Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fenomenet që nuk kanë shpjegim

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Fenomenet që nuk kanë shpjegim Empty Fenomenet që nuk kanë shpjegim

Mesazh nga Geri Mon 19 Apr 2010 - 6:34


Fenomenet që nuk kanë shpjegim Ft-300x217
1. Lidhja trup-mendje
Shkenca mjekësore deri më tani ka arritur vetëm në fillim të të kuptuarit të mënyrave sesi mendja ndikon trupin. Një shembull është efekti Placebo, sipas të cilit njerëzit mendojnë se iu lehtësua një simptomë mjekësore ose vuajtje, vetëm duke besuar se një kurë është efektive, ndërkohë që në të vërtetë kura është një farsë. E në rrjedhim të kësaj, është e cuditshme sesi aftësia e trupit për të shëruar vetveten është shumë më e mahnitshme sesa cdo gjë tjetër që mund të shpikë mjekësia moderne.
2. Fuqitë psikike dhe PEN
Fuqitë psikike dhe Perceptimi Ekstra-Ndijor (PEN), renditen ndër dhjetë gjërat më të pashpjegueshme, për faktin se besimi në to është shumë i përhapur. Hulumtuesit kanë testuar njerëz që pretendojnë të kenë fuqitë psikike, ndonëse rezultatet nën kushtet e kontrolluara shkencore deri më tani kanë qenë negative ose të paqarta. Disa studiues argumentojnë se fuqitë psikike nuk mund të provohen, ose zvogëlohen në prani të skeptikëve ose shkenctarëve. Nëse kjo është e vërtetë, shkenca nuk do të jetë në gjendje kurrë të provojë apo të hedhë poshtë ekzistencën e fuqive psikike.
3. Eksperienca pranë-vdekjes dhe jeta pas vdekjes
Njerëzit që ndonjëherë janë gjendur pranë vdekjes, kanë raportuar përvoja të ndryshme mistike ( për shembull duke shkuar në një tunel dhe dalin në një dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre, ndjejnë paqe, etj), të cilat mund të sugjerojnë një ekzistencë përtej varrit. Por përvojat përtej varrit askush nuk është kthyer të na i tregojë. Skeptikët sugjerojnë se përvojat pranë-vdekjes mund të shpjegohen si halucinacione natyrore dhe të parashikueshme të trurit të traumatizuar, por ende nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri se çfarë i shkakton këto përvoja.
4. UFO-t
Tashmë nuk ka dyshim se UFO-t (Unidentified Flying Objects) ekzistojnë. Shumë njerëz kanë parë gjëra në qiell që nuk mund t’i identifikojnë, duke filluar nga aeroplanët te meteorët. Nëse këto janë apo jo anije alienësh, është një çështje tjetër. Por distancat e studiuara të këtyre objekteve, të japin të dhëna për “të huaj” të ardhur nga Universi drejt Tokës. Por, pavarësisht nga hetimet e kujdesshme rreth UFO-ve, ende mbeten fenomene të panjohura.
5. Deja Vu
Deja-vu është një frazë frëngjisht që ka kuptimin “e kam parë njëherë” dhe i referohet një ndjenje të veçantë dhe misterioze që është përjetuar në një sërë rrethanash të veçanta më parë. Dikush për shembull po viziton për herë të parë një ndërtesë në një vend të huaj, por i duket shumë ambjent familjar, sikur e ka shikuar edhe herë tjetër. Disa njerëz i shpjegojnë këto fenomene si përvoja psikike të jetës së mëparshme, shpirtit para lindjes. Disa të tjerë i japin më shumë shpjegime natyrore, por prapë nuk kanë arritur t’i japin një shpjegim të duhur.
6. Fantazmat
Që nga “Makbethi” i Shakespeare e deri tek shfaqjet e ditëve të sotme si “NBC Medium”, shpirtrat e të vdekurve kanë bërë zënë gjithmonë vend të vecantë në folklorin dhe kulturën njerëzore. Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë hije të të huajve, apo të të afërmve të vdekur. Megjithëse prova përfundimtare për ekzistencën e fantazmave mbetet e pakapshme, dëshmitarë të bindur vazhdojnë të raportojnë se kanë parë, fotografuar, dhe madje komunikuar fantazmat. Studiuesit e fantazmave ende shpresojnë se një ditë që i vdekuri mund të kontaktojë me të gjallin në këtë mënyrë, por deri atëherë, fantazmat i klasifikojmë tek fenomenet e pashpjegueshme.
7. Zhdukjet misterioze
Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Shumica arratisen, disa pësojnë aksidente, disa rrëmbehen, disa vriten, por këto kategori zakonisht janë gjetur. E njëjta gjë nuk ndodh me zhdukjet misterioze. Sjellim ndërmend: që nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloway, disa njerëz duket se janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kur personat e humbur janë gjetur, kjo ka ndodhur gjithmonë falë policisë, denoncimeve apo dëshmitarëve. Por kur provat mungojnë dhe s’ka asnjë shenjë, as policia dhe shkenca ligjore nuk mund të zgjidhin krimin.
8. Intuita
Sido që ta quajmë atë: ndjenjë e brendshme, shqisë e gjashtë, apo gjithcka tjetër, të gjithë e kemi përjetuar në një kohë apo një tjetër. Sigurisht, këto lloj ndjenjash që vijnë nga brenda qënies tonë, shpesh janë të gabuara, por në më të shumtën e rasteve rezultojnë të sakta. Psikologët vërejnë se njerëzit, në mënyrë të pavetëdijshme marrin informacion rreth botës që na rrethon, duke bërë që të na duket si informacion i njohur në momentin që përballemi me të, por duke mos ditur se kur dhe si e kemi mësuar. Megjithatë, kjo e psikologjisë konsiderohet vetëm një pjesëz e përgjigjes për të shpjeguar intuitën.
9. Këmbëmëdhenjtë
Për dekada me radhë, bisha të mëdha, leshatore, të ngjashme me njerëzit, të quajtura Këmbëmëdhenjtë (Bigfoot) janë raportuar herë pas here nga dëshmitarë në të gjithë Amerikën. Pavarësisht mijëra Këmbëmëdhenjve që mund të ekzistojnë si popullsi dhe mund të mbarështohen, ende nuk është gjetur asnjë trup i tyre. Asnjë i tillë nuk është vrarë nga një gjahtar, goditur për vdekje nga një makinë me shpejtësi, apo edhe vdekur nga shkaqe natyrore. Në mungesë të provave si dhëmbët dhe kockat, janë marrë si prova të ekzistencës së tyre në Tokë vetëm sytë e dëshmitarëve, apo foto e filmime të paqarta. Mëgjithatë, duke mos patur prova të qarta, shkenca konkludon për Këmbëdhenjtë se ose nuk ekzistojnë dhe janë dëshmi të sajuara, ose janë krijesa që rrinë larg syve njerëzorë, ose… janë fenomene të pashpjegueshme.
10. Gumëzhitjet në Taos
Disa nga banorët dhe vizitorët e qytetit të vogël të Taos, New Mexico, për vite me radhë kanë treguar se janë bezdisur dhe habitur nga një frekuencë e ulët gumëzhitjesh në ajrin shkretinor. Për cudi, këto gumëzhitje në Taos i kanë raportuar vetëm 2% nga popullsia vendase, ndërsa vizitorët i kanë ndjerë dhe raportuar shumë. Disa besojnë se gumëzhitjet shkaktohen nga një akustikë e jashtëzakonshme, të tjerët dyshojnë për histeri masive apo ndonjë sekret, ndonjë qëllim i keq. Por sido që të besohet për këto lloj gumëzhitjesh, natyrore apo psikologjike, ende askush nuk ka mundur t’i japë një shpjegim të saktë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi