Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete te ndryshme....?

3 posters

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:37

Kuriozitete te ndryshme....?





Kuriozitete te ndryshme....? Makina-2

Prej sot e kesaj dite anglezi Perry Watkins nuk do te kete me asnje problem per te parkuar.
Ai ka krijuar nje veture te pazakonte, per shkak te permasave shume te vogla qe ka ajo.

Mund te qarkulloje fare mire ne rruge, vetem se shoferi duhet te
kerruset pak. Eshte 99 centimetra e larte, 66 centimetra e gjere dhe
130 centimetra e
gjate. Kjo makine tashme eshte regjistruar ne rekordin e librave
Guinness.

Duket si nje makine qe gjendet neper parqe lojerash, po ne fakt ajo ka nje motorr te mirefillte.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:38

1.197 pirse brenda një dite, hyn në “Guinness”


Kuriozitete te ndryshme....? I7474_CaptureWiz051

Me dëshirën që emri i tij që të gjendet në mesin e faqeve të librit të
rekordeve “Guinness”, një burrë nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës
është dorëzuar në duart e një “mjeshtri” të pirseve, i cili e ka shpuar
trupin e tij me qindra gjilpëra, duke ia shpuar shpinën 800 herë. [/B]
Teksasiani i pasionuar me “dekorimet” e trupit pohon se ka thyer
rekordin e Guinnessit pasi brenda një ditë të vetme në trupin e tij ka
vendosur 1.197
pirse. Jeremy Stroud pohon se më 2 maj për rreth pesë orë në trupin e
tij janë futur 800 gjilpëra në shpinë, në dorën e djathtë 300, 50 në
këmbë dhe
20 në dorën e majtë. Thotë se gjilpërat i janë larguar në fund të
ditës, por se vragat i kanë mbetur nëpër tërë trupin. Afër Stroudit
gjatë tentimit
të tij për të thyer rekordin kanë qenë dy infermierë, si dhe
dëshmitarët e fotografi, i cili me fotoaparat ka regjistruara tentimin
e tij për të thyer
rekordin. Stroud thotë se e ka pasur për qëllim të bëj 2.000 pirse,
mirëpo në një moment dhimbja e shkaktuar prej tyre ka qenë tepër e
fuqishme për të
vazhduar tutje.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:38

Mjeku shpeton me trapan jeten e 13-vjecarit


Kuriozitete te ndryshme....? I7537_CaptureWiz059


Nje mjek australian ka shpetuar jeten e nje djali 13-vjecar, duke perdorur nje trapan.
Mjeku ka care kafken e femijes dhe pasi eshte futur brenda saj ka
larguar gjakun e mpiksur, pasi spitali nuk dispononte pajisjet e
nevojshme per te
kryer nderhyrjen. Rob Carson kreu eksperimentin, pasi Nicholas Rossi,
kishte rene nga bicikleta dhe ishte goditur ne koke.

Kuriozitete te ndryshme....? Kirurgji-operacion-spital

Duke qene se ishte hera e pare qe ia kryente nje nderhyrje
kirurgjikale, u keshillua per operacionin me nje neurokirurg nga
Melburni. Babai i djalit
tha se improvizimi i mjekut i shpetoi atij jeten. Pasi ishte rrezuar
nga bicikleta, 13-vjecari dukej ne gjendje te mire, por nena e tij
infermiere
kishte vene re nje xhunge ne koke dhe vendosi ta conte ne spital.

Me te mberritur atje, femija ra ne gjume dhe humbi ndjenjat. Mjeku u
detyrua te perdorte trapanin, nen udhezimet e neurokirugut, qe e
drejtonte se sa
thelle duhet te shponte.

Pas operacionit Nicholas Rossi u transportua ne nje spital me te madh
ne Melbourn dhe doli prej andej diten qe festoi 13-vjetorin.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:38

Toka e Dashurisë” megjithatë rrënohet


Kuriozitete te ndryshme....? F.0520170233928_m

Autoritetet kineze kanë ndaluar ndërtimin e “parkut të seksit”, që
ishte parashikuar të hapej gjatë muajit qershor në qytetin Chongching.
Kritikët e kishin cilësuar ndërtimin e tij si vulgar dhe joedukativ.
Mbyllja e kantierit dhe shkatërrimi i statujave gjigante, që shfaqnin
organet
gjenitale mashkullore e femërore, trupa të zhveshur dhe një ekspozitë
të historisë së seksit, u urdhërua pas vizitës së një përfaqësuesi
shtetëror të
departamentit të reklamave.

Publikimi në shtyp dhe faqe interneti të fotografive të statujave
shkaktoi debate të ashpra mes mbështetësve dhe kundërshtareve të
parkut.

Kuriozitete te ndryshme....? Loveland1

Njëri nda ideatorët shprehu keqardhjen e tij për mbylljen.

Parku ishte planifikuar që të ofronte edhe seminare për teknikën e seksit dhe marrëdhënieve te sigurta seksuale.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:38

Humb 25 kilogramë nën hipnozë


Kuriozitete te ndryshme....? F.0521121108329_m

Gruaja e cila me anë të tretmanëve dietal dhe këshillave të shumta nuk
ka mundur të dobësohet, ka arritur që të humb 25 kilogramë peshë brenda
katër
muajsh falë hipnozës. Një mashkull e ka bindur se e ka lukthin të bërë
operacion para pak kohe dhe se ndihet e ngopur sapo të haj pak.
Duket se njerëzit sugjestibil do të mundnin që me shpejtësi rekorde të
humbin kilogramë. Hipnotizuesi nga Marbella e Spanjës ka bërë
35-vjeçaren
Marion Corns të humb 25 kilogramë për katër muaj. Nën hipnozë e ka
bindur se në formë operative i është instaluar një shtrëngues i lukthit
dhe se
ndihet e ngopur pas konsumimit të vetëm pak ushqimi, shkruan Telegraph.

Gruas “i kujtohet” tërë operacioni. Është operuar në një skenë teatri,
i ka dëgjuar tringëllimat e thikave të mjekëve, madje edhe aroma e
anestezionit
i është ngulitur në mendje.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:39

Gabimisht bëhen milionerë dhe ikin me paratë


Kuriozitete te ndryshme....? F.0521130351837_m

Policia në Zelandë të Re ka nisur hulumtim ndërkombëtar për një çift i
cili është zhdukur pasi që një bankë australiane gabimisht u ka paguar
6.1
milionë dollarë, respektivisht afro 4.35 milionë euro. Në ndihmë është
ftuar edhe Interpoli.
Burri dhe gruaja, ndryshe të punësuar në një pompë benzine në qytetin
Rotorua, janë paraqitur në bankën Westpac në mënyrë që t’u mundësojë që
të bëjnë
tërheqje mbi limitin prej 6.000 dollarësh, mirëpo gabimisht në
llogarinë e tyre u është paguar shuma njëmijë herë më e madhe.

Banka ka porositur se vlerëson që ata i kanë vjedhur paratë, edhe pse
ka pranuar se me gabimin e tyre të arratisurit tani janë bërë
milionerë.

Policia ende nuk i ka zbuluar identitetet e çiftit “fatlum”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:39

Rastesisht milionere, cifti ne kerkim nga policia


Kuriozitete te ndryshme....? Bankat-normainteresit

Policia ne Zelanden e Re eshte vene ne ndjekje te dy bashkeshorteve, qe
u shnderruan rastesisht ne milionere. Ata jane bere te pasur, fale nje
gabimi te bankes se tyre, qe u kishte derdhur ne llogari 6 milione
dollare.

Cifti nuk e ka menduar dy here. Pasi ka zbrazur llogarine rrjedhese
eshte arratisur, ndersa per kapjen e tyre eshte vene ne ndjekje edhe
Interpoli.
Bashkeshortet kishin shkuar te terhiqnin overdraft 10 mije dollare
neozelandeze, por ne llogarine e tyre gjeten 5 milione dollare.

Menaxhuesit e nje pike furnizimi ne Rotorua tani dyshohet se jane
larguar nga vendi. Depozita eshte kryer nga Australian Bank Westpac, qe
ka rreth 10
milione kliente. Nje pjese e parave eshte kthyer mbrapsht, ka njoftuar
policia, por nuk dihet saktesisht se sa.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Thu 21 May 2009 - 11:39

Kërmijtë në fytyrë si tentim për Guinness



Kuriozitete te ndryshme....? F.0521163726510_m

Një 11-vjeçar sigurisht do të hyj në Librin e rekordeve Guinness pasi që në fytyrën e tij i ka vendosur 43 kërmij të gjallë.
Fin Keheler nga Sandy në Utah ka qëndruar ulur në rehati derisa
dhjetëra kërmij i kanë rrëshqitur nëpër fytyrë duke lënë pas vetes
gjurmët e lëngshme,
e më pas dëshmitë për tentimin e tij ua ka dërguar Librit të rekordeve
Guinness.

Në faqen e Guinness shkruan se më së shumti kërmij në fytyrë, tetë, në
fytyrën e dikujt kanë qenë në vitin 2007, dhe se në të kishin qëndruar
dhjetë
sekonda.

Fin ka qëndruar në karrige për luhatje, derisa ndihmësit e tij në
fytyrë i kishin vendosur kërmijtë e mbledhur nga kopshtet e afërme. Ata
të cilët
kanë qëndruar aty më së paku dhjetë sekonda janë numëruar për rekord.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Sat 23 May 2009 - 2:50

Vozit tepër shpejt por dorëzohet kur i harxhohet karburanti

Kuriozitete te ndryshme....? F.0521222709271_m

Një motoçiklist gjerman i cili ka vozitur më shpejt sesa ishte e lejuar
ka arritur t’i ikën policisë zvicerane, por është dorëzuar kur i është
harxhuar benzina, ka njoftuar agjencia zvicerane ATS.
Gjermani 35-vjeçar, me qëndrim në Zvicër, është parë sesi voziste në
autostradën me kufizim të shpejtësisë prej 120 kilometrash në orë, duke
vozitur
me 180 kilometra.

Çiklisti i ka ikur policisë duke e rritur shpejtësinë e tij edhe në mbi
200 kilometra në orë, por këta e kanë kapur gjysmë më ore më pas,
derisa ai po
shtynte motorin e tij nëpër njërin prej tuneleve rrugës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Sat 23 May 2009 - 4:21

3-vjecarja shtang prinderit, blen ekskavator ne internet



Kuriozitete te ndryshme....? Internet-com

Nje cift nga Zelanda e Re jane cuditur nga shpejtesia me te cilen vajza
e tyre trevjecare, ka arritur te perdore kompjuterin. Vajza ka blere
nje
ekskavator te vertete ne nje ankand ne internet, qe do te rrenonte
ekonomikisht familjen.
Vogelushja e quajtur Pipi Quinlan ishte duke perdorur internetin, kur
prinderit ndodheshin ne gjume. Ata e mesuan te verteten vetem kur moren
nje
e-mail, ku u kerkohej te paguanin rreth 20 mije dollare neozelandeze
per blerjen e ekskavatorit.

Nena e vajzes tregoi se ishte loguar ne kompjuter, pasi kerkonte lodra
qe [Censored]shin ne ankand dhe u shokua nje dite me
pas kur
mesoi se e bija kishte porositur ekskavatorin e vertete dhe jo nje
loder.

Prinderit treguan se vajza kishte vetem nje jave qe perdorte
kompjuterin dhe jane habitur se si kishte arritur te bente blerjen
online.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 20:39


Australi, te rinjte inferiore per seksualitetin
Kuriozitete te ndryshme....? 1242998035-australia-inferiorAustralianeve u pelqen qe te flasin per seksin, po ne c'menyre? Tani eshte radha e zakoneve seksuale te te rinjve dhe edukimit te tyre mbi kete teme.
Nje sondazh i kryer te 450 te rinj ne Melburn, rezultoi se kjo gjenerate tenton te zbehe eksperiencat e saj seksuale dhe te mbivleresoje te te tjereve. Rreth 70 perqind e te intervistuarve, jane te bindur se miqte e tyre kane nje raport seksual me te mire, me te gjate dhe me te shpeshte krahasuar me ata vete.

Rezultatet jane publikuar ne te perjavshmen "Sexual Health". "Duhet te shohim me detaje dhe te kuptojme se sa ky kompleks inferioriteti influencon ne sjelljen e te rinjve", u shpreh profesoresha Margaret Hellard, e Qendres Burnet Institute for Population Health.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Erisa Sun 24 May 2009 - 20:39


Humb 25 kilogramë nën hipnozë
Kuriozitete te ndryshme....? 1242908107-hipnozaGruaja e cila me anë të tretmanëve dietal dhe këshillave të shumta nuk ka mundur të dobësohet, ka arritur që të humb 25 kilogramë peshë brenda katër muajsh falë hipnozës. Një mashkull e ka bindur se e ka lukthin të bërë operacion para pak kohe dhe se ndihet e ngopur sapo të haj pak.

Duket se njerëzit sugjestibil do të mundnin që me shpejtësi rekorde të humbin kilogramë. Hipnotizuesi nga Marbella e Spanjës ka bërë 35-vjeçaren Marion Corns të humb 25 kilogramë për katër muaj. Nën hipnozë e ka bindur se në formë operative i është instaluar një shtrëngues i lukthit dhe se ndihet e ngopur pas konsumimit të vetëm pak ushqimi, shkruan Telegraph. Gruas “i kujtohet” tërë operacioni. Është operuar në një skenë teatri, i ka dëgjuar tringëllimat e thikave të mjekëve, madje edhe aroma e anestezionit i është ngulitur në mendje.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:24

Premton t’i vjedh qytetarët, zgjidhet kryetar komune

Kuriozitete te ndryshme....? F.0520104230219_m

Një politikan kroat ka ardhur në pushtet pasi që u ka premtuar votuesve se do t’i vjedh në çdo rast që i jepet.
Josko Risa është votuar si kryetar komune në Prolozac me një fitore
shumë të ngushtë duke përdorë parullën: "Të gjitha për mua – asgjë për
ju".

"Vetëm u kam thënë të vërtetën. Ky qytet do të jetë si një biznes
familjar. Nëse unë fitoj diçka, do të fitojnë edhe ata", ka sqaruar ai.

Njerëzit lokal të cilët e kanë mbështetur Risan thonë se do të ishin të
lumtur ta kenë atë si kryetar komune, përkundër zotimeve të tij bizare.

“E dimë se në çka po e fusim veten”, ka thënë 57-vjeçari Ivan Vjisnic.

"Ne do të vidhemi edhe ashtu. Së paku ai është bërë i sinqertë dhe na
ka treguar paraprakisht për këtë. Dhe siç ka thënë ai nëse gjërat bëhen
mirë për
të, atëherë do të bëhen edhe për ne”, ka shtuar Vjisnic.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:25

Mafiozi i ngathët shtien në herdhet e tij

Kuriozitete te ndryshme....? F.0523120015197_m

Gjermani 27-vjeçar Lukas Neuhardt nga Saarbruecken duke dashur t’u shes
mend shokëve të tij e kishte futur revolen në pantallona, por kishte
harruar
t’ia vë këmbëzën. Rastësisht ajo ka qitur dhe e ka goditur të shkretin
në herdhe.
Mjekëve u kishte thënë se e kishte goditur një plaçkitës i maskuar
gjatë një plaçkitje me armë. Por, policia kishte dyshuar në deklaratën
e tij, duke
parë se nuk kishte vrimë në pantallona. Megjithatë, ai e kishte vrimën
në xhep.

“Ose është goditur nga ‘plumbi i shekullit’ ose e ka plagosur veten”, ka thënë një burim policor.

Mjekët e kanë operuar dhe kanë arritur t’ia shpëtojnë burrërinë e tij.
Por, tani kërcënohet me tri vjet burg për armëmbajtje pa leje
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:25

Gjidhënia shkelje e ligjit për konsumimin e ushqimeve dhe pijeve!


Kuriozitete te ndryshme....? F.0522140803441_m

Anglezja Laura Whotton nga qyteti Nottingham është befasuar pakëndshëm
kur i është ndaluar ushqimi me gji i djalit të saj tremuajsh afër një
pishine.
Rojtarët i kishin sqaruar se më këtë veprim ajo po shkelte ligjin me të
cilin ndalohet konsumimi i ushqimeve dhe pijeve në këto ndërtesa.
I biri i saj ishte uritur dhe pasi që e ëma e tij Laura kishte notuar u
desh ta ushqej. Kur ka filluar t’i jap gji, i është afruar një
shpëtimtar duke
i thënë të mos e bëj këtë gjë afër pishinës, sepse po e shkelte ligjin.

“Tentova t’i sqaroj se kam të drejtë të ushqej foshnjën kurdoherë dhe
kudo, por nuk më dëgjonte. Më ofroi të më dërgojë në hapësira të
veçanta ku do
të mund të ushqeja fëmijën tim pa e shkelur ligjin”, ka thënë Laura.

Këshilli i qytetit të Nothingamit ka njoftuar se do të hulumtojë këtë
rast dhe ka shtuar se sigurisht bëhet fjalë për ndonjë mosmarrëveshje,
sepse
gjidhënia është përjashtim nga ndalesa e konsumimit të ushqimeve dhe
lëngjeve.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:25

Numër shumë i madh i 100-vjeçëve në Kubë


Kuriozitete te ndryshme....? F.0522134213190_m


Qasja në sistemin pa pagesë të sistemit shëndetësor është një prej
faktorëve i cili sqaron numrin shumë të madh të personave
njëqindvjeçarë në Kubë,
ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas të dhënave të OBSH-së, në Kubë jetojnë 1.488 njëqindvjeçarë, që
është edhe numri i madh për kokë banori në një vend të botës.

Rasti i Kubës është “i veçantë sepse nuk përputhet me standardet e
vendeve në zhvillim", ka thënë zyrtarja e OBSH-së në Kubë Lea Guido, e
cila merr
pjesë në kongresin e dedikuar për plakjen që mbledh mbi 200 përfaqësues
të dhjetë shteteve.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:25

400 dhi ngordhin nga zhurma


Kuriozitete te ndryshme....? F.0522115542209_m





Katërqind dhi supozohet të kenë ngordhur nga zhurma të cilën e kanë
prodhuar turbinat e ajrit në Tajvan. Thuhet se shkak të tyre, kafshët
nuk kanë
mundur të flenë si duhet për tri vjet rresht.
Zhurma e netëve të vona e shkaktuar nga turbinat e ajrit të prodhuesve
të energjisë me erë në arkipelagun tajvanez Pengho i ka përgatitur
rreth 400
dhi për “banesën e fundit”. Për shkak të zhurmës të cilat i kanë
prodhuar tetë turbinat e ajrit kafshët nuk kanë mundur të flenë, dhe si
rrjedhoja
lodhja në fund i ka mbytur, shkruan Reuters.

“Nëse zhurma i lënë njerëzit të mos flenë tërë natën, pse nuk do t’i
linte edhe dhitë?”, ka thënë fermeri i dëmtuar Lu Ming-Tseng në
raportin e tij të
dorëzuar tek Këshilli bujqësor i vendit.

Inspeksioni vendas i ka premtuar dëmshpërblim nëse vërtetohet se shkak i ngordhjes së tyre ka qenë mungesa e gjumit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:25

Fëmija blen online një buldozer prej 12.000 dollarësh


Kuriozitete te ndryshme....? F.0522110708962_m

Trevjeçarja Pipi Quinlan rastësisht nëpërmes faqes online të ankandeve
TradeMe ka porositur një buldozer me vlerë prej 12.000 dollarëve
amerikanë
(20.000 të Zelandës së Re). Por e ëma për fat ka qenë mjaft e shpejtë
për të zbuluar gabimin dhe të ndalojë ankandin.
Shumica e njerëzve mundohen me fëmijët e tyre të cilët nëpër
supermarkete fshehtazi vendosin në shportë lëngje e ëmbëlsira, derisa
familja Quinlan nga
Stanmore Bay në Zelandë të Re është dashur të përballet me një problem
më të madh.

Vajza e tyre trevjeçare Pipi një mëngjes është zgjuar dhe ka mësyrë
drejt e në kompjuter. Me vetëm disa klikime ka nisur shfletuesin
Internet Explorer
dhe ka hyrë në faqen e ankandeve TradeMe në të cilën e ëma e saj veçmë
ishte e regjistruar. Me disa klikime në të ka porositur një buldozer të
vërtetë
Kobelco me vlerë prej 12.000 dollarëve amerikanë.

"Për transaksionin e kam kuptuar pasi që e kam pranuar një e-mail nga
faqja TradeMe me njoftimin se kam fituar në ankand, derisa në e-mailin
e dytë më
ka ardhur mbështetja e shitësit i cili shkruante se do të më pëlqente
buldozeri pa masë. E kam kuptuar se bëhet fjalë për 12.000 dollarë dhe
kam
mbetur e shokuar", ka thënë e ëma Sarah.

Për fat të mirë, koordinatorët e faqes TradeMe kanë qenë aq të
kuptueshëm sa që kanë mbuluar shpenzimet e vendosjes së re në ankand të
buldozerit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:26

Imamoviq i dhuron tokë Bidenit


Kuriozitete te ndryshme....? F.0521194326666_m

Hazim Imamoviq nga qyteza Olovo e Bosnjës qendrore i entuziazmuar nga
fjalimi i nënpresidentit amerikan në parlamentin e këtij vendi ka
vendosur që
Joe Bidenit t’ia dhuroi një pjesë të tokës që e disponon.
“Shpresoj se Biden dhe të afërmit e tij do të vijnë këtu (në Bosnjë)
për të ndërtuar një shtëpi për vete dhe pasardhësit”, ka thënë
Imamoviq.

Ky 52- vjeçar, ish pjesëtar i Ushtrisë së Bosnjës, i prekur nga ftesa
që Biden u dërgoi liderëve të këtij vendi që të heqin dorë nga
nacionalizmi dhe
t’i kthehen ardhmërisë, ka thënë se këtë hap e ndërmerr i motivuar nga
fakti që Biden është “njeri shumë i mirë”.

Imamoviq ka thënë se është i entuziazmuar me fjalimin e nënpresidentit
amerikan, sepse siç ka thënë ai, Biden është i vetmi që ka folur
realisht dhe
me ndershmëri. /REL/
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:26

Ena e xhamtë për ujë dhe dielli djegin shtëpinë


Kuriozitete te ndryshme....? F.0520113920597_m

Zjarrfikësit të cilët kanë intervenuar në një periferi të Seattle kanë
njoftuar se ena e xhamtë për ujë e qenit dhe dielli janë fajtorë për
shpërthimin e zjarrit në një shtëpi.
Hulumtimi ka dëshmuar se ena e xhamtë për ujë deri tek e cila ka
depërtuar rrezja e diellit, ka shërbyer si llupë që ka mjaftuar për t’u
ndezur zjarri
në trarin e drunjtë të shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shtuar se në atë
pjesë të shtëpisë nuk ka pasur asnjë lloj pajisjeje elektrike apo
çfarëdo tjetër
që do të mund të shkaktonte zjarrin.

Pronarët e shtëpisë nuk kanë qenë në të gjatë asaj kohe, por fqinjët
kanë hetuar tymin dhe kanë parë zjarrin, prandaj kanë lajmëruar
zjarrfikësit të
cilët e kanë shpëtuar qenin.

Dëmi është vlerësuar të jetë rreth 215.000 dollarë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:26

Brisk rroje i cili shndërrohet në vibrator


Kuriozitete te ndryshme....? F.0520111423358_m


Brisku i rrojës për zonja e cila me një lëvizje të lehtë shndërrohet në
vibrator, ka pushtuar tregun amerikan “sa qel e mshel sytë”.
Brisku i rrojës ngjyrë roze në shikim të parë duket krejtësisht i
zakontë, por në fakt paraqet një produkt 2 në 1. Qëkur është lansuar në
treg në
fillim të këtij viti, “Linge Razor” ka shkaktuar eksitim të vërtetë në
mesin e zonjave.

Këtë pajisje e ka shpikur 28-vjeçarja Tammy Roberts, një grua afariste
dhe nënë e cila thotë se për shpikjen e ka inspiruar nevoja personale
për pak
kënaqësi.

“Edhe unë si shumë gra tjera dua pak kënaqësi intime, por tmerrohem nga
mendimi kur fëmija im do të mund të gjente lodrën e mamit”, ka thënë
Tammy.

Shumë kompani sot prodhojnë brisqe të cilat dridhen, për hir të ndjenjës më të mirë gjatë largimit të qimeve, sqaron ajo.

“Brisqet tona megjithatë dridhen në mënyrë shumë më të këndshme”, shton
gruaja shpikëse produkti i së cilës kushton rreth 70 euro dhe mund të
porositet nga faqja mytinge.com
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:26

Kanadezi mban koncert 27 orë pa ndërprerje


Kuriozitete te ndryshme....? F.0519115735283_m

Kanadezi me emrin artistik Gonzales ka arritur të thyej rekordin
botëror në kohëzgjatje të koncertit individual, duke mbajtur një
koncert në
kohëzgjatje prej 27 orësh, 3 minutash dhe 44 sekondash, me të cilën gjë
ka hyrë në Librin e rekordeve Guinness.
Gonzalesit pas koncertit, gjatë të cilit ka lozur në piano dhe ka
kënduar, shpërblimin në skenën e teatrit parisien Cine 13 ia ka
dorëzuar Frank
Chambers, përfaqësues i Guinnessit.

Tridhjetetetëvjeçari kanadez ka thyer rekordin e indianit Prasanna Gudi
i cili kohë më parë ka kënduar melodi indiane në kohëzgjatje prej 26
orësh e
12 minutash.

Gonzales ka filluar të këndojë natën e së dielës, derisa koncertin
27-orësh e ka ndaluar çdo tri orë me pauza prej 15 minutash të cilat
lejohen nga
rregullat e Guinnessit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:26

Kukullat me fytyrën e Susan Boyle në shitje

Kuriozitete te ndryshme....? F.0519105135440_m


Adhuruesit amerikanë të talentit të porsazbuluar muzikor britanik Susan
Boyle kanë filluar të shesin kukullat miniaturale me fytyrën e saj
nëpërmes
internetit.
Për të gjithë adhuruesit e “të famshmes” me vetulla të shastisura dhe
flokët si fole zogu pason informata se një kukull kushton rreth 20
euro, derisa
kreatorja e saj është 46-vjeçarja Debbie Ritter nga qyteti Fisher i
Illinoisit.

Ritter ka përdorur tekstilin, telin dhe argjilën për të krijuar
strukturën bazë të këngëtares amatore e cila famën ndërkombëtare e ka
fituar gjatë
paraqitjes së saj në shoun britanik "Britain’s got talent”
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:27

Gjashtëvjeçari merr timonin pasi që i alivanoset baba

Kuriozitete te ndryshme....? F.0525112923664_m


Djaloshi gjashtëvjeçar ka dalë të jetë hero i vërtetë pasi që ka marrë
timonin e automjetit kur baba i tij është alivanosur si pasojë e rënies

sheqerit në gjak.
Tustin Mains nga North Plate gjendej në ulësen e prapme së bashku më vëllain e tij trevjeçar.

Në një moment e ka parë se si baba i tij u alivanos dhe ra mbi timon
prandaj Tustini i vogël menjëherë ka vendosur të hip në prehër të babës
dhe të
vazhdojë të drejtoj automjetin.

Djaloshi ka arritur që ta drejtoj me sukses automjetin Chevrolet
Avalanche me shpejtësi prej 24 kilometrash në orë derisa nuk e ka
ndaluar policia.

“Kur u alivanos baba unë u frikësova, mirëpo më duhej të reagoja,
megjithatë u frikësova sërish kur e pashë policinë se si hynte në
automjet nëpërmes
dritares për ta ndaluar”, ka thënë Tustin, duke shtuar se ka qenë shumë
i lumtur kur automjeti është ndaluar dhe kur mjekët kanë arritur ta
këndellin
babanë e tij.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Geri Wed 27 May 2009 - 9:27

Letër tualeti për adhuruesit e filmave horror

Kuriozitete te ndryshme....? F.0524225832886_m




Në Japoni, në vendin në të cilin tradicionalisht besohet se shpirtrat
fshihen në tualet, një kompani ofron letër tualeti të ilustruar me
tregime
horrori.
Në secilin pako të letrës është edhe tregimi nga nëntë kapituj të cilin
e ka shkruar Koji Suzuki, autori i tregimit të njohur "Ring" sipas të
cilit në
Japoni e Hollywood është incizuar filmi.

Vendngjarja e tregimit zhvillohet në tualet publik, derisa pakoja e
letrës së tualetit, e gjatë 90 centimetra, mund të lexohet për disa
minuta, ka
theksuar prodhuesi Hayashi Paper.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete te ndryshme....? Empty Re: Kuriozitete te ndryshme....?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi