Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë II

Shko poshtë

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë II Empty Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë II

Mesazh nga Vizitor Fri 29 Apr 2011 - 23:08

Një shpjegim i shkurtër i astrologjisë II


A është shkencë astrologjia?

Ka mendime se astrologjia është shkencë. Lidhur me çështjen se me çka
merret astrologjia ka pikëpamje të ndryshme, ndërsa njëra ndër më të
shpeshtat është se astrologjia është shkencë e cila merret me studimin e
ndikimit të energjisë së planetëve dhe yjeve në njeriun. Kjo pikëpamje
daton nga astrologët të cilët e praktikojnë të ashtuquajturën astrologji
moderne (të popullarizuar), është plotësisht e gabuar, paraqet
përpjekjen që me qëllim të komercializimit, astrologjia të harmonizohet
më mirë më mënyrën bashkëkohore të të menduarit dhe me idetë
bashkëkohore shoqërore dhe, veç tjerash, është pasojë e mosnjohjes
elementare të natyrës së përmbajtjes së astrologjisë.

Po çka është në të vërtetë astrologjia?

Kjo është një pyetje shumë e komplikuar, të cilës nuk është lehtë t’i
jepet një përgjigje e shkurtër. Dikur afërsisht deri në shekujt XVI -
XVII, në kohën kur ka jetuar dhe ka vepruar Francis Bekoni, astrologjia
konsiderohej shkencë, por në atë kohë edhe vetë shkenca kishte një
kuptim dhe një domethënie krejtësisht tjetër kundruall asaj moderne,
kundruall shkencës postbekoniane. Astrologjia merret me studimin e
lidhjeve ndërmjet qiellit të dukshëm dhe tokës, ndërsa natyra e saj
lidhjeje nuk është fizike, shkak-pasojë, por simbolike. Astrologjia,
pra, nuk studion kurrfarë ndikimi të energjisë së planetit dhe të yjeve
në njeriun, por vetëm lidhjen simbolike ndërmjet qiellit të dukshëm
(shtatë planetëve të dukshëm, yjve të palëvizshëm, kometave të dukshme
dhe të dukurive të tjera në qiell të cilat gjithashtu mund të shihen)
dhe zhvillimeve në tokë. Pikërisht për shkak të simbolizmit të cilin e
studion, astrologjia assesi nuk mund të jetë shkencë në konceptimin
modern të kësaj fjale. Edhe pse është pararendëse e shumë shkencave,
astrologjia sot konsiderohet shkathtësi ezoterike, e cila nënkupton
unitetin e gjithësisë dhe ndërlidhjen e çdo gjëje në të, ndërsa në
pikëpamje të njohurive të saja dhe metodave që zbaton është plotësisht e
përmbyllur dhe e përfunduar, ndaj në këtë pikëpamje, për dallim nga
shkenca moderne, lënda dhe metodat e saj nuk mund të ndryshohen,
përkatësisht të zgjerohen. Astrologjia është një sistem i përkufizuar i
njohjes, që nuk mund të ndryshohet dhe i cili pranohet ashtu sikundër
është. Nga ky shkak astrologjia më parë mund të konsiderohet shkathtësi
ezoterike sesa shkencë.

Cilave pyetje mund t’u përgjigjet astrologjia?

Besoj se astrologjia mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje. Do ta vëreni se
kam theksuar se astrologjia (dhe jo astrologu) mund t’i përgjigjet çdo
pyetjeje me çka dua të theksoj se astrologjia është e kufizuar vetëm me
dijen dhe përvojën e atyre që e praktikojnë. Astrologjia është e saktë
po aq sa është i shkathtë astrologu.

Secili astrolog, i cili merret me astrologjinë në mënyrë serioze, herët
ose vonë do të përballet me çështjet, sikundër janë përcaktimi
profesional i personit që parashtron pyetjet, pastaj se si do të jetë
statusi financiar në një periudhë të ardhshme, marrëdhëniet me
partnerin, numrin e fëmijëve që do të lindin dhe në raste të shpeshta
madje edhe bëjnë pyetje lidhur jetën në botën e jashtme e të ngjashme.
Astrologu, nganjëherë, mund të ndodhet në një situatë delikate,
posaçërisht kur parashtrohen pyetje lidhur me vdekjen e ndonjë personi,
përfundimin e ndonjë sëmundjeje të rëndë, gjetjen e personave të zhdukur
etj. Është çështje e secilit astrolog që, në pajtim me shkathtësinë,
përvojën dhe parimet morale, të vendosë nëse do t’u përgjigjet këtyre
pyetjeve. Për hir të së vërtetës, duhet theksuar se astrologu më parë
fokusohet në mënyrën sesa në kohën e vdekjes, për shkakun se përcaktimi i
jetëgjatësisë është njëra nga çështjet më komplekse astrologjike, e
cila kërkon zbatimin e teknikave të përparuara të kësaj fushe dhe
çështjes së zënë ngoje astrologët me përvojë duhet t’i qasen në mënyrë
shumë të kujdesshme. Gjithashtu, horoskopi vazhdon “të jetojë” edhe pas
vdekjes së personit për të cilin bëhet horoskopi, ashtu që nga horoskopi
i personit tashmë të ndjerë mund të konstatohen shumë zhvillime lidhur
me personat e tij të afërm të cilët kanë mbijetuar.

Rëndësia e horoskopëve ditorë, javorë dhe mujorë?

Shumica e astrologëve, të cilët merren me astrologjinë e popullarizuar
(moderne) merren njëkohësisht edhe me të ashtuquajturit "horoskopë
natyrorë", te të cilët shenja në të cilën ka dalë Dielli në ditën e
lindjes merret si substitut për shtëpinë e vërtetë që bazohet në
momentin e saktë të lindjes dhe në koordinatat gjeografike të vendit të
lindjes, ndërsa shenja pasuese deri te Dielli është si zëvendësim për
shtëpinë tjetër dhe kështu me radhë deri te shenja e dymbëdhjetë, e cila
i paraprin shenjës diellore. Në bazë të pozitave ditore, javore, mujore
etj. të planetëve, bazuar në shenjat e tilla e tilla dhe në
marrëdhëniet e ndërsjella, mund të bëhen analiza dhe parashikime për
personat e lindur në kuadër të një shenje të caktuar. Kjo është
plotësisht e pamjaftueshme, sepse trajtohet vetëm Dielli dhe madje në
kuadër të të tridhjetë shkallëve të një shenje që, gjithashtu, vetvetiu
del shumë e palogjikshme. Përndryshe pozita e Diellit përfaqëson pjesën
qendrore në pikëpamje të treguesit të individualizimit të personit, por
në mënyrë të pashmangshme vetëm në lidhje me elementet e tjera të një
horoskopi radikal. Dielli, në këtë pikëpamje, nuk mund të analizohet në
mënyrë të izoluar, sepse personaliteti i paraqitur nëpërmjet të gjitha
elementeve të një horoskopi, për të cilin Dielli është përbërës i
rëndësishëm, por gjithsesi jo i vetmi.

Horoskopët natyrorë kanë lindur në kohët e fundit si pasojë e
komercializimit të astrologjisë. Kjo gjë e ka sjellë astrologjinë në një
nivel të sensacionit të ulët, të përmbajtjeve sipërfaqësore dhe në
rastet më të shpeshta edhe të përmbajtjeve të pasakta, të cilat i
gjejmë, pothuajse përditë, në media. Astrologjia nuk është një argëtim
banal, por një shkathtësi e komplikuar e interpretimit ndërmjet të
raporteve ndërmjet Tokës dhe pjesë së dukshme të Kozmosit.

Astrologjia tradicionale nuk i njeh horoskopët ditorë, javorë, mujorë,
pastaj horoskopët e kanakarëve dhe sajime të ngjashme kuaziastrologjike.


A mund ta parashikojë astrologu të ardhmen e një personi?

Ka mundësi, me kusht që koha e lindjes së atij personi të komunikohet
saktësisht, me një dallim prej më së shumti katër minutash (gjë që
natyrisht është një rast i rrallë). Madje, edhe në rast të mossaktësimit
prej katër minutash (por jo më shumë se pesëmbëdhjetë minuta) edhe më
tej është e mundur që, me një saktësi të madhe, të parashikohen ngjarjet
në të ardhmen e jetës së një personi (nga lindja deri te ditëlindja).
Kuptohet e gjithë kjo është e kushtëzuar nga dija dhe shkathtësia e vetë
astrologut.

Në qoftë se është e njohur vetëm përafërsisht koha e lindjes së një
personi, është e mundur që të aplikohet një metodë e përparuar
astrologjike, i ashtuquajturi rektifikacioni i horoskopit, që paraqet
përcaktimin e shkallës së saktë të ashendentit të horoskopit që
analizohet. Për ta përcaktuar shkallën e saktë të ashendentit, nëpërmjet
zbatimit të rektifikacionit të horoskopit me rëndësi jetike është
njohja e rregullave tradicionale të astrologjisë dhe përvoja e
astrologut për rektifikacionin e horoskopit.

Personave, të cilëve nuk u dihet koha, madje as edhe data e lindjes,
është e mundur t’u jepet përgjigje për çështje konkrete. Përgjigjet për
këto çështje i gjejmë në kuadër të astrologjisë horare, nëpërmjet
analizimit të horoskopit për kohën dhe vendin e saktë në t cilin
astrologu është njoftuar lidhur me pyetjet që i janë bërë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi