Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara

Shko poshtë

Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara Empty Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara

Mesazh nga Vizitor Fri 29 Apr 2011 - 23:06

Astrologjia Karmike - të fshehtat e jetëve të kaluara


Procesi i shkaqeve dhe i pasojave, i cili emërtohet
si k a r m a, nganjëherë interpretohet si dora e pamëshirshme e Zotit,
por në fakt njeriu vetë e krijon karmën e tij, ose të paktën e liron me
veprat e tij të mira. Zoti është dëshmitari i përjetshëm. Ne vetë, me
veprat tona, e përcaktojmë fatin tonë.
Çdo jetë lind me një personalitet të caktuar, i cili përbëhet nga
elementet e matricës së shpirtit dhe, sikundër aktorët, edhe ne luajmë
role të ndryshme, por gjithnjë në përputhje me karakterin tonë.
Personaliteti ynë zhvillohet gjatë jetës. Ai përparon ose ngec në varësi
nga fakti se si reagon ndaj rrethanave jetësore në të cilat ndodhet.
Çdo gjë që na ngjan në jetë, gëzimet ose fatkeqësitë, janë veçse mësime
të cilat duhet t’i marrim në rrugën drejt përsosurisë dhe lirimit të
shpirtit nga lidhjet me këtë botë. Për aq kohë sa janë dëshirat në
njeriun është e pamundur të shmanget lindja e sërishme. Dëshirat janë
ato që na lidhin për këtë botë. Shpirtrat e lirë vijnë në planet si
mësues, por nuk janë të lidhur me këtë botë.

Shkaktar i të gjitha problemeve dhe shqetësimeve është fakti se e kemi
humbur pushtetin mbi ndjenjat tona. I lëmë që të shpërthejnë dhe kështu
pushojmë të gjykojmë drejt. Hidhërimi, mendjemadhësia dhe ndjesi të
tjera i japin njeriut shprehi demoni dhe nganjëherë madje edhe e
bastardojnë deri në nivelin e kafshës. Sa herë kemi qenë të përfshirë në
veprime të gabueshme dhe me këtë edhe më shumë jemi lidhur me zinxhirët
e karmës. Mllefi është sikurse droga. Duhet të bëjmë përpjekje që të
lirohemi nga ai. Për ta bërë këtë është e domosdoshme që ta zbulojmë
forcën e inteligjencës së lartë, që fshihet thellë në ne…

Kur vjen koha e lindjes, zgjidhet një lloj i veçantë i trupit që do të
jetë i përshtatshëm për shpirtin e caktuar. Llojet e ndryshme të
elementeve kimike nga të cilat përbëhet trupi, sikundër edhe mënyra se
si kombinohen ato, përbëjnë realizimin e ndikimit të sundimtarëve
planetarë, ndërsa lindja bëhet në momentin kur planetët ndodhen në
pozitat që duhet t’i marrin në pajtim me planin paraprakisht të caktuar,
të cilin e harton vetë horoskopi. Kështu pozitat planetare janë
përcaktuese të përkryera si për trupin që lindet, ashtu edhe për
karakterin, /për këtë është përgjegjës Hëna/, i cili do ta pushtojë për
një periudhë të caktuar jetësore. Pozita e Hënës në kohën e lindjes
shpreh tërësinë e përvojave të jetëve të kaluara, ndërsa Dielli na
udhëzon për atë se në çka duhet të orientohemi tani, ndërsa kjo është
rruga drejt vetëdijesimit dhe arritjes së nivelit më të lartë të
vetëdijes në jetën e tanishme.

NËSE JENI TË LINDUR NË SHENJËN E:

D A S H I T

Në jetët e mëhershme keni qenë emocionalisht të pavendosur dhe të varur
nga të tjerët, kështu që tani për ju është shumë e rëndësishme që në
jetën emocionale ta ndërmerrni iniciativën, të insistoni për nevojat dhe
dëshirat tuaja, në mënyrë që ta gjeni identitetin tuaj të humbur.
Megjithatë, mos shkoni në ekstremin tjetër, në pavarësinë e tepruar, e
cila mund të kalojë në egoizëm. Këmbëngulësia dhe besimi në vete është
ajo që ju duhet më së shumti.

D E M I T

Jetët e kaluara, të cilat i kemi lënë pas, në aspektin emocional kanë
qenë jostabile dhe të ashpra. Keni njohur shkatërrimet e vuajtjes,
frikës dhe ndjenjave të mëdha. Jeta e tanishme ju është dhënë si një
rast që të stabilizoheni dhe të shkelni në tokë. Stabiliteti,
qëndrueshmëria dhe lidhja e veprave dhe praktikës për ju janë të një
rëndësie të veçantë. Është koha që t’ia lejoni qenies suaj shpirtërore
që të manifestohet nëpërmjet punës, në mënyrë që të mund të piqet dhe ta
mësojë atë që diku në rrugën e jetëve të kaluara e ka harruar.

B I N J A K Ë V E
Problemet në jetën e kaluar për ju kanë qenë probleme që kanë lindur si
pasojë e komunikimit të keq me njerëzit e tjerë. Kjo jetë përbën një
rast që të bindeni se sa është e rëndësishme të thuhet ajo që
ndihet…Korrigjoni rastet e humbura në mënyrë që ta realizoni kuptimin
emocional dhe harmoninë. Posesiviteti, largimi nga njerëzit e tjerë dhe
tërheqja në botën vetjake tani do të duhej të kapërceheshin me modelin e
ri të përgjigjes emocionale dhe komunikimit të drejtë.

G A F O R R E S

Në këtë jetë mësoni që të bëheni besnikë dhe stabilë, që sipërfaqësinë
dhe paqëndrueshmërinë nga jeta e kaluar tani ta ktheni në qëndrueshmëri
dhe përkrahje si për të tjerët, ashtu edhe për veten. Pavarësisht se si
veproni nga jashtë, natyra juaj e brendshme është e butë, sikur guaskë.
Mësimet e shumta nga kjo jetë ju udhëzojnë që t’i kuptoni drejt
marrëdhëniet familjare dhe mu për këtë për ju janë shumë të rëndësishëm
prindërit dhe fëmijët. Megjithatë, nuk bën që ta harroni edhe veten!

L U A N I T

Në mishërimet (inkarnimet) e kaluara keni mësuar që të doni në mënyrë të
paanshme, që të mos i veçoni njerëzit, por tani duhet të mësoni që
energjinë tuaj emocionale dhe forcën t’i orientoni drejt njerëzve të
caktuar dhe fushave të jetës, të cilat janë të rëndësishme për ju. Keni
pothuajse aftësinë fëmijërore që ta përjetoni lumturinë në situatat kur
të tjerët ju falënderojnë dhe kur jeni në qendër të vëmendjes…, por mos u
zemëroni kur nuk ju kushtojnë vëmendjen dhe respektin e duhur. Mësimi
juaj në këtë jetë është vetëbesimi dhe respekti për veten.

V I R G J Ë R E S H Ë S

Jeta e tanishme ju mëson ta keni të drejtën e zgjedhjes të asaj që ju
kënaq, si dhe faktin se emocionet e vërteta ndërtohen shkallë-shkallë,
gur, gur bëhet mur…Duhet të mësoheni që të mos mbështeteni në të tjerët,
por vetëm në veten, madje këtë do ta arrini kur të mësoheni që
plotësisht ta pranoni veten me të gjitha të metat dhe cilësitë. Ndjenja e
fajit ju përcjell nga jetët e kaluara…lirohuni nga ia! Edhe më tej
brengoseni për njerëzit e tjerë, fatin e tyre dhe për atë se si do të
mund t’i ndihmonit.

P E S H O R E S
Në jetët e kaluara keni pasur probleme në marrëdhëniet me të tjerët,
sikurse edhe me gjininë e kundërt, ndaj edhe në jetën e sotme mund t’ju
shoqërojë frika /thellë e fshehur dhe e ndrydhur/ nga njerëzit, refuzimi
ndaj ekipit të punës dhe mosbesimi. Në mënyrë që ta përmirësoni këtë
gabim, kjo jetë do t’ju ofrojë një numër të madh partnerësh të dashurisë
dhe një rreth të gjerë miqsh, ashtu që të mësoni si ta zhvilloni
harmoninë me njerëzit e tjerë.

A K R E P I T

Keni krijuar një pamje të madhe emocionale dhe intuitive mbi esencën e
jetës. Intuita juaj ofron ndjenjën e detyrës që e keni përpara dhe
udhëzuesin se në cilën rrugë do të duhej të niseshit, sikundër edhe
elementin e nxitjes që është i domosdoshëm për t’u nisur në një rrugë.
Frikat irracionale nga jeta e kaluar janë frika që shkaktohen nga
sëmundja dhe vuajtja, si dhe nga humbja e të afërmve, ndaj në këtë botë
mund të shkoni në skajin tjetër, në posesivitet ndaj miqve të afërm dhe
partnerit, ndonjëherë edhe në mënyrë të pavetëdijshme, në gjakimin që
t’i mbani vetëm për vete.

S H I G J E T A R I T
Në jetën e tanishme keni ardhur për t’i çrrënjosur paragjykimet tuaja
dhe që të mësoni të bëheni fleksibilë, ashtu që në këtë aspekt të
porsazbuluar të personalitetit ta gjeni lirinë tuaj. Çrrënjosja e të
gjitha trajtave të paragjykimeve dhe përhapja e tolerancës është diçka
që konsiderohet përcaktim i jetës tuaj, ndaj edhe jeta do t’ju çojë në
këtë drejtim. Prandaj, për ju janë të rëndësishme udhëtimet, njohja me
kultura të ndryshme dhe me modele sjelljes dhe të besimit.

B R I C J A P I T

Përvojat nga jetët e kaluara ju kanë shkaktuar konflikt me autoritetet,
ndaj në vete bartni frikën nga ajo se dikush tjetër do t’i kontrollojë
ose do t’i shfrytëzojë dobësitë tuaja dhe besnikërinë ndaj tyre. Në
jetën e tanishme mësoni që vetes t’i bëheni autoritet dhe se si të
bëheni përgjegjës ndaj emocioneve tuaja dhe të të tjerëve. Kjo jetë
është jetë e stabilizimit dhe e të kuptuarit të së vërtetës jetësore,
sipas së cilës të jesh i përgjegjshëm dhe i disiplinuar nuk do të thotë
të jesh i ftohtë dhe i distancuar.

U J O R I T
Kjo pozitë tregon se në jetët e kaluara ka pasur shumë xhelozi dhe
posesivitet në planin emocional. Nxitja e jetës së tanishme qëndron në
ndarjen nga pasqyrimet e rrejshme dhe xhelozia, posesiviteti dhe gjakimi
që ta drejtojmë atë që e duam. Duhet t’ia ofroni lirinë vetes dhe të
tjerëve. Detyra e juaj është që të zhvilloni marrëdhënie miqësore me të
gjithë, sikundër që duhet t’i zhvilloni edhe humanizmin, shpirtgjerësinë
dhe tolerancën.

P E S H Q V E
Në jetën e kaluar nuk keni mundur që sa duhet ta vlerësoni emocionin e
vërtetë, ashtu sikurse nuk keni pasur kohë që t’u dorëzoheni
emocioneve…Jeta e tanishme, nëpërmjet kësaj shenje tepër fine dhe
intuitive, jua ofron mundësinë që “ta prekni fundin” dhe të mësoheni t’u
dorëzoheni emocioneve, në mënyrë që ta pasuroni veten dhe vetë
përmbajtjen e jetës. Këtu jeni që të mësoni se ne të gjithë jemi pjesë e
Njërit dhe nëpërmjet kësaj të dhëne ta përmbyllni ciklin e hapjes
emocionale që ka filluar para shumë jetëve./Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi