Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete te ndryshme....?

3 posters

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:37

First topic message reminder :

Kuriozitete te ndryshme....?





Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Makina-2

Prej sot e kesaj dite anglezi Perry Watkins nuk do te kete me asnje problem per te parkuar.
Ai ka krijuar nje veture te pazakonte, per shkak te permasave shume te vogla qe ka ajo.

Mund te qarkulloje fare mire ne rruge, vetem se shoferi duhet te
kerruset pak. Eshte 99 centimetra e larte, 66 centimetra e gjere dhe
130 centimetra e
gjate. Kjo makine tashme eshte regjistruar ne rekordin e librave
Guinness.

Duket si nje makine qe gjendet neper parqe lojerash, po ne fakt ajo ka nje motorr te mirefillte.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Tue 30 Jun 2009 - 10:07

Njeriu i tre punëve – fiton 39 mln $ në lotari





Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 F.0628152945478_m

Amerikani Clyde Persley, i cili ka mbajtur tre punë të ndryshme për ta
ushqyer familjen e tij, ka fituar çmimin kryesor të lotos, në Kaliforni
– me
vlerë prej 39 milionë dollarë.
Persley (49-vjeç), që është i martuar dhe ka një vajzë katërvjeçare, do
të marrë pjesën e parave prej 16 milionë dollarësh gjatë katër deri në
gjashtë
javë të ardhshme, ka thënë një zëdhënës i Lotarisë së Kalifornisë.

Siç thuhet në njoftim, Persley ka punuar në një makinë për prodhimin e
ëmbëlsirave, pastaj si vozitës i limuzinës, si dhe ka mbajtur një punë
shtesë
në restorant.

Ai ka bërë të ditur se, fillimisht do ta shpie gruan e tij në Havai, si dhe do ta angazhojë një këshilltar financiar.

Persley e kishte nxjerrë tiketën e lotos në një treg në Santa Cruz, ku
gjatë dy viteve të kaluara, dy herë në javë ka blerë tiketa të lotos.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Tue 30 Jun 2009 - 10:08

Foshnja e lindur nën dritën e celularëve

Një grua ruse ka lindur me ndihmën e dritave të disa telefonave
celularë, për shkak të ndërprerjes së plotë të rrymës në qytetin e saj.
Gjeneratorët
emergjentë ishin aktivizuar për ta mbajtur në jetë inkubatorin e
maternitetit në qytetin Shelehov, në Rusinë veriore.

Megjithatë, dhoma ku Rima Pivovarova, 22-vjeçare, kishte qenë duke i
dhënë jetë një foshnje, ishte pllakosur nga errësira, vetëm disa minuta
pasi
mjekët kishin filluar të asistonin në lindjen e komplikuar.

Me shpejtësi motrat medicinale kishin intervenuar me dritën e
telefonave të tyre celularë, sikur edhe të telefonave të pacientëve të
tjerë të
spitalit. Nën dritën e këtyre telefonave nëna Pivovarova edhe ka sjellë
në këtë botë foshnjën e saj.

Motra medicinale, e cila ka asistuar në këtë lindje, Nadezhda
Stempkovskaya, ka thënë se foshnja e gjinisë mashkullore dhe e ëma,
tash janë në gjendje
të mirë shëndetësore.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Fri 3 Jul 2009 - 3:56

Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 I8870_fotolajmi2009062721

Vogëlushi, Alfie Oliver, që është vetëm 1 vjeç, ka lindur në korrikun e vitit që shkoi me një keqformim në zemër.

Për këtë, ai ka nevojë të vazhdueshme për kura, për të mbijetuar: ia
detyron veçanërisht jetën e tij, një ilaçi shumë të veçantë. Derisa
zemra e tij
nuk vuan dhe qarkullimi nuk ka probleme, Alfie duhet të marrë 6 doza
viagrash në ditë. Ngjarja e publikuar nga tabloidët britanikë, duket si
e
pamundur, por është krejt e vërtetë. Fëmija iu nënshtrua operacionit të
parë kur ishte vetëm 16-ditësh: më pas, kur mbushi 4 muaj, mjekët thanë
se do
të mbijetonte maksimumi dhe disa javë. Falë dozave të përditshme të
ilaçeve kundër impotencës, Alfie është ende gjallë dhe gëzon shëndet të
mirë.
Prindërit Tracey dhe Rob, e dinë që kjo nuk mund të zgjasë shumë: pas 2
javësh do festojë datëlindjen e tij të parë, madje ka mësuar dhe të
ecë. "Mund
të ketë nevojë për një transplantim zemre dhe mushkërish", - kanë thënë
mjekët.

"U shokuam kur mjekët na thanë që duhet të merrte viagra çdo
ditë",- ka thënë nëna, Tracey, - nuk mendonim se pikërisht ajo do të
ishte shpëtimi i
tij. Kur ua tregonim njerëzve, ata qeshnin. Por është e vërtetë: viagra
ka shpëtuar luftëtarin tim të vogël"
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 6 Aug 2009 - 8:29

Indi, vjehrra mund ta rrahe nusen




Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 1zp4qo1


Sipas gjykates nje vjehrre mund t'i jape nuses rroba te perdorura, mund
ta rrahe, mund t'i rimarre dhuratat e marteses, sepse ajo eshte nene
dhe e
gjithe kjo sjellje sherben per ta edukuar.

Nje vjehrre qe rreh nusen, nuk mund te ndeshkohet ne akuzen e dhunes.
Keshtu vendosi Gjykata e Larte Indiane.

Madje, sipas gjykates nje vjehrre mund t'i jape nuses rroba te
perdorura, mund ta rrahe, mund t'i rimarre dhuratat e marteses, sepse
ajo eshte nene
dhe e gjithe kjo sjellje sherben per ta edukuar.
Vendimi erdhi pasi nje nuse hodhi ne gjyq vjehrren e saj per dhunen e ushtruar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 6 Aug 2009 - 8:31

Vera e kuqe stimulon erosin femeror





Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 2uygl5i

Zbuluesit italiane te Universitetit te Firenze-s kane publikuar
kerkimin e tyre ne "Journal of Sexual Medicine". Jane pikerisht
substancat kimike
pergjegjese per rritjen e qarkullimit te gjakut dhe shtimin e deshires
seksuale.

Perdorimi i veres se kuqe stimulon erosin femeror, por shkak nuk behet alkooli.

Zbuluesit italiane te Universitetit te Firenze-s kane publikuar
kerkimin e tyre ne "Journal of Sexual Medicine". Jane pikerisht
substancat kimike
pergjegjese per rritjen e qarkullimit te gjakut dhe shtimin e deshires
seksuale.

"Nje ose me shume gota vere ne dite, ndikojne ne shendetin e mire dhe
ne nje deshire me te madhe seksuale", thote Nicola Mondaini,drejtues i
studimit.

Studiuesit analizuan 798 gra, duke i kontrolluar sasine e veres qe konsumonin si dhe deshiren seksuale.

Megjithate kjo nuk do te thote qe vera duket konsumuar ne sasi te medha..
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:49

Fëmija më i fuqishëm në botë, 4-vjeçari hyn në rekordet Giuness për forcën


Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 W7lqo5


Eshtë vetëm katër vjeç, por që tani emri i tij figuron i regjistruar në librin e Rekordeve Guinness.

Gulioano, ndërsa fëmijët e tjerë të moshës së tij luajnë me topa dhe
automjete plastike, ai merret me gjimnastikë dhe ngre pesha mjaft të
rënda.

I lindur në Itali, ky rumun i vogël është bërë i famshëm për aftësitë e
tij profesionale në gjimnastikë dhe si rrjedhojë e ka fituar
pseudonimin
“Hulku i Vogël”.

Vargun e shumë tentimeve të tij e ka kurorëzuar me hyrjen në Librin e Rekordeve duke ecur në duar.
Të gjitha ato tentime janë dokumentuar me video-inizime të shumta nga
ana e babait të Giulianos, i cili në të njëjtën kohë është edhe
trajneri i
ti.

Mirëpo, derisa shumë njerëz janë të impresionuar me gjithë këto gjëra
që Giuliano mund të bëj, disa tjerë pyesin se çfarë ndikimesh mund të
kanë këto
trajnime në zhvillimin normal të tij dhe shprehin brengën për shëndetin
e djaloshit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:50

Pasi lind ne tren, femija bie ne shina, por ngel gjalle


Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 14kk179

Bebja ra pa dashje ne shinat e trenit, pasi nena e kishte nxjerre ne
jete. Me pas edhe nena u hodh vete, duke arritur te shpetoje krijesen
Nje i sapolindur i shpeton per mrekulli vdekjes ne Indi. Bebja ra pa
dashje ne shinat e trenit, pasi nena e kishte nxjerre ne jete. Sipas
asaj qe
bejne te ditur mediat indiane, Rinku Debu Ray, 28 vjec, e kapur
befasisht nga kontraktimet e shtatezanise ne nje tren ekspres te
shtetit te Bengalas,
ka lindur ne banjen e nje vagoni, teksa i sapolinduri ka rene
aksidentalisht ne pjesen e shinave. E shokuar nga ajo qe ndodhi, nena e
re u hodh nga
treni qe po ecte. Duke besuar ne nje vetvrasje, pasagjeret dhane
alarmin. “Zbritem nga treni dhe filluam ta kerkonim - ka treguar per
gazeten
“Hindustan Times” i shoqi 33-vjecar -. Ne harkun e nje ore e gjetem ne
anen e hekurudhes, me femijen e saj ne gjunj”. Pas ringjitjes ne trenin
qe me
pas u ndal ne stacionin me te afert, nena dhe femija u derguan ne
spital, ku mjeket munden te konstatojne gjendjen e mire te vogelushit.
“Eshte nje
mrekulli”, ka komentuar shefi i stacionit te “Shyama Prasad Mukherjee”.
Nje incident i ngjashem ishte regjistruar edhe ne shkurt te vitit 2008,
kur
nje e sapolindur, e ardhur ne jete disi perpara kohe, kishte rene nga
tualeti i nje treni. Vogelushja ishte gjetur dy ore me pas ne shina,
edhe ajo e
shendoshe si molla.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:51

Gjyshi, djali dhe nipi martohet për një ditë


Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 F1013115225933m


Malajziani shtatëdhjetëvjeçar, djali i tij tridhjetepesëvjeçar dhe nipi
njëzetvjeçar janë kurorëzuar në ceremoninë e trefishtë të mbajtur në
një fshat
të shtetit Selangor, njoftojnë mediat lokale.
Osmanit i ka vdekur gruaja para gjashtë muajsh dhe ai për momentin
është njeri më i moshuar në fshat, e në këtë martesë ka pranuar pasi që
fëmijët
kanë kërkuar prej tij. Osmani ka tetë fëmijë, 26 nipa dhe 11 stërnipa.

Të dielën ai është martuar me 70-vjeçaren Sawiyah Awang.

Të tri martesat janë kurorëzuar falë ndërmjetësuesve apo mesitëve, që është një gjë shumë e popullarizuar në këtë vend mysliman.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Erisa Fri 23 Oct 2009 - 4:20

Pese hakmarrjet me te keqija ne cift


Një faqe web franceze ka botuar tekstin për pesë hakmarrjet më të këqija bashkëshortore. Në vendin e parë gjendet amerikan Paul Wood, i cili nga hidhërimi kishte hedhur maçkoun mbi bashkëshorten e tij. Në vendin e dytë është radhitur një grua kineze, e cila kishte djegur 400 telefona celularë, të cilët i shiste bashkë me burrin e saj. Në vendin e tretë ndodhet amerikani, Herbert Cadwell, i cili kishte lidhur rrymën prej 110 voltësh në derën e dhomës, që gruaja e tij të mos mund të futej brenda. Një specialitet nga jashtëqitja e qenit–të cilin ia kishte përgatitur bashkëshortit të saj, e ka vendosur një grua nga Skocia në vendin e katërt. Ndërkaq, në vendin e pestë ndodhet një grua, e cila ia kishte vënë flakën penisit të bashkëshortit.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Erisa Fri 23 Oct 2009 - 4:22

Gjermani, biletat e hapesires ne supermarket

Nga reparti i embelsirave ne hapesire. Nuk behet fjale per nje film vizatimor, por per projektin me te fundit te nje rrjeti supermarketesh ne Gjermani.
Penny Market, pervec shumllojshmerise se artikujve te shportes do shese edhe bileta per udhetime ne hapesire qe parashikohet te fillojne ne fund te vitit 2011. Sipas gazetes “Bild”, pasagjeret do mund te shijojne pas pak vitesh magjine e hapesires nga bordi i vektorit Rocketplane XP qe do niset nga qendra hapesinore ne Oklahoma.
Ekuipazhi do jete i perbere nga 5 persona, te cilet do ngrihen deri ne 117 km lartesi nga siperfaqja e Tokes per rreth 10 minuta. Sipas agjencise se udhetimeve turistike, Rewe Touristik, ne rrjetin e marketeve Penny gjithcka eshte e thjeshte sepse bileta mund te blihet pa shume vuajtje dhe me nje cmim te lire.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Erisa Fri 23 Oct 2009 - 4:22

Njeriu me i shendoshe ne bote arrin 445 kg

Njeriu me peshën më të madhe në botë jeton në Britaninë e Madhe dhe peshon madje plot 445 kilogramë. 48-vjeçari çdo ditë në organizëm fut 20 mijë kalori, 8 herë më shumë se sa konsumon një mashkull mesatar, por shumë shpejt e pret një operacion shpëtues i lukthit. Britaniku Paul Mason tash është bërë njeriu më i mbipeshë në botë. “Ky është shumë i sëmurë dhe bëhet fjalë për një operacion të rëndësishëm për jetën. Natyra e sëmundjes së tij është psikologjike, ndërsa shërbimet shëndetësore duhet t’i ndihmojnë”, ka thënë zëdhënësi i shërbimit shëndetësor në Suffolk. Operacioni do të zhvillohet pas tre javësh në spitalin St. Richard në Chichester.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Tue 29 Dec 2009 - 7:51

7 mistere të mëdha të botës




Pëshpërima Taos është një zhurmë shumë e butë e
dëgjuar në disa vende anekënd botës e sidomos në SHBA, Mbretërinë e
Bashkuar dhe Evropën Veriore dhe
zakonisht dëgjohet në ambiente të qeta

Qefini i Torinos

Qefini i Torinos është një pëlhurë ku shfaqej një burrë, që dukej se
kishte vdekur nga kryqëzimi. Shumica e katolikëve e konsiderojnë si
veshjen me të
cilën u varros Jezu Krishti. Tashmë ndodhet në Katedralen e Shën Gjon
Pagëzorit në Torino të Italisë. Me gjithë investigimet shkencore,
askush nuk ka
arritur të shpjegojë deri më sot, se si imazhi është vendosur në
pëlhurë dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta, askush nuk ka arritur ta
riprodhojë
atë.

Testet e radiokarbonit tregojnë se pëlhura i përket mesjetës,
megjithatë mbështetësit e hipotezës së parë, thonë se testet e
radiokarbonit mund të
dallojnë moshën vetëm në një pëlhurë që kalbet. Ekzistojnë dëshmi për
këtë rrobë, përpara mesjetës që prej shekullit të katërt. Për më tepër,
një
tjetër veshje (Sudarium) është e njohur edhe në periudhën biblike, ku
në Dhiatën sipas Gjonit shkruhet se ishte veshja me të cilën u mbulua
Jezusi.

Një studim i vitit 1999 nga Mark Gaskin, pjesëtar i një grupi
shumëdisiplinor për të hulumtuar këtë çështje, tentoi të shihte
ngjashmëritë mes këtyre
dy pëlhurave. Bazuar në histori, analiza kimike (Sudariumi thuhet se
kishte njolla gjaku tip AB) dhe shkenca të tjera, ai arriti në
përfundimin se
këto dy veshje mbulonin të njëjtin trup, në dy periudha të ndryshme,
por të përafërta. Avinoam Danin (një studiues i Universitetit Hebre të
Jeruzalemit) arriti në përfundimin se, këto të dhëna tregojnë se bëhet
fjalë për të njëjtën pëlhurë.

Meri Seleste

Meri Seleste u nis nga Skocia e Re (Kanada) në vitin 1860. Emri
origjinal i saj ishte "Amazon", 60 metra e gjatë, duke mbajtur në total
280 tonë
materiale. Për 10 vitet e ardhshme anija u përfshi në disa aksidente
ujore dhe kaloi në pronësi të disa personave. Në fund u shit në një
ankand në Nju
Jork për vetëm 3 mijë dollarë.

Pas një sërë riparimesh ajo u rihodh në det me emrin "Meri Seleste".
Kapiteni i ri ishte Benjamin Brigs, 37 vjeç. Në nëntor të vitit 1872,
anija u nis
nga Nju Jorku dhe kishte në bord kapitenin, gruan, motrën e tij të
vogël dhe tetë anëtarë të tjerë të ekuipazhit. Anija u mbush me 1700
fuçi alkooli
amerikan dhe do të ankorohej në Xhenova të Italisë. Kapiteni, familja e
tij dhe ekuipazhi nuk do të shiheshin më kurrë. Anija u gjet duke
lundruar në
mes të Gjirit të Gjibraltarit.

Nuk kishte asnjë shenjë lufte në bord dhe i gjithë dokumentacioni
përveç ditarit të kapitenit, mungonin. Në fillimvitin 1873 u raportua
se dy varka
shpëtimi zbarkuan në Spanjë; njëra me një trup të pajetë dhe një flamur
amerikan dhe tjetra me pesë trupa. U dyshua se këto ishin trupat e
ekuipazhit
të anijes, por nuk u identifikuan kurrë.

Pëshpërima Taos

Pëshpërima Taos është një zhurmë shumë e butë e dëgjuar në disa vende
anekënd botës e sidomos në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën
Veriore.
Zakonisht dëgjohet në ambiente të qeta dhe përshkruhet si zhurmë e
ngjashme me një motor që ndodhet shumë larg.

Por, është vërtetuar se nuk mund të kapet nga mikrofonat dhe antenat
VLF, e si pasojë burimi dhe natyra e saj është akoma një mister.
Kongresi
amerikan urdhëroi në vitin 1997 shkencëtarë dhe vëzhgues të disa prej
instituteve kërkimore më të njohura në SHBA, që të hulumtonin mbi këtë
zhurmë të
dëgjuar nga shumë banorë në qytetin e vogël Taos në Nju Meksiko.

Për vite me radhë, ata që dëgjuan zhurmën e quanin si një pëshpërimë,
duke tentuar të gjenin burimin. Deri më sot, askush nuk e di natyrën
dhe burimin
e kësaj zhurme.

Xhek Rrjepësi

Në gjysmën e dytë të vitit 1888, Londra u terrorizua nga një seri
vrasjesh në pjesën e saj lindore. Emri Xhek Rrjepësi u mor nga një
letër e dërguar
në një gazetë të kohës, nga dikush që pretendonte se ishte vrasësi.
Viktimat ishin kryesisht prostituta, të cilave u ishte prerë fyti dhe u
ishte
përdhosur trupi.

Në disa raste trupat u zbuluan vetëm pak minuta, pasi rrjepësi kishte
ikur nga skena e ngjarjes. Policia e kohës kishte shumë të dyshuar, por
nuk
arriti asnjëherë të gjente fakte të mjaftueshme për të dënuar ndokënd.
Në kohët moderne ka pasur spekulime akoma edhe se Princ Albert Viktori
ishte
vrasësi. Edhe me metodat moderne të policisë nuk është arritur të
hidhet dritë mbi vrasjet. Deri më sot askush nuk e di se kush mund të
ketë qenë
rrjepësi edhe pse spekullimet kanë qënë të shumëllojshme.

Trekëndëshi i Bermudës

Trekëndëshi i Bermudës është një pjesë ujore në zonën veriore të
Oqeanit Atlantik me një numër të madh zhdukje avionësh dhe anijesh në
rrethana
misterioze. Ndër vite shumë sqarime janë tentuar të jepen për zhdukjet,
përfshi motin e keq, rrëmbime jashtëtokësorësh, udhëtim në kohë dhe
ndalim të
ligjeve të fizikës. Megjithëse, ekzistojnë dokumentacione të
mjaftueshme se këto hipoteza janë të ekzagjeruara, ende nuk ka asnjë
sqarim për numrin
jashtëzakonisht të madh të zhdukjeve në këtë zonë.

Vrasësi Zodiak

Vrasësi zodiak ka vepruar në Kaliforninë Veriore për 10 muaj në fund të
viteve 1960. Ai vrau të paktën 5 persona dhe plagosi dy të tjerë. Dy
vrasjet e
para i kreu me pistoletë afër policisë së zonës. Në vrasjen e dytë,
tentoi të vriste dy persona, por njëri prej tyre mbijetoi me plumba në
kokë dhe
qafë. 40 minuta më vonë, policia mori një telefonatë anonime nga një
person që pretendonte se ishte vrasësi dhe që pranoi edhe dy vrasjet e
para.

Atë muaj, tri letra të koduara u dërguan në gazeta të ndryshme në
Kaliforni, në të cilat sipas vrasësit ishte shkruar edhe emri i tij.
Letra e koduar
u deshifrua dhe u zbulua se aty shkruhej: "Më pëlqen të vras njerëz,
sepse është shumë qejf. Është më shumë qejf sesa të vrasësh në një pyll
kafshë,
sepse njerëzit janë kafshët më të rrezikshme nga të gjitha për të
vrarë, diçka më jep një eksperiencë të bukur, akoma më të mirë sesa kur
shkoj me një
vajzë.

Pjesa më e bukur e saj është se kur të vdes, do të ringjallem në
parajsë dhe ata që u vranë, do të bëhen skllevërit e mi. Nuk do t'ju
jap emrin tim,
sepse do të përpiqeni të ndaloni ose ngadalësoni koleksionin e jetës
time të përtejme". Tetë shkronjat e fundit nuk u deshifruan. Ndërkohë,
që i
dyshuari kryesor ishte Arthur Lei Allen, të gjitha faktet e
grumbulluara tregonin se ai nuk ishte vrasësi. Deri më sot, misteri i
vrasësit Zodiak nuk
është zgjidhur.
Zonja Babushka

Gjatë analizës së filmimit të vrasjes së Presidentit amerikan Jonn
Kennedy në vitin 1963, një grua misterioze u vërejt. Ajo kishte veshur
një pardesy
ngjyrë kafe dhe një shall në kokë (shalli ishte arsyeja për emrin e
saj, pasi ajo e kishte veshur në të njëjtën formë me gjyshet ruse, që
quhen
babushka).

Gruaja dukej se kishte diçka në dorë, që në pamje të parë i ngjasonte
një kamere. Zonja Babushka dukej në shumë foto nga skena e ngjarjes.
Akoma edhe
pas të shtënave, kur shumë njerëz ishin larguar nga vendngjarja, ajo
vazhdonte të qëndronte në vend, duke filmuar. FBI-ja kërkoi publikisht
që gruaja
të paraqitej dhe të jepte dëshmi për të shtënat, por ajo nuk e bëri
kurrë diçka të tillë.

Në vitin 1970, një grua e quajtur Beverli Oliver u shfaq dhe pretendoi
se ishte Zonja Babushka, megjithatë versioni i historisë që tregoi
ishte
imagjinar, pasi nuk përputhej me atë çka tregonin fotografitë. Deri më
sot, askush nuk e di se kush është Zonja Babushka apo çfarë ishte duke
bërë ajo
në vendin e krimit më shokues të asaj dekade. Akoma më i pazakontë
duket refuzimi që ajo i bëri FBI-së për të dëshmuar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Tue 29 Dec 2009 - 7:53

Per dashuri kerkohet leje




Një adoleshent nga Wisconsini, i cili me makinë
të vjedhur kishte tentuar të ikte bashkë me një vajzë nga Tennessee, ka
marrë një dënim të çuditshëm.
Ky djalosh 19-vjeçar nuk mund të ketë të dashur pa marrë leje. Jordan
S. Christensen nga Appleton është dënuar me një vit burg, respektivisht
tre vjet
me kusht, ndërsa në vendimin e gjyqit thuhet po ashtu se, për të dalë
në takim me gjininë e kundërt, ai duhet të marrë leje nga punëtorët
socialë. Por
këtë gjë mbase nuk e dinte djali. Christensen kohë më parë ua kishte
vjedhur veturën prindërve të tij që e kishin birësuar, dhe kishte
shkuar deri në
Memphis, ku i është bashkuar edhe e dashura e tij 16-vjeçare.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Sat 9 Jan 2010 - 8:07

I vdekuri zgjohet gjatë obduksionit




Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 2vljrk5

I vdekuri zgjohet gjatë obduksionit
Manas Deo, 44-vjeçar kishte humbur jetën gjatë Krishtlindjeve, pasi ishte qëlluar nga një veturë, në fshatin Baragadi të Indisë.
Bashkëshortja e tij, Tiki ka bërë të ditur se ishte lënduar rëndë në
këtë aksident, dhe pasi që mjeku nuk kishte vërejtur të rrahurat e
pulsit, e
kishte shpallur atë të vdekur.

Një shok i vërtetë ka ndodhur në dhomën e autopsisë. Pak çaste, para se ta prisnin me brisk për obduksion, Manas është zgjuar.

Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Cuttackit, ku është duke u
shëruar, dhe pritet që brenda dy ditësh të lirohet në shtëpi, bëjnë të
ditur
mediat indiane
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Sat 9 Jan 2010 - 8:08

Me mire ne burg se te gruaja




Një sicilian i cili nuk kishte dëshiruar të
kalonte natën festive të ndërrimit të moteve bashkë me gruan e tij –
kishte hyrë në stacionin e policisë,
duke kërkuar nga policët të arrestonin atë. 35-vjeçarit anonim, policia
i kishte thënë se nuk mund ta arrestonin pasi ai nuk kishte bërë gjë të
keqe.
Kështu, ai nuk kishte pritur shumë, kishte shkuar në një kioskë të
afërt, i armatosur me thikë, e kishte kërcënuar shitësin – të cilit ia
kishte
‘rrëmbyer” ca çokollata dhe një pako çamçakëz, dhe i qetë kishte pritur
ardhjen e policisë. Natyrisht, policia ia kishte plotësuar dëshirën –
kishte
ardhur dhe arrestuar atë. Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe para
disa muajsh po në Sicili.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Mon 11 Jan 2010 - 7:23

Ne shitje Bugatti i gjetur ne fund te liqenit

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 22-bugatti-type-57-atlantic
Pas 73 vitesh ne fund te nje liqeni zviceran, nje Bugatti Type 22, e
quajtur ndryshe “Brescia”, do te nxirret ne ankand ne Londer.

Mjeti i cili eshte rigjetur ne 2009-en, do te jete ne shitje me nje cmim qe fillon nga 85 mije sterlina (rreth 95 mije euro).

Edhe pse vetem 20 perqind e karrocerise eshte ende e perdorshme, makina
(e ndertuar ne 1925-en) ruan gjurmet e bojes blu origjinale.

Sipas te perditshmes britanike “The Times”, eshte e mundur qe mjeti te
restaurohet perseri, ose ne te kunderten mund te krijohet nje prodhim i
ngjashem me nje cmim ekuivalent.

Ekzistenca e kesaj makine ne fund te liqenit kishte mbetur nje legjende popullore derisa u zbulua ne 1967.

Mjeti i perkiste nje arkitekti te zones i cili i lodhur nga taksat e
shumta qe i kerkoheshin, e mbyti makinen ne liqen ne 1936-en.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Vizitor Tue 12 Jan 2010 - 2:20

Shkencëtarët britanez kanë llogaritur se macat , të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minjë dhe 20 milion zogj të vegjël.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Vizitor Tue 12 Jan 2010 - 2:25

Gjermani, nje robot qe ben seks me njerezit


Një shpikës gjerman ka shpikur robotin seksual më të sofistikuar në botë. Ky android seksual ka një zemër e cila rreh furishëm gjatë aktit seksual me njeriun. Këtyre robotëve u shpeshtohet frymëmarrja dhe u rritet temperatura trupore, ndersa këmbët u mbeten të ftohta, njëësoj sikur ke para një partner real. Roboti është vështirë të dallohet nga njeriu falë dizajnit dhe një materiali prej silikoni me të cilin është ndërtuar. Modeli bazë shitet 4 mijë dollarë, por çmimi mund të rritet nëse klienti ka kërkesa specifike, në lidhje me disa përmasa të robotit, i cili komandohet me telekomandë.


Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 443371 Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 443371 Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 443371
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Vizitor Tue 12 Jan 2010 - 2:30

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 57868027
Celulari me i shtrenjte ne bote:
Svizeriani, peshku i arte eshte celulari me i shtrejnte ne bote. Eshte $1.3 miljone perberesit teknike, 1,800 diamonde, 18 karatesh me are te bardhe
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Tue 12 Jan 2010 - 8:29

SHBA, 3 prezervative ne xhep? Akuze per prostitucion


Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Prezervativ



Ne New York dhe San Francisco, dy nga metropolet me te medha amerikane, njerezit nuk duhet te mbajne me shume se dy prezervative ne xhep.

Inisiativa e autoriteteve lokale eshte ndermarre per te eleminuar prostitucionin, duke huazuar nje ligj qe aplikohet ne Washington. Nese nje person kapet me me shume se 3 kondome ne cante apo ne xhep, atehere mund te ngrihet akuza per prostitucion.

Menjehere pas ketij vendimi ka reaguar “Reproductive Health”, nje organizate shendetesore, sipas se ciles, ky ligj penalizon personat qe punojne trupin e tyre me pagese. Nga ana tjeter, kjo mase mund te ndikoje ne shtimin e rasteve te infektuar me HIV/AIDS.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 13 Jan 2010 - 8:57

15 ore puthje per 10.000 dollare




Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 10kisses


Nga 13 çifte që kanë marrë pjesë në garën e puthjes në qendrën George
R. Brown në Houston, pas 15 orë e gjysmë puthjesh të pandërprerë – kanë
mbetur
vetëm dy çifte. Kjo garë kishte filluar të shtunën pasdite dhe kishte
përfunduar të dielën herët në mëngjes. Shumë garë e gjatë, e lodhshme
por
argëtuese për të tjerët njëkohësisht. Finalistja Natalie Silvas është
puthur me Likhi Orozco, ndërsa LaShae Tates ishte në përqafim të
Christopher
Greenit. Vlera e çmimit ishte 10.000 dollarë, të cilat janë ndarë mes
këtyre dy çifteve. Edhe gara e vitit të kaluar kishte përfunduar me
rezultat të
barabartë – ndërsa kishte përfunduar pas plot 22 orësh.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Erisa Thu 21 Jan 2010 - 9:26

Lindi femije me peshe 7 kg


Madrid – Nje grua kolumbeze lindi femije prej 7kg, femija me i madh ne 40 vjet te fundit te spitalit qendrore per lindje te Madridit.
38 vjecarja e identifikuar vetem si Rosario thuhet se ka pas nje lloj smundje qe rezulton lindjen e femijeve me te medhej se normalja.
Vajza e pare e saje, tanime 9 vjecare, ka lindur me peshe 5kg.
Babai i foshnjes ka thene se ai me gruan e pare te tij ka lindur vajze me peshe 7.7kg. “Me thane se eshte gjenetike” u ka thene gazetareve.
“Shumë njerëz që shihnin barkun tim mendonin se unë po bartja binjakë para lindjes,” tha nëna. “Babai i foshnjës është 1,94 cm i gjatë dhe peshon më shumë se 115 kg. Gjithashtu nëna peshon më shumë se 80 kg dhe kjo mund të jetë një nga arsyet e përmasës së foshnjes”, tha televizioni shtetëror kinez.
Nena e foshnjes refen se ajo ka shtuar 22 kg, dhe ka patur veshtiresi ne ecje.
Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 8-7kg-AFP
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 Jan 2010 - 8:01

Holande, pushohet nga puna per nje fete djath




Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Mcdonalds
Gjykata ne Holande i ka dhene te drejte nje ish punonjeseje te rrjetit
fast food te Mc Donald's, e cila kishte thyer rregulloren e brendshme,
duke
shtuar nje fete djath me shume ne hamburger.

Per kete veprim, shefi i saj ka reaguar menjehere duke e cilesuar te
denueshme thyerjen e rregullores se brendshme dhe duke i prishur pa
asnje
paralajmerim kontraten qe duhej te zgjaste edhe 5 muaj.

E pushuara nga puna e ka cuar menjehere cestjen ne gjykate dhe sipas
fakteve, gjykatesi mesoi se ne vend qe ajo te bente nje hamburger,
shtoi nje fete
djath duke e transformuar ne cheeseburger.

Gjykatesi e cilesoi si nje gabim pushimin nga puna, sepse sipas tij,
kompania duhej te mjaftohej vetem me nje paralajmerim. Keshtu, gjykata
ka
vendosur se Mc Donald's duhet t’i paguaje 4200 euro ish punonjeses per
prishjen e padrejte te kontrates.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 Jan 2010 - 8:02

Jeta mes 200 qenve




Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Tove_Caper_Jezzie_Qenta_bilen


Para 10 vjetësh, Zeng Yuquing nga Singapori kishte vendosur ta
ndryshonte stilin e jetës. Ajo i kishte thënë lamtumirë të dashurit të
saj për shkak të
10 qenve që kishte. Sot, ajo ka 200 të tillë, dhe nuk pendohet për
vendimin që kishte marrë… Shumëkush e kishte kritikuar për veprimin që
e kishte
ndërmarrë 10 vjet më parë, kur ishte ndarë nga i dashuri i saj për
shkak të qenve – pasi ai i kishte vendosur kushtin të zgjidhte mes tij
dhe qenve.
Zeng thotë se brenda muajit shpenzon rreth 1.200 dollarë për manarët e
saj, para të cilat i fiton nga kursimet bankare mbi një shumë të
deponuar në
bankë, pasi e kishte shitur banesën e saj në Singapor, pesë vjet më
parë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Sat 6 Feb 2010 - 0:57

Rumani, dasme ne kishen prej akulli




Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 I13114_iceChurch1

Nje cift rumun ka vendosur qe te martohet diten e Shen Valentinit ne kishen prej akulli ne liqenin Balea.

Festa e dasmes do te behet ne nje hotel prane kishes, e cila ndodhet ne 2 mije metra lartesi ne malet Fagaras.

Temperatura ne kishe arrin -20 grade dhe ne te jane kryer edhe disa pagezime.

Kisha ka nje altar te vogel, stola dhe ikona. Brenda saj nuk mund te ndizen me shume se dy qirinj, per te evituar shkrirjen
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? - Faqe 3 Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi