Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NASA publikon fotografinë e parë të Merkurit

Shko poshtë

NASA publikon fotografinë e parë të Merkurit  Empty NASA publikon fotografinë e parë të Merkurit

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 22:05





NASA publikon fotografinë e parë të Merkurit  F.0330150042516_210
NASA ka publikuar fotografinë e parë të sipërfaqes së
Merkurit të incizuar nga fluturakja Messenger e agjencisë amerikane të
gjithësisë.
“Herët në mëngjes, në orën 9:20, sipas kohës
euro-perëndimore, Messenger ka incizuar fotografi historike të planetit
Merkur. Kjo është fotografia e parë e planetit më të afërt të diellit e
bërë nga një fluturake e gjithësisë në orbitën e saj”, thuhet në
deklaratën e lëshuar nga NASA.
Messenger ka bërë gjithsej 363 fotografi për gjashtë orë, ndërsa
publikimi i përgjithshëm i tyre është caktuar për një konferencë për
gazetarë, në të cilën shkencëtarët do të flasin në lidhje me zbulimet e
reja.
Pjesa e sipërme e fotografisë tregon një krater të pazakontë të
quajtur Debussy, ndërsa pjesa e poshtme, në afërsi të polit të Merkurit,
nuk është fotografuar asnjëherë më parë nga gjithësia.
Messenger është fluturakja e parë e NASA-s në orbitën e Merkurit, në
të cilën ka hyrë më 17 mars, ndërsa në mision është dërguar qe gjashtë
vite. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi