Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A i dini këto në lidhje me ëndrrat dhe kujtesën...?

Shko poshtë

A i dini këto në lidhje me ëndrrat dhe kujtesën...?  Empty A i dini këto në lidhje me ëndrrat dhe kujtesën...?

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 Oct 2010 - 21:27

A ka nga ata që mendojnë se ëndërrat nuk kanë ndonjë funksion?
Eshtë vërtet një teori jo shumë intriguese, por disa kërkues mendojnë se ëndrrat nuk shërbejnë për ndonjë funksion të veçantë. Ata argumentojnë se ëndrrat janë thjesht një efekt anësor i pakuptimtë i aktivitetit të trurit, ndërsa jemi në gjumë. Ne e dimë që pjesa e pasme e trurit tonë është shumë aktive gjatë gjumit, por është shumë më aktive kur ëndërrimi ndodh.
Si shfaqen emocionet e përditshme, kur jemi duke ëndërruar?
Një tjetër teori tregon se ëndrrat shkojnë të lidhura ngushtë me emocionet tona. Gjatë ditës, truri ynë është shumë i përqendruar në detyrat për të procesuar të gjithë përgjigjet tona emocionale. Kur flemë, mendjet tona nuk kanë nevojë të fokusohen në botën e jashtme, prandaj lihen të punojmë në anën emocionale të gjërave
Çfarë i bën gjumi memories tonë?
Ekziston një teori e dalë pas disa studimeve të sigurta se gjumi është mundësia e trurit tonë për të dokumentuar mendimet, apo kujtimet e ngjarjeve të një dite më parë. Një studim i kryer në laborator ka zbuluar se të njëjtët neurone që aktivizohen kur kryhet një detyrë, gjithashtu aktivizohen edhe kur jemi duke fjetur. Kjo tregon se ndoshta ekziston një proces rishikimi që ndodh teksa jemi në gjumë.
A ëndërrojnë amnezikët si çdokush tjetër, rreth gjërave që u ndodhin?
Duket se ata e bëjnë në një shkallë të caktuar, por nuk e kuptojnë. Në një studim të Universitetit të Harvardit, amenezikët janë raportuar duke ëndërruar lojën Tetris, një ditë pasi e kishin luajtur atë. Vetëm se ata ishin amnezikë, ata nuk zotërojnë kujtesë të avancuar për të luajtur lojën në jetën reale, edhe pse ata mund të kenë ëndërruar për këtë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi