Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushtria amerikane publikon armën “smart”

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Ushtria amerikane publikon armën “smart” Empty Ushtria amerikane publikon armën “smart”

Mesazh nga Geri Tue 30 Nov 2010 - 6:27

Ushtria amerikane publikon armën “smart” Arma-smart Një armë e re, përmes të cilës ushtarët amerikanë shpresojnë të gjunjëzojnë talebanët, është prodhuar dhe publikuar nga autoritetet amerikane.
E quajtur XM-25, arma në fjalë shihet nga autoritetet ushtarake si një mjet që “do të ndryshojë rrjedhën e lojës”.

Ajo përmban një sistem drejtimi me rreze lazer dhe plumba 25 milimetërsh me eksploziv, shpërthimi i të cilit mund të programohet.

Specialisti Richard Audette, i cili ndihmoi Shtetet e Bashkuara në projektimin e armës, thotë se ajo përbën një hap përpara pasi është arma e parë me përmasa të vogla që përmban teknologjinë “smart”.

“Për një ushtar ky mjet është thelbësor për të gjetur objektivin. Më pas i drejton shënjestrën lazer, e cila të tregon rrezen e veprimit, rregullon shënjestrën, fuqinë e zjarrit dhe pastaj tërheq këmbëzën”, ka deklaruar Audette.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi