhe në vitrinat e dyqaneve më ranë në sy me mijëra zemra të hedhura në brekë, në jastëk, të përqafuara me arusha............zemra të hedhura këtu........zemra të hedhura atje.......shumë, shumë zemra....me mijra të flakura njëra mbi tjetrën...........

Dhe unë naivja mendoja se zemrat nuk shiten e nuk blihen!!!!!!!!!

Vërtetë mbas 14-të Shkurtit do të ndjejmë njëlloj?!
Do të jemi pranë njeriut tonë kaq ëmbël dhe dlirë?!
Do të ekzistojë një gotë verë e kuqe mes nesh?!
Nje lule?!
Një të dua?!
Një vështrim i dlirë?!
Një përkëdhelje e ngrohtë?!
Një përqafim bre vëllezër?!
Nuk mendoj.....................

Nuk mendoj dhe vuaj për këtë.........më vjen keq që 14-të Shkurti është një herë në vit.....
Kështu shoh me mijëra shpirta në pritje.......kohë është do kaloj!!!!!!!!!

Për mua një përrallë e dlirë është dashuria...... me fjalë të ëmbëla nga zemrat që nuk shiten, e ndërtuar....... me gabime që nëpërmjet tyre kuptojmë dhe vlerën.
Nuk ka nevojë për festë dashuria...............festë është dashuria vetë.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 8:49

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Pertydg2

Ruaju shpirti im!
Ruaju nga ata që vrasin mjellmat
natën
të stolisen ditën me krahët e tyre.......

***
Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Vogelushlu6

Nuk, nuk...
Nuk dua të më ledhatojnë duar
gishtërinjë të përrlyer me pluhur të artë
munden të kenë vrarë
flutura

***
Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Dorrjedhinbo7

Vërtetë
ç’farë mund të ofrojë një gjethe e zverdhur
që donte t’i shkonte kundër rrjedhës të lumit?!
Mundet?!
Mundet lumi të mësoj të ëndërroj?!

***
Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Tegjithaluletlg0

Të nostalgoj......
më vjen me flladin herë-herë aroma e shpirtit tënd
dhe mendoj se erdhi

Pranvera....

***
Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Dheuneevetmeeh9

Fare thjeshtë, kam nevojë për Ty
Nuk mundem të sjell e vetme pranverën....

***
Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Flakrojnshixr5

Ç’do herë që shiu bjen mbi një trëndafil
do dërgoj një puthje të ruash
ëndrrën tënde.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 9:17

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Xmoonpathgif11

Sa dashuria ëndërron i bën ëndërra jeta
Por kush në të vërtetë ëndërron, dhimbjen e bën përgjërim!!!!!!!!

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Giorniperte11

Mendohem.......sa zemra që u coptuan.....shpirta të vetmuar që kërkojnë të gjejnë një qëllim.....dikë.....diçka.....të mbushin boshllëkun.......
Ekziston dhimbje rreth nesh......por shumë herë nuk mund të shohim më larg se vetveten.....
Qajmë për momente të humbura.....por ja që ekzistojnë me mijëra të tjera që do të vijnë...
Ke në duart e tua pinelat dhe ngjyrat, pikturo parajsën dhe futu brënda.......Jeto!!!!!!!!!!!!!!!

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 107460playingtheangelby

Mendohem sa mund të duroj dashuria....sa mund të duroj një zemër që dashuron....sa mund të fali.....sa mund të bëj plagët të mos dhëmbin...sa mundet të bëj lotët flutura të fluturojnë...
Dashuria din të harrojë...të përkalojë....kjo është dhe madhështia e shpirtit që dashuron pastër...
Të dua.......kushdo që të jesh.....ç’farë do që të kesh bërë....ç’farë do që të bësh.......asgjë dhe askush nuk mundet ta ndryshojë këtë!!!!!!!!!!!!

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Date11

Shumë herë mendohem sa të pa kënaqur jemi ne njerëzit....Nuk vlerësojmë atë që kemi, atë që na japin.....gjithnjë kërkojmë më tepër ...dhe akoma më tepër...
Nuk vlerësojmë dashurinë që ishim kaq me fat të jetojmë , e shpërdorojmë për gjëra pa vlerë.....
Nuk dëgjojmë zërin e zemrës.....nuk i bashkohemi shpirtit.....jetojmë thjeshtë për të gënjyer vetveten.....
Sikur të mundeshim të shikonim brënda nesh....të mbushnim zemrën me dashuri dhe ta ofronim tek të gjithë ata që e kanë nevojë....do të ishim në të vërtetë plot kaltërsi.....
Të humbur në ego-në tonë harrojmë se atje jashtë janë me mijra të tjerë që vuajnë, që nuk kanë as këtë të drejtë në jetë... dashurinë
Një faleminderit që ekzistojmë, që jemi gjallë....që shohim bukurinë e jetës akoma dhe nga shëmtira e saj...
Një faleminderit Ty që më zgjove këtë ndjenjë....qofsh dhe kalimtar......Ani çka?!

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 N1409598846301029769996

Më don....nuk mund të ndalosh të më duash....e ndjej....e shoh.....
Brënda meje gjithmonë e besoj......
Nuk mundesh të mos më duash......as unë...
Mund të na dajnë rrethanat por ndjenjat tona na bashkojnë...
Ç’farë do që të bëhet dashuria që na lidhi do mbetet e gjallë brënda në shpirtat tanë....dhe atëherë kur trupat të jenë rrudhosur kjo dashuri nuk mund të vyshket..... E din..... E ndjej!!!!!!!!!!!!!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 9:18

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Fantasylarge841


Unë nuk jam nga këtu...
Unë di vetëm të dua...
Të buzëqesh...
Di të shpërndaj përqafime...
Di të fal puthje...
Di të jap pa pritur që të marr..
Di që kufij nuk ekzistojnë...
Di që ëndrrat janë realitet dhe realiteti ëndërr...

Unë nuk jam nga këtu....

Di se si ndryshojnë brenda një nate të gjitha ato që i kishim të sigurta...
Di se si përmbytet çdo gjë mendomim që na përket me një po ose një jo...
Di të flas me erën dhe ajo të më dëgjojë...
Di të flas me detin dhe ai të gjunjëzohet në këmbët e mia...
Di të flas me hënën dhe ajo të më këndojë sonata...
Di të flas me yjet dhe ato të më ndriçojnë udhëtimin...

Unë nuk jam nga këtu...

Di si të përkëdhel plagën dhe ajo të mbyllet...
Di si të prek trupin dhe ta bëj me prekjen time të shikoj ndjenjat...
Di të jepem krjtësisht....
Di të më mbështes si dhurat në duar të tjera...

Por.....
Nuk e dija që të mund të qëndroj këtu ku nuk përkas duhet të dija....
Nuk e dija që të gjitha këto në vënd që të falnin magji do të ndillnin frikë...
Jo....... nuk janë gati të pranojnë dhuratat e mia...
Nuk e dija që nuk bën.....
Më falni që nuk mësova....
Më falni por nuk dua të mësoj kurrë.....
Më falni nuk e dija...
Sa gjynah të duhet të jetoj këtu....
Sa gjynah të shoh me tjetër sy.....
Dhe kjo botë këtu mos të njohi shikimin tim....
Sa gjynah të dua të jap dhe mos të më kërkojnë
Sa gjynah vërtetë...
Sa gjynah të falësh dashuri dhe tjetri ta peshojë me standartet e tij...

Nuk e dija...
Më falni.....
Unë nuk dua të jem këtu....
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 9:19

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 E1a99f1023d2544d1


I dashuri im

E shkruajta këtë letër menjëherë sapo hapa sytë...u zgjova përsëri nga ëndrra dhe mallkova realitetin...
E din, gjithmonë të flas për ëndrrat e mia dhe ti vazhdimisht buzëqesh
Më duket sikur shoh zjarrin në sytë e tu kur më shikon dhe një buzëqeshje tënden të çiltër e kam përgjigje të mjaftueshme që ti beson në ëndrrat e mia.
Më është e mjaftueshme kjo përgjigje që buzët e tua nuk mundeshin të japin.

Dje më the: - Fli dhe unë do të vij në ëndrrat e tua...
Mbylla sytë e qetë dhe erdhe... e mbajte premtimin tënd
Unë kisha veshur atë fustanin e kuq që të pëlqen, ndërsa ti kishe veshur djellin në fytyrën tënde
Sa errësira do të duroja të mundem të shoh përsëri atë djell!!!!!!!
Vërtetë ndriçohet tjetër qënie sa e imja , me djellin tënd?!
Vërtetë vishesh me këtë djell vetëm atëherë kur shikon mua?!
Vërtetë.... sa do të doja të të pyesja por kam frikë heshtjet e tua!!!!!!!!

Të kam thënë i dashur besoj që ëndrrat nuk janë vetëm dëshirat
siç thonë ata që dinë gjithçka...
Ëndrrat janë realiteti paralel...ndoshta janë dhe e vetmja e vërtetë përveç atyre që jetojmë.
Nuk ndjeva kurrë të ekzistoj në të vërtetë në të gjitha ato që jetova.
Nuk besova në fat, po të shpjegosh fjalën fat nuk ka asnjë kuptim tjetër përveç atij që i kemi dhënë....
Mos ndoshta do mund ta quanim takimin tonë fat?!
Mos e mban mënd atë shkrimin tim që ra në duart e tua pak para se të të takoj?!
Mos të kujtohet me çfarë mënyre të çuditshme ra në duart e tua?!
Fliste për shpirtat që zvarriten...për shpirtat që lanë gjërat në gjysëm... për shpirtat që dashuronin kaq shumë dhe që një jetë nuk ju mjaftonte...

I dashuri im
Kam heshtur kaq fjalë për ty...
Kam heshtur nevojën time , por nuk mund të hesht dhe zemrën...
Të përket tanimë... ç’do rrahje e saj merr frymë nga ti!!!
Të jetoj dhe të ëndërroj larg çdo pengese... nuk ekziston largësia e logjikës kur zemrat janë njëra pranë tjetrës...
Dhe nëse hesht e bëj mos të t’shkaktoj vuajtje... mos qëllon dhe gjakosesh e nuk mundem të t’shëroj plagët, edhe pse netë pambarim lutem të dëgjosh të qarat e mia... si ftesë që të vish.
E ruaj dhomën ku u dashuruam dhe shtrova jasemina në çarçafët e bardhë.
Dhe një pasqyrë i dashuri im ka ruajtur përgjithmonë qëniet tona të bashkuara, nga aty brënda të shoh të gjallë të kërkosh përsëri e përsëri dashurinë time dhe unë çdo natë që vjen të ta fal dorëlëshuar...
Trup dhe shpirt të tuat...
Të gjitha në të rrallat duart e tua të ndërtosh nga fillimi ekzistencën time.
Të jetoj dhe të vdes për ty shumë herë.

Do të mbledh dhimbjet e tua i dashuri im të premtoj...
Do të mbyll të gjitha forcat e tua të thyera në krahët e mi
Do të mbështjell me përqafimin tim në gjumin më të ëmbël
Dhe ëndrra ime do të bëhet ëndrra jonë
Në atë realitetin paralel...në atë dhe në këtë... do të të kem në përqafim

Dhe jam e lumtur i dashuri im
Thuamë, kaq lumturi në cilën kujtesë të zej vënd?!
...........

Dhe përgjërohem i dashuri im
Përgjërohem të jesh këtu
Të flinim të përqafuar
Të më falje djellin tënd
Dhe unë të të falja jetën time

I dashuri im të adhuroj dhe përgjithmonë gjysma ime të përket ty!!!!!!!!!!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 9:19

Qendrova e shtrire ne shtrat, duke te pritur te me vije ne enderr. Por, nuk me zuri gjumi, ndaj u ktheva ketu te çmallem ne detin tend parajsor... Edhe tani kur te shkruaj me behet sikur po e shoh silueten tende prej gjysme endrre, qe me pushton ngadale te teren. Zgjatem te te puth buzen krijesa ime e dashur dhe e bukur gjer ne finesen e persosjes se mahnitshme. Por laresia, ah largesia... Dhe, zemra ime perpiqet te rrenoje murin e kesaj largesie e te merr krahet e fluturimit drejt qiejve te dashurise...

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 28s4p3c

... Sepse, atje, atje ku je Ti i dashuri im... dua te vije dhe une sonte, qofte dhe vetem si enderr... dua te ngrohem ne zjarrin tend, te digjem si fieri deshiroj... Ndaj merrme ne gjirin tend, i dashur!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 9:20

Ti engjulli im Tiii me nxore nga ajo bote e ankthshme, duke me bere te ndjehem si ne parajse te ndihem me se e lumtur... thjesht shpirti im u ringjalle..…

Qe nga ajo dite kur te njoha Ty, une nisa te mos e urreja jeten, nisa te harroja muzgun tim shpirteror dhe te shikoja vetem nga lindja e diellit… E, ne ate diell te shihja dhe tanime te shoh vetem Ty. Kjo me ben njeriun me te lumtur mbi kete bote!!!

ehh mund te kuptosh se sa shumë më mungove sot...me mungoi buza ime e embel ku aty shijoj nektarin...e etur per prekjen tende...kam mall te mbeshtetem ne krahrorin tend...hhee i miriii im Tii....me prit se do vij....me perkdhelje...me buzeqeshje...me puthje te emblaa duke filluar nga buza e embel qershi.....


Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 2iqg8ys
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Vizitor Sat 13 Mar 2010 - 21:52

Te lumt motra shume te bukura!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sun 14 Mar 2010 - 3:13

Faleminderit viola
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 3 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi