Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardian Bujupi në gjysmëfinale të DSDS

 :: Show Biz

Shko poshtë

Ardian Bujupi në gjysmëfinale të DSDS  Empty Ardian Bujupi në gjysmëfinale të DSDS

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 7:28


Ardian Bujupi ka arritur që me anë të një performance të shkëlqyer të shtunën mbrëma të kualifikohet në gjysmëfinalen e emisionit të talentëve në Gjermani, “Deutschland Sucht Den Superstar”.Talenti kosovar i cili është shndërruar në sensacion në Gjermani ishte i
jashtëzakonshëm gjatë performimit të tri këngëve të zgjedhura në mbrëmjen e të shtunës – “Here Without You” nga 3 Doors Down, “Fairytale” nga Alexander Rybak dhe hitin e James Brown “Sex Machine”.Bujupit nuk iu tremb syri që në rrethin e parë të këndojë hitin e njohur “Here Without You” të 3 Doors Down, paraqitje që i la mbresa jurisë.
“Kjo ishte në përgjithësi një paraqitje e mirë. Ti nuk u bindesh ndjenjave të tua”, ishte vlerësimi i Fernanda Brandaos në juri.
Edhe performance e këngës “Fairytale” nga Alexander Rybak u prit me
nota miradie nga juria, e sidomos nga Fernanda, e cila tha: “Kënga të
është përshtatur vërtet shumë mirë. Ishte freskuese”.
Dhe kualifikimin Ardian Bujupi e siguroi me anë të paraqitjes
fantastike në rrethin e tretë me këngën “Sex Machine” të James Brown,
për të cilën u vlerësua nga legjenda gjermane Dieter Bohlen.
“Na ke emocionuar aq shumë me këtë këngë. Je i pakapshëm”, theksoi Boheln.
Garën në gjysmëfinale të emisionit të talentëve “Gjermania kërkon
yllin” e siguruan pos Ardian Bujupit edhe Sarah Engels dhe Pietro
Lombardi, ndërsa u eliminua Marco Angelini
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi