Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lopez turpërohet për shkak të një videoje nga e kaluara

Shko poshtë

Lopez turpërohet për shkak të një videoje nga e kaluara  Empty Lopez turpërohet për shkak të një videoje nga e kaluara

Mesazh nga Vizitor Wed 11 May 2011 - 2:54

Lopez turpërohet për shkak të një videoje nga e kaluara  F.0510200243622_m
Jennifer Lopez është skuqur kur prezantuesi Jay Leno ka lëshuar
një klip, ku ajo paraqitet si valltare ndihmëse për grupin “New Kids on
the Block”.
Këngëtarja dhe aktorja ishte mysafire programit
të “The Tonight Show With Jay Leno”, i cili e vuri në një pozitë të
pakëndshme duke lëshuar një video ku ajo paraqitej me xhinse dhe xhaketë
duke vallëzuar për grupin e djemve.
Sido që të jetë, 41-vjeçarja ka shpjeguar se asokohe kishte qenë një
arritje e madhe për të që të ishte në skenë bashkë me “New Kids on the
Block”.
“Puna ime e parë ishte në Evropë që ishte e rëndësishme dhe kur u
ktheva u angazhova si valltare përcjellëse e ‘New Kids on the Block’. E
mora këtë punë për të vallëzuar për ta në ‘American Music Awards’ dhe
ishte një punë e madhe. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë”, ka shpjeguar
J. Lo. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi