Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6

3 posters

Shko poshtë

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Empty Fotografitë e para zyrtare të Audi A6

Mesazh nga Dewil Thu 2 Dec 2010 - 5:36

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  F.1201133358318_m

Prodhuesi nga Ingolstadti ka publikuar fotografitë dhe informatat e para zyrtare për gjeneratën e re të modelit A6.

Audi i ri A6 do të paraqitet në ndonjërin prej panairet e radhës së automjeteve, gjersa shumë besojnë se kjo do të ndodhë qysh në janarin e ardhshëm në Detroit të SHBA-ve. Në çdo rast, bëhet fjalë për atunë më të rëndësishme të Audi në tentim për të kthyer statusin e brendit më të popullarizuar Premium.

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Audia6a

Ofertën e motorëve do ta përbëjë kombinimi i motorëve V6 dhe atyre më të vegjël katër-cilindërsh, e më vonë do të pasojë edhe versioni hibrid i cili përbëhet nga 2.0 TFSI me 211 KF dhe elektromotori prej 45 KF.

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Audia6b

Ofertën me naftë e përbëjnë 2.0 TDI me 177 KF dhe 380 Nm, si dhe 3.0 V6 TDI me 204 (400 Nm) dhe 245 KF (500 Nm). Në kombinim me marshin mekanik versioni bazik me naftë “i kapë” 100 km/h për 8.7 sekonda deri në shpejtësinë maksimale prej 228 km/h, e mesatarisht shpenzon vetëm 4.9 litra për 100 kilometra të kaluara. Versioni më i dobët 3.0 ofron performansa konkurrente (7.2 s, 240 km/h) me shpenzim prej 5.2 l/100 km, derisa versioni i fuqishëm siguron dinamikë të shkëlqyeshme si automjetet sportive 6.1 s në maksimum 250 km/h, dhe shpenzim prej 6.0 litrash për 100 kilometra të kaluara.

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Audia6c

Motorët me benzinë do t’i përfaqësojë atmosferiku 2.8 V6 me 204 KF dhe 280 Nm, si dhe ai 3.0 TFSI V6 me 300 KF e 440 Nm. Sigurisht, më vonë priten edhe versionet S e RS. Sa i përket transferimit të fuqisë në ofertë do të gjenden marshi automatik prej tetë shpejtësish, marshi shtatë shpejtësish me lidhje të dyfishtë dhe marshi mekanik prej gjashtë shpejtësish, e versionet e caktuara mund të llogarisin edhe në versionin quattro.

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Audia6d

Motori më i dobët me benzinë arrin 100 km/h për 7.7 sekonda dhe 240 km/h në maksimum, përderisa mesatarisht shpenzon vetëm 7.4 l/100 km. Ndërkohë, versioni më i fuqishëm me performansa dukshëm më të mira (5.5 s, 250 km/h) shpenzon pak më shumë, 8.2 l/100 km.

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Audia6e

Të përmendin edhe hibridin i cili në versionin elektrik nuk kalon mbi tre kilometra udhë. Por, mu për këtë arrin 100 km/h për 73 s, maksimum 238 km/h dhe mesatarisht shpenzon vetëm 6.2 l/100 km.

Audi i ri A6 bazohet në platformën modulare prej alumini MLB e cila rezulton me zvogëlimin e peshës së automjetit. A6 ka 4.92 metra gjatësi. 1.87 metra i gjerë, gjersa është vetëm 1.46 metra i lartë. Kapaciteti i bagazhit të këtij automjeti është 530 litra.

Sa për dizajn, seriozisht shihni vet, fjalët janë të tepërta! /Telegrafi/
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Empty Re: Fotografitë e para zyrtare të Audi A6

Mesazh nga Bani Thu 2 Dec 2010 - 10:15

JA UNE ME GERIN JEMI TE PARET QE E KEMI PRONOTU NGA NJE SIK Y AUDI APO JO PLAKO , AJT TUNG PUQ
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Empty Re: Fotografitë e para zyrtare të Audi A6

Mesazh nga Geri Thu 2 Dec 2010 - 10:20

S'me pelqen kjo makine , nje audi A5 e ka nje shok e mezi e mer kthesen esht cop cop , Audi TT ajo po Razz
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Empty Re: Fotografitë e para zyrtare të Audi A6

Mesazh nga Dewil Sat 4 Dec 2010 - 4:49

Geri shkruajti:S'me pelqen kjo makine , nje audi A5 e ka nje shok e mezi e mer kthesen esht cop cop , Audi TT ajo po Razz
ehh un doja ta dhuroj nje A6 ti nuk i pelqen Razz hahaha
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fotografitë e para zyrtare të Audi A6  Empty Re: Fotografitë e para zyrtare të Audi A6

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi