Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbardhet 11-shi, pak enigma para Bjellorusisë

Shko poshtë

Zbardhet 11-shi, pak enigma para Bjellorusisë Empty Zbardhet 11-shi, pak enigma para Bjellorusisë

Mesazh nga Geri Fri 25 Mar 2011 - 8:38

Zbardhet 11-shi, pak enigma para Bjellorusisë Kuqezinjte-gezojne-golin-e-salihit

Sot, në orën 16:00, përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore, ku do të përcaktohet përfundimisht 11-shja
titullare. Megjithatë, kroati Kuzhe, pas konsultimeve të vazhdueshme me “senatorët” e skuadrës, ka një ide për formacionin, që mund të mos
ndryshojë fare pak para ndeshjes me Bjellorusinë.Kroati, me sa është kuptuar, e ka ndarë mendjen për titullarin e portës dhe dyshen e sulmit, ndërsa mund të ketë ndonjë mëdyshje në mbrojtje dhe mesfushë.

Ujkani “parakalon” Beqajn


Josip Kuzhe e ka vendosur: Samir Ujkani do të jetë titullari i portës. 23-vjeçari, që mbron portën e Novarës në Serinë A, e ka pranuar
këtë fakt edhe gjatë konferencës për shtyp? Cila është arsyeja që u vendos për Ujkanin? Këtë mund ta sqarojë më mirë Kuzhe sot në
konferencën për shtyp.Megjithatë, mund të përmendim disa detaje që të çojnë logjikisht në zgjedhjen e Ujkanit. Arjan Beqaj vjen pas dëmtimeve të rënda dhe nuk ka luajtur prej shumë muajsh. Madje me skuadrën e re, Ermis, nuk ka debutuar në ndeshjet zyrtare edhe për shkak të problemeve me kontratën.36-vjeçari është aktivizuar vetëm një pjesë loje në miqësoren me Slloveninë. Ndërsa Ujkani mbetet një nga portierët më të mirë të Serisë B, ndonëse në kombëtare ende nuk e ka fituar vendin e titullarit absolut.

Mbrojtje-mesfushë, nën efektin “domino”


Në këtë rast nuk mund t’i ndash zgjedhjet e mbrojtjes nga ato të mesfushës, për arsyen e thjeshtë se dy lojtarë të 11-shes së parë janë
aktivizuar në mesfushë dhe mbrojtje. Nga ajo që është parë në këto 4 ditë përgatitje, Kuzhe ka vendosur që në vend të Dallkut (u ndëshkua me të kuqe në Bjellorusi) do të aktivizojë Andi Lilën.Kjo gjetje kokë më kokë e ndihmon trajnerin që japë përparësi lojës sonë nga krahu i majtë me Vangjelin në mbrojtje (Vangjeli mund të luantenë vend të Dallkut) dhe Ansi Agollin në mesfushë. Gjithçka është menduar për t’i furnizuar sa më mirë nga e majta sulmuesit Salihi dhe Bogdani.Me aktivizimin e Agollit në të majtë të mesfushës, në qendër do të luajnë Lala dhe Skela (ky i fundit ndoshta pak më i avancuar), ndërsa Ervin Bulku i spostuar nga e djathta. Kjo do të thotë se Klodian Duro
këtë radhë do ta nisë ndeshjen nga stoli i rezervave (duke pasur Duron alternativë, Kuzhes i jepet mundësia të ndërrojë diçka në lojë, nëse
gjërat nuk shkojnë si duhet).

Bogdani dhe Salihi, partnerë në sulm

Luajmë në fushën tonë, ndaj duhet të ushtrojmë presion dhe të sulmojnë gjatë gjithë lojës. Kuzhe ka grumbulluar për këtë ndeshje vetëm
dy sulmues të mirëfilltë, të cilët do t’i hedhë titullarë qysh nga minuta e parë.Ky vendim është marrë në konsensus të plotë mes trajnerit dhe
veteranëve. Me Salihin dhe Bogdanin në vijën e parë Bjellorusia do të ketë frikë të sulmojë me shumë forca, për të mos lënë hapësira prapa.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi