Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ah këto thashethemet

Shko poshtë

Ah këto thashethemet Empty Ah këto thashethemet

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 3:04

Është thashetheme e vërtetë apo jo, shumica e atyre që e kanë dëgjuar do ta besojnë, disa nuk do të jenë të sigurt a duhet ta besojnë, ndërsa ata që e dinë që nuk është e vërtetë kryesisht do të heshtin me shpresë se “era së shpejti do të zhduket”.

Vështirësia me spekulimet dhe thashethemet është në atë se në të shumtën e rasteve vështirë është të dëshmohen apo të hidhen poshtë. Thashethemet zakonisht përhapen si hakmarrje apo si kërcënim ndaj dikujt, por zakonisht këto janë absurde, dikush do të përhap thashetheme për dikë për t’i treguar të tjerëve që i di sekretet e miqve dhe të njohurve apo vetëm që të tërheqë vëmendjen.

Kujdes gjatë ballafaqimit

Mbani mend, çka do që thoni apo bëni për të ndaluar thashethemet dashakeqe ndaj vetes, gjithmonë do të ekzistojnë ata që do të besojnë në to, për çkado qoftë që bëhet fjalë. Nëse është e pamundur që t’i bindni të tjerët për anën tjetër të tregimit, qëllimi juaj le të jetë të zvogëloni dëmin e shkaktuar. Me personin që përhap thashetheme mos u ballafaqoni në vend publik, por nëse vjen deri te kjo, përpiqu të jeni të përmbajtur dhe flisni pa nervozë.

Duke shkaktuar skena të caktuara, do të detyrosh të tjerët të mendojnë se ai/ajo ka të drejtë dhe thashethemet do të vazhdojnë të përhapen. Më së miri është të shmangni personin i cili përhap thashetheme për ty dhe ata që i besojnë.

Silluni me gjakftohtësi

Kur të dëgjosh thashetheme për veten, vetëm qeshni dhe thoni diçka si: A, pra, për këtë bëhet fjalë? Pyetem se pse dikush humb kohë për përhapjen e gënjeshtrave? Kjo do t’u tregojë miqve tuaj se nuk ke çka të fshehësh pasi që nuk përpiqesh të mbrohesh nga diçka që edhe ashtu nuk është e vërtetë dhe kështu thjesht do t’ia hedhësh topin mbrapa atij i cili i ka përhapur thashethemet dhe do të detyrosh tjerët që të pyesin se kush janë motivet e tij të fshehta.

Është ide e mirë që edhe vetë të përhapësh thashetheme për veten. Nëse dikush të pyet a është e vërtetë ajo që flitet, kurrë mos e konfirmo as mos e moho, vetëm thuaj diçka sikur: A është e rëndësishme se çka them unë? Vetëm më intereson se pse dikush e filloi të përhapë thashethemet? Nëse reagoni papritmas dhe emocionalisht, do të duket se vërtet diçka fshihni dhe se ajo është e vërtetë. Edhe në qoftë se është e vërtetë, qëndroni “cool”. Edhe ashtu sigurisht për disa ditë do të përhapet një thashetheme për dikë tjetër, ndërsa e juaja do të harrohet.

Mos e besoni dhe mos reagoni menjëherë

Nëse dëgjoni ndonjë thashetheme për të dashurin apo simpatinë tuaj, mos e besoni menjëherë dhe mos reagoni. Me kalimin e kohës do ta kuptoni se për çka bëhet fjalë, nëse mundeni flisni me të dashurin për këtë dhe deri atëherë mos lejoni që ndonjë thashetheme të prishë marrëdhënien tuaj, dhe më keq të marrësh vendim për çka mund të pendohesh.

Nëse e kuptoni se kush i ka përhapur thashethemet, që të sjell në situatë të pakëndshme, kurrë mos ia ktheni dhe shmangni të përhapni edhe ju thashetheme për të tjerët. Edhe nëse nuk ke qenë në këtë situatë, përpiqu të mos jesh, largohu nga ata që përhapin thashetheme dhe ata që kjo i është interesimi i vetëm në jetë, qëndro larg tyre!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi