Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

4 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 28 May 2009 - 23:18

First topic message reminder :

Ah kjo jete.

Sa e poshter eshte kjo jete.Sa e sa here e kam mallkuar kete jete me frymen time te shpirtit.Sa e sa here jam perpelitur mes jetes dhe vdekjes duke u perpjekur qe tia imponoj vdekjen e parakohshme vetvetes.Mundime e stermundime te tera ma kan gerryer shpirtin tim te pafajshem.Krimba te panumerta jan ushqyer me mishin dhe gjakun e zemres sime.Viganet e trishtimit kan lozur ne trupin tim.Nje shtat i hedhur qe ka lulezuar nje zemer e gezuar nje shpirt i ngrohur vetem disa caste,dy sy te perlotur ishin furnizues i nje deti te pa funde,dy buze te shkrumuara qe kan ditur ti shqiptojn vetem fjalet ...te dua,te dua shume,dhe per kete s mund te jetoj pa ty ,te lutem mos me braktis ,jeta ime varet vetem nga veprimet e tua...Dhe,dalngadal filloi te tretet ajo dashuri ,fillua te fundosen ato dite te lumtura qe i kalova me shpirtin time...Filluan te shkatrrohen idete e mija per nje te ardhme me te lumtur .E,ditet ecin ,ecin pa pushim .Koha kalonte pavarsishte se cfar po ngjante me mua.Ritmet e jetes e perplasin trupin tim neper shkembinjte e krijuar nga urrejtja ndaje te tjerve.E,une,me gjymtyre te shkaperderdhura neper horizonte te kerkoja ty,qe te qlodhem dhe te qetesohem ne kraherorin tende,por...si per cudi si ste takova askund,qe aq shum ndjeja nevoj per ty ,per pranin tende.Mjegulla e ketyre diteve te vjeshtes lufton me fytyren time,lufton te me ndale e te mos vije tek ti .Por,jo askush s mund te me ndale ,shpirti im, ashkush.Do te vije e do te kerkoj edhe po te emigrosh ne ndonje vend te pabanuar fare nga njerzit.Do te vij.Te dua!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:35

Bota është e keqe.....
Nuk mundet të kuptojë se sa të dashuruar jemi
dhe të gjithë kritikojnë njërën dhe tjetrën ...

Jeto për mua , jeto me mua,
mbylli veshët asnjë mos dëgjo nuk dinë të dashurojnë dinë vetëm të kritikojnë
të japin mendime....
Nuk munden të kuptojnë se sa shumë jemi për njëri -tjetrin
se sa e vështirë na është të jetojmë larg njëri-tjetrit një minut, një sekond...

Ohhhhhhhhhhh zot sa shumë të dua !!!!!!!!!!!!

Nuk e ndjejnë kurrë, nuk munden të ndjejnë atë që ndjejmë ne
atë rrënqethjen e ëmbël kur jemi në përqafim dhe dridhemi në valët e dashurisë tonë....

Nuk dua të ndjej dhe unë tanimë asgjë tjetër, vetëm tënden Të dua........
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:37

Nuk di përse.............

Nuk kuptova kurrë ç'farë me ndodh........

Nuk di përse ekzistenca ime tashmë të përket vetëm Ty.......

Nuk di përse këtë natë të mendoja, përse u hidhërova që Ti nuk ishe këtu.....

Nuk di ...kur të shkaktoj dhimbje, përse unë vdes........

Nuk di përse dridhem mos të të humb, mos më ikësh, mos më lësh vetëm në këtë botë që më trëmb.....

Nuk di përse ai zëri yt është qëllimi im, gëzimi yt përkushtim për mua, lumturia jote për mua lutje.

Nuk di përse të shkruaj.......

Përse të gjitha këngët flasin vetëm për Ne.......

Nuk di përse prania jote për mua është gjithë bota.......

Nuk di përse foleja jonë është fole e gjithë botës..........

Nuk di përse të shkruaj tani ,fjalë të thjeshta, që ndoshta do të qeshësh, që ndoshta mund të mos i shohësh kurrë......

Dikush më patë thënë ;"Dashuria, është nje jetë plot dhimbje,buzëqeshje,gëzim, lot, vuajtje...por kurrë nuk do të mësosh përse"

Kështu dhe me ne zemra ime.....nuk di përse dhe si....nuk di përse ndodh............

Nuk di si ndodh, nuk di ç'farë do të bëhet...........

Di vetëm që TE DUA..............TE DUA shpirti im dhe kështu justifikoj të tjerat......

Di që TE DUA zemra ime dhe që për mua kështu gjithmonë do të jetë.

Mundet tanimë të bëhet ndryshe?!....Kurrë më nuk mund të bëhet ndryshe.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:39

Më thua vazhdimisht që të mungoj....
Nuk të përgjigjem...nuk kam fjalë të të them
Më thua që më do, por unë përsëri nuk kam fjalë
Të vështroj në heshtje, asnjë fjalë nuk më del
Thjesht të vështroj, të dëgjoj, të ndjej ........

Një vrushkull ndjenjash më kaplon
Lëmsh më është bërë në gjoks e dua të shpërthej.......

Ohhhhhhhh gjithësi!!!!!!!!!!!!!!!!!

Dua të them shumë dhe asgjë nuk më del
Dua të bërtas, të ulërij një fjalë të vetme........
Fjalën Të dua!!!!!!!!!!!!!!!!

Të dua .e.a.d.??
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:40

Mendohem.......sa zemra që u coptuan.....shpirta të vetmuar që kërkojnë të gjejnë një qëllim.....dikë.....diçka.....të mbushin boshllëkun.......
Ekziston dhimbje rreth nesh......por shumë herë nuk mund të shohim më larg se vetveten.....
Qajmë për momente të humbura.....por ja që ekzistojnë me mijëra të tjera që do të vijnë...
Ke në duart e tua pinelat dhe ngjyrat, pikturo parajsën dhe futu brënda.......Jeto!!!!!!!!!!!!!!!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:41

Shumë herë mendohem sa të pa kënaqur jemi ne njerëzit....Nuk vlerësojmë atë që kemi, atë që na japin.....gjithnjë kërkojmë më tepër ...dhe akoma më tepër...
Nuk vlerësojmë dashurinë që ishim kaq me fat të jetojmë , e shpërdorojmë për gjëra pa vlerë.....
Nuk dëgjojmë zërin e zemrës.....nuk i bashkohemi shpirtit.....jetojmë thjeshtë për të gënjyer vetveten.....
Sikur të mundeshim të shikonim brënda nesh....të mbushnim zemrën me dashuri dhe ta ofronim tek të gjithë ata që e kanë nevojë....do të ishim në të vërtetë plot kaltërsi.....
Të humbur në ego-në tonë harrojmë se atje jashtë janë me mijra të tjerë që vuajnë, që nuk kanë as këtë të drejtë në jetë... dashurinë
Një faleminderit që ekzistojmë, që jemi gjallë....që shohim bukurinë e jetës akoma dhe nga shëmtira e saj...
Një faleminderit Ty që më zgjove këtë ndjenjë....qofsh dhe kalimtar......Ani çka?!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:42

Më don....nuk mund të ndalosh të më duash....e ndjej....e shoh.....
Brënda meje gjithmonë e besoj......
Nuk mundesh të mos më duash......as unë...
Mund të na dajnë rrethanat por ndjenjat tona na bashkojnë...
Ç’farë do që të bëhet dashuria që na lidhi do mbetet e gjallë brënda në shpirtat tanë....dhe atëherë kur trupat të jenë rrudhosur kjo dashuri nuk mund të vyshket..... E din..... E ndjej!!!!!!!!!!!!!

për Ty
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:43

Unë nuk jam nga këtu...
Unë di vetëm të dua...
Të buzëqesh...
Di të shpërndaj përqafime...
Di të fal puthje...
Di të jap pa pritur që të marr..
Di që kufij nuk ekzistojnë...
Di që ëndrrat janë realitet dhe realiteti ëndërr...

Unë nuk jam nga këtu....

Di se si ndryshojnë brenda një nate të gjitha ato që i kishim të sigurta...
Di se si përmbytet çdo gjë mendomim që na përket me një po ose një jo...
Di të flas me erën dhe ajo të më dëgjojë...
Di të flas me detin dhe ai të gjunjëzohet në këmbët e mia...
Di të flas me hënën dhe ajo të më këndojë sonata...
Di të flas me yjet dhe ato të më ndriçojnë udhëtimin...

Unë nuk jam nga këtu...

Di si të përkëdhel plagën dhe ajo të mbyllet...
Di si të prek trupin dhe ta bëj me prekjen time të shikoj ndjenjat...
Di të jepem krjtësisht....
Di të më mbështes si dhurat në duar të tjera...

Por.....
Nuk e dija që të mund të qëndroj këtu ku nuk përkas duhet të dija....
Nuk e dija që të gjitha këto në vënd që të falnin magji do të ndillnin frikë...
Jo....... nuk janë gati të pranojnë dhuratat e mia...
Nuk e dija që nuk bën.....
Më falni që nuk mësova....
Më falni por nuk dua të mësoj kurrë.....
Më falni nuk e dija...
Sa gjynah të duhet të jetoj këtu....
Sa gjynah të shoh me tjetër sy.....
Dhe kjo botë këtu mos të njohi shikimin tim....
Sa gjynah të dua të jap dhe mos të më kërkojnë
Sa gjynah vërtetë...
Sa gjynah të falësh dashuri dhe tjetri ta peshojë me standartet e tij...

Nuk e dija...
Më falni.....
Unë nuk dua të jem këtu....
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:44

I dashuri im
Kam heshtur kaq fjalë për ty...
Kam heshtur nevojën time , por nuk mund të hesht dhe zemrën...
Të përket tanimë... ç’do rrahje e saj merr frymë nga ti!!!
Të jetoj dhe të ëndërroj larg çdo pengese... nuk ekziston largësia e logjikës kur zemrat janë njëra pranë tjetrës...
Dhe nëse hesht e bëj mos të t’shkaktoj vuajtje... mos qëllon dhe gjakosesh e nuk mundem të t’shëroj plagët, edhe pse netë pambarim lutem të dëgjosh të qarat e mia... si ftesë që të vish.
E ruaj dhomën ku u dashuruam dhe shtrova jasemina në çarçafët e bardhë.
Dhe një pasqyrë i dashuri im ka ruajtur përgjithmonë qëniet tona të bashkuara, nga aty brënda të shoh të gjallë të kërkosh përsëri e përsëri dashurinë time dhe unë çdo natë që vjen të ta fal dorëlëshuar...
Trup dhe shpirt të tuat...
Të gjitha në të rrallat duart e tua të ndërtosh nga fillimi ekzistencën time.
Të jetoj dhe të vdes për ty shumë herë.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:45

I dashuri im ëndërro...
Po, po, ëndërro janë shumë ata që në këtë botë ëndërrojnë.
Dhe e di ç'farë.....një ditë do të vij'.. do të vij' si fllad mëngjesi, do të vij' si freski nate, si intrigë njerëzore një ditë do të vij'...........
Por kam frikë shpirti im , kam frikë mos të të gjej të shëndrruarr....kam frikë, do të jesh ëngjëll apo djall.......
Pa ardhur nuk e lë ........frymën të ta marr...
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 25 Jun 2009 - 0:46

Ndjenjat shkruajnë.......ndjenjat flasin.........ndjenjat përjetojnë.........vuajnë.....ndjejnë dhimbje......dhe njëfarë lumturie si shpërblim......
O njerëziiiiiiiiiiiii a e mësuat kurrë ç'farë do të thotë ndjenjë..........ndoshta dhe një irritim kështu do të quhej..........orë të vështira vetmie gjithsesi nga qindra njerëz rrethuar........
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 3:57

Emocioni më dinamik që njeriu mund të përjetoj, elementi më thelbësore i qenies njeri, ndjenjë e fuqishme dhe e thellë, e zjarrtë dhe e pastër, energji e fuqishme dhe e pafund që depërton deri në poret më të imta të qenies sonë, duke na rrëmbyer trupin e shpirtin... është ndjenja e quajtur DASHURI.

Dashuria... është ëndërr, ëndërroje
Dashuria... është e bukur, adhuroje
Dashuria... është dhimbje, shëroje
Dashuria... është tradhti, mësohu me ta
Dashuria... është detyre, plotësoje
Dashuria... është pasuri, ruaje
Dashuria... është loje, luaje
Dashuria... është mister, zbuloje
Dashuria... është fat, përfitoje
Dashuria... është aventure, kujdes
Dashuria... është luftë, mësohu edhe me te
Por dashuria... është dashuri, lufto për te!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 3:58

Historisë së dashurisë..!

Në dritaren e kristalt perëndimin e pres,
trandofilit fletët ja këputa po bie cdo shpres.
Ti luan nuk mërzitesh,sa vështir e kam të të harroj..?

Ty më as që të bën për mua e kuptoj,
më ndihmo Zot të luftoj,
fajin e pranoj,falje kërkoj,
por nëse nuk ma fal nuk e dhuroj dot jetën
ta thash të vërtetën!

Dhe unë kam krenari,
cfar tjetër nga unë kërkon ti?
Unë nuk e di,
dhe dëgjoj cdo melodi,
dhe më duket sikur cdo këngë
është shkruar pëe mua..

Mbylli syt mbylli veshët,
nuk dua më asgjë të dëgjoj e të shoh!
Historit e dashuris gjithmon mbarojn me :Nuk më njeh nuk të njoh!
Epo u dorëzova lufta qenka e pa kuptim..
po ta dish,ishe i pari dhe i fundit në shpirtin tim!


Plagë shërues..

Oqeani..?
Uji,ajri,toka..
ju pse na ndani?
ju engjuj pse me kaq dënes qani?
Kam qar vetë me orë ditë e muaj..!
Në dheun tim ndjehem e huaj dhe vuaj..
që e lëndova,nuk i besova!
Se e deshta dhe ende e dua,
u pendova,vallë a i mungoj atij si ai mua?
Qaj me dënes..shpresa e fundit po më vdes!
Të lutem afrohu tek bregu i detit fjalët mi dëgjo..!
U pendova zemër,më fal mos më harro,
nëse të lëndon e kaluara që pate me mua..
më harro dhe plagën shëro..!
Nëse ma fal gabimin,lëndimin
më lejo oh shpirt plagën ta shëroj
dhe më lejo që para Zotit të betohem
që gjer në frymën e fundit do të dashuroj!


Një herë...

Mëngjesi zbardhi,dhe me sy hapur më gjeti,
nuk fjeta me netë duke menduar për atë që pa u ngopur fjeti!
E mallkova hënën dhe yjet i qëllova,
retë e zhurmëshme shpejt i lajmërova,
dhe vetimë sinjali im
qaj pa pushim
dhe me lotët e mi,
përmbysi cdo gjë i bekuari shi!
Nuk më ndali dhe nuk do më ndal
asgjë!Un dua ti\'a dal!
Për të..jo nuk dua të mendoj më!
Me ngjyrë e zezë simbolin e krenaris
të luftoj për hir të dashuris
që dikur e ndjeva shumë..
si sot edhe ato netë nuk flija gjumë.
Do të shlyej nga kapitulli më fantastik
fajin e kam unë,por sdua të të kem armik!
Vetëm një herë në jetën tënde dëgjoje rrëfimin tim,
pastaj mund ti mbyllësh veshët e të shkosh në rrugën e pa kuptim!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 3:59

DASHURISË...?

Zjarri në shtegun tim..
nuk më ndal të arrij atë qëllim,
që synova dhe me vite ëndërrova,
frymën e fundit do e lëshoj,
përtej asaj vetime që më egërsoj të luftoj!
Nuk më ndal jo zjarri,
s’ka pasuri..jo as thesari,
unë do të vi,me prit vetëm ti!
Dheu më dha forcën acari gjallërinë,
dashuria yte më dha frymën dhe pasurin.
Un do vi,shtegut tim të zjarrtë,
me zemrën e art
për fjalët e tua mjaltë!
Ngrohtësinë përvëluese dua ta nxjerr,.nuk më frikëson ky tmerr,
më mbush trimëri ai zjarr që ke ti!
Për ty,për ata sy,për shpirt e zemër..?.
Bekim e mallkim të qenit femër..!
Në errësirë dhe me zinxhir vetë ma thuaj...
Të Vërtetën..?
Në më do sa e do jetën,
dhe unë do vi përtej oqeanit me not,
që e mbusha vet me LOT!


LUFTA e III –të BOTËRORE E DASHURISË!

Do të ndjek pas,kudo që të shkosh,
gjer sa do ta kuptosh,
se e vështir është jeta pa mua!
,se ti nuk merë frymë pa më thënë qoftë një herë Të DUA!
Unë për ty,do mësoj gjuhën japoneze,
do perfeksionoj dhe kulturën kineze,
por nëse do dashurin time me vepra ta dëshmoj..?
Në oqeanin me koloni peshkaqenësh do notoj!
Që të bindesh oh shpirt..!
Që në tunelin tënd të errët unë jam e vetmja dritë!
E di, e pranoj që kam luajtur shumë,
por, nga pendimi zemër nuk fli dot gjumë,
E di që ende nuk më beson,por mos mu bë tani edhe kritik,
do mësoj artet marciale të të mbroj kur je në rrezik
botën do e shëtis vetëm nëse jam me ty,
do të lidhem me pranga dhe me dry!
Syzet më të zeza do ti gjej që ti mbyll sytë e të mos shikoj,
sepse sytë e mia janë aq tinëzare që çdo zemër atij ta pushtoj!
Por për ty do bëhem edhe Toeradore me dem vdekjen para ta kem,
gjer sa ta fitoj sërish zemrën e në shpirtin tënd e para dhe e fundit të jem!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 4:00

Isha ishe dhe ato do te jenë,
dhe ata qe ne besë na prenë,
se ti një herë u duke dhe u zhduke,
se me urreje, do te urreja,
se po te me gënjeje do te gënjeja.
Ata po na ndanin e shanin,
dhe qeshnin me grindjet tona,
se kur më sheh nuk të shoh,
se nuk me njeh nuk të njoh,
dhe gjithmonë te acaruar,
të pamëshirë e te egërsuar.
Sot un jam, ti je dhe ata janë,
një luftë mes nesh ata panë,
ishim ne teatër apo realitet,
ne fron mbretëresha qe lufton me mbret!
Unë do jem dhe ti do jesh,
ata ishin, sigurisht qe ishin,
jetët tona ne dorë i kishin!
Pse i lejuam ma thuaj, pse nuk i ndaluam?
sot më urren nesër do me urresh gjithashtu,
unë të urrej dhe nesër asgjë s’ka për të ndryshua..
Jemi dhe do te jemi,
kudo qe te vemi,
ata qe i lejuam të tjerët të luajnë me ne,
ma thua ti pse??
Un do përgjigjen kur do ngritëm nga dheu,
ne te cilën më varrosën,
gjitha ndjenjat mi shfarosën,
dhe kthim prapa nuk do ketë,
ishim shumë te hareshëm plot jetë,
na imponuan dhe kur u takuam
shikoheshim me egërsi,
faji nuk mbeti jetim
isha UN dhe ishe TI!
Nuk i kthejmë do prapa akrepat,
e as kalendarit, fletët nuk ja kthejmë DOT
as gabimet qe i bëmë,
nuk lahen as me GJAK e as me Lot!

Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 4:02

FLAS ME VETEN



I thashë këngës

Dua të të shijojë

Më tha:

At’here duhet t’më këndosh



I thashë jetës

Më fal diçka të bukur

Më tha:

At’here duhet t’më jetosh



I thashë vuajtjes

Përse kudo ti më shoqëron

Më tha :

Sepse ti më fton



I thashë vdekjës

Përse më mban nën ankth

Më tha:

Sepse ti s’më harron



I thashë vetës

Çfarë po bën kështu

Më tha:

Më s’do të gaboj



I thashë shpirtit

Ke vetëm dy rrugë

Më tha :

Unë do të fitojë



Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 4:03

SYTE E TU



Her, më mbysin, her, më ngjallin

Her’ më shuajn, her’ më kallin

Her’ më shtangin, her’ më dridhin

Her’ më çmendin, her’ më lidhin



Her’ sa ëmbël më qetsojnë

Her’ ashpër më tërbojnë

Her’ sa bukur din të flasin

Her’ sa tmerrshëm din të vrasin



Her’ më bëjn të të dua shumë

Her të të urrej deri në pa fund

Her’ të të kem kudo me vete

Her të të mos shoh kurr’ në jetë



Edhe të bukur, edhe të rrezikshëm

Edhe të këndshëm, edhe të frikshëm

Edhe lule edhe therr’

Edhe dritë edhe terr



Shumë të çuditshem megjithatë

Përulju Zotit për kët’ dhurat

Se të rrall janë ata që mbajn

Sy që syve tu u ngjajnë
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 4:04

DY ZEMRA QË DASHUROHEN


Le të ketë në bashkësinë tuaj vend,
Dhe le të vallzojë në mes fushës, era hyjnore

Duajeni njëri-tjetrin por mos krijoni lidhje dashurie
Le të bëhet ajo det i lëvizshëm në mes brigjeve të shpirt`rave tuaj

Mbushni gotat njëri tjetrit, por mos pini nga gota e njejtë

Jepni njëri-tjetrit nga buka juaj ,por mos hani nga copa e njejtë

Këndoni e luani bashkë dhe bëhuni të gëzuar,
por lejoni që secili të jetë vetvetja
Madje edhe anët e lahutës janë në vete ,edhe pse dridhen me muzikë të njetë

Dhurojini zemrat tuaja,por mos e vendosni njëri-tjetrin nën roje
Sepse vetëm lumi i jetës mund të kënaq zemrat tuaja

Rrini bashkë por përsëri jo shumë bashkë
Edhe shtyllat e tempullit rrinë të ndara,kurse lisi
dhe pishat nuk rritën nën hijën e njëri-tjetrit
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 4:04

MËSHIRA


Çudia
Mëshirë e çuditshme! Sa I ëmbël është ai zë
Që më ka shpëtuar të mjerin, si mua!
Njëherë kam qenë i humbur
Tani jam gjetur
Njëherë kam qenë i verbër,
Tani shoh


Mëshira e ka mësuar zemrën time të friksohet,
Mëshira më solli lehtësim,
Sa e shtrenjtë ka qenë ajo, mëshira,
Çastin e parë kur kam besuar!


Nëpër shumë rreziqe, mundime e vuajtje,
Tani më kam kaluar,
Mëshira sigurisht më ndihmoi
Nëpër ato të mbijetoj
Ndërsa tani do t’më përcjellë për në shtëpi.


Dhe kur atje të jemi dhjetëmijë vjet
Duke shëndritur si diell,
Do të kemi numër të njejt ditësh
Duke e madhëruar kështu Perendinë,
Si atëherë kur kemi filluar për herë të parë
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 4:06

DHËMBJA IME…VETËM UNË TË NJOH!

Mal dhëmbjesh po rritesh çdo çastë,
Oqeanë vuajtejsh në shpirt fort m’ke vershu.
Po të kaperdijë më heshtje e ofshamë t’theksuar
Plotë mllef e urrejtje,për këtë torturë jete që jetoj.
Të njohë vetëm unë o etje e pashuar,
O oqeanë fjalimi që mbete pa u thenë,
Atë që ndjej, e di vetëm shpirti im
një botë të terë helm brenda vehtës ai po mbanë,
kjo që ndjehet nuk thuhet dot më fjalë,
kam frikë së një ditë do pelcasë durimi,
do të perfundoj n’marrëzi e as Perendia s’do t’më fal.
Oh pse të njoha pas kohe o lumturi e paarritur,
që më vrull të shpejt jetës kthesë m’i dhe
në udhekryqin e jetës mbeta rrugëmbyllur,
sa më afer të ndjeja aq më larg më le.
Lumturi e perjetshme m’u shfaqe mes vullkani,
mes ujrave të turbullta që mbysin në thellësi,
mes ërrsirave të tmerrshme dritë kush s’më fali,
ëshë ky denim që më percjell në perjetësi.
Të ruaj të mbyllur vuajtje e mundimshme,
Nuk dua askush të të zbulonë,
Te ruaj më kujdes dhëmbja ime e tmerrshme
Ndoshta koha të sheron .
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 4:07

ZOTI IM

Më ndihmo që dashurinë e pafund,
Ta gjej vetem në Ty.

Më jep forcën e duhur,
Që mos të tregoj dobesinë time.

Më jep kurajon e duhur,
Që mos të më kaploj trishtimi.

Më ndalo më rreptesi kur sheh,
Që po bej gjerat që Ti s’i don.

Zoti im

Më meshiro për veprimet e mia të gabuara ,
Dhe më ushqe shpirtin më mbaresit tua.

Kujdesu për mua kur sheh që po behem e pafuqishme,
Mos lejo që qenjen time ta mbisundoj e keqja.

Më ndalo krijimin e armiqesive,
Dhe më jep mirësinë që të mbaj miqësitë.

Mos lejo të më mashtroj suksesi,
E as humbja të më hedh në dëshprim.

Zoti im

Qëndro për here më mua,
Kur ndjehem e thyer,e braktisur,dhe e perulur.

Qëndro më mua edhe ateherë,
Kur ndjehem e lumtur,e pasur dhe e ngritur.

Mos më deno për gabimet e bera nga mosdija,
Më vetdijeso për mangesitë e mia.

Më afro dhe më lidh forte më dashurinë tënde HYJNORE,
Mos më harro mua edhe kur unë të harroj Ty.

Më mbaj shpirtin tim të paster,ashtu siq e ke krijuar Ti.
Më jep mbarsinë që mos të të deshproj Ty,

Zoti im.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 4:08

ËSHTË KJO ERRËSIRË E DYFISHTË

Aty ku syrit dhe shpirtit i mungon drita,aty nuk shqiptohet dot as fjala,nuk është e lirë as frymëmarrja.
Është mesnatë,e qenjet pushojnë të qeta,por për çudi tinguj zerash më trishtojnë mbrenda në shpirt.
Por prap gjithëçka është e qetë dhe dhe për një moment më duket sikur po jetoj në një qetësi apsolute.
Kam pershtypjen se gjithë bota ka ra në gjumë dhe unë jam qenja e vetme që po e sodis atë.
Dhe si “qenje e vetme” per momentin edhe mendimin e kam më të lirë dhe gati të pakufizueshem.
Por ja që pikerisht tani kur kam ketë perparsi,mendimi im ngurtesohet,duke mos ditur ta zgjedh objektin e studimit.Dhe në fund vetem një gjë është mase e vertet:se gjithë atë që e studion një kohë të gjatë,në çast e mbulon mjegulla e pasigurisë.
Prandaj kjo është ërresirë e dyfisht,syrit dhe shpirtit i shtohet etja për një shkendijë ndriqimi.
Është e pamundur të behët së paku një hap para gjersa të rrethon erresira e pafund,gjithëçka është e pakapshme.
Ku ta di për të saten herë me duhet ta ndrroj kendveshtrimin dhe qendrimin e botëkuptimit tim.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Thu 14 Jan 2010 - 4:08

KUFIRI OSE-OSE

Mos më ndjek pas kujtim i egër,
S’dua të të kujtoj vrazhdësi që më kaplove mua dhe popullin tim.
Hije e zezë që mbulove jeten dhe ëndrrat tona.
Ik nga unë trishtim që ende jeton thellë në qenjen time.
Pse o qjellë ishe aq i pameshireshem atëbotë,
Që cdo ditë murmurisje rënd e më rënd?
Pse o djellë ngrohe gjithësinë,e ne na mbaje akullë të ngrirë?
Atëbotë të gjithë na paten harruar !
Jetonim për të vdekur,donim të vdisnim për të jetuar!
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Vizitor Fri 15 Jan 2010 - 11:55

Te pergezoj motra per keto shkrime me pelqyen vertet Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Icon_biggrin
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Elhamiu Fri 15 Jan 2010 - 23:40

latina_tetovare

xhithush moj . xhibone.

te uroj qe ke fjal te shenoshh
Elhamiu
Elhamiu
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 599
 <b>Piket</b> Piket : 607
Regjistruar : 23/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Gjilane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Erisa Sat 16 Jan 2010 - 7:00

Faleminderit viola dhe elhamiu
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.! - Faqe 2 Empty Re: Ndjenjat qe flasin vete nga_Latina_tetovare.!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi