Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DSDS: Eliminohet Ardian Bujupi

 :: Show Biz

Shko poshtë

DSDS: Eliminohet Ardian Bujupi  Empty DSDS: Eliminohet Ardian Bujupi

Mesazh nga Vizitor Mon 2 May 2011 - 5:20


Talenti kosovar, Ardian Bujupi është eliminuar nga emisioni gjerman i talentëve të këndimit “Deutschland Sucht Den Superstar”, duke
mos arritur kështu që ta sigurojë finalen e madhe.
Sensacioni nga Kosova në këtë gjysmëfinale është paraqitur me tri këngë, “Feeling
Good”, “Loving You Is Killing Me” dhe “Waving Flag”, për të cilat mori nota të larta vlerësimi nga juria. Performanca e Ardianit ishte e
jashtëzakonshme në të trija këngët, duke bërë që konkurrentët t’ia kenë frikën që në start të gjysmëfinales, e cila u mendua se do të ishte një kafshatë e lehtë për kosovarin.Megjithatë, kështu nuk menduan 82 milionë gjermanë, të cilët vendosën të largojnë nga gara kosovarin, i cili përkundër një shfaqje të jashtëzakonshme, nuk arriti t’i eliminojë konkurrentët, Sarah Engels dhe Pietro Lombardi, të cilët do të përballen në finalen e madhe të shtunën e ardhshme.
"Falënderoj gjithë ata që më kanë votuar dhe më kanë mbështetur për
të arritur deri në këtë fazë. Unë nuk do të ndalem me kaq, do të vazhdoj
të këndoj", theksoi Bujupi.
Ky eliminim i Ardian Bujupit përbën shok për fansat e tij dhe
analistët mediatikë gjermanë të cilët kishin pritur që ai të
kualifikohej në finale. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi