Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve Empty Femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve

Mesazh nga Vizitor Sat 5 Mar 2011 - 23:15

Femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve F.0304235838309_m
Studimet e ardhshme do të mund të tregojnë edhe për efektin në
tru që mund të kenë figurat tërheqëse për femrat. A janë edhe ato të
pasionuara pas trupit të meshkujve apo më shumë ndillen nga trupat e
femrave?
Të shohë një femër me forma të bukura trupore, me
ije të gjera dhe bel të hollë, për një mashkull do të ishte si të pinte
alkool apo të merrte drogë, bën të ditur një studim. Këto rezultate të
reja mund të ndihmojnë për të shpjeguar interesimin e meshkujve ndaj
pornografisë, shtojnë shkencëtarët.
Studimet e ardhshme do të mund të tregojnë edhe për efektin në tru që
mund të kenë figurat tërheqëse për femrat. A janë edhe ato të
pasionuara pas trupit të meshkujve apo më shumë ndillen nga trupat e
femrave?
Platek shpjegon se femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të
meshkujve, por arsyet nuk janë të ngjashme me arsyet e meshkujve. Në
këtë rast, gjinia femërore përpiqet të përcaktojë se sa janë tërheqëse
vetë, krahasuar me femrat e tjera dhe për të mbajtur larg femrat e
“rrezikshme” për partnerët e tyre.
Megjithatë, meshkujt për femrat nuk janë thjesht qenie të programuara
për të përmbushur nevojat e tyre biologjike, por persona të cilët
përshtatem më së miri me të gjitha dëshirat dhe mendimet. Fshehtësia e
joshjes te femrat është e fshehur në gjenet e sistemit imunitar, i cili
trashëgohet nga prindërit.
Shkencëtarët nuk dinë sigurt, pse sistemi imunitar i femrave ka aq
ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk dinë saktë nëse
janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë
së kundërt apo nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i ka këto
gjene. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi