Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatlum Musliji, shumë afër finales së “SuperTalentit” në Zvicër

 :: Show Biz

Shko poshtë

Fatlum Musliji, shumë afër finales së “SuperTalentit” në Zvicër Empty Fatlum Musliji, shumë afër finales së “SuperTalentit” në Zvicër

Mesazh nga Vizitor Sat 5 Mar 2011 - 4:10

Fatlum Musliji, shumë afër finales së “SuperTalentit” në Zvicër Cat-thumb_fatlum-musliji
Fatlum Musliji, një 20 vjeçar nga Bilaçi i
Bujanocit momentalisht po garon në garën e gjysmë finales të "Die
Supertalente aus der Ostschweiz" në Zvicër. Ai me 13 mars do të jetë në
gjysmëfinalen e madhe. Në një intervistë ekskluzive për presheva.com
tregon për sukseset e tij që ka treguar kudo ku është paraqitur për të
vallëzuar.

Në një intervistë për portalin “Presheva”, Fatlumi thotë shpalos
kujtimet nga fëmijëria, duke thënë se “për herë të parë kam filluar me
kërcim nga mosha 14 vjeçare”.

“Inspirimin e kam marrë nga filmi i cili quhet "You Got Servet", më
pëlqeu pa masë, dhe që nga ai moment me lindi ideja për vallëzuar, por
me ca ndryshime në stil "popping", "electroboogie", "robbot", "Hip Hop",
duke ja shtuar edhe një bormashin. Po ashtu dua ta theksoj se e kam
edhe prindin, i cili është një valltar i mrekullueshëm në valle
popullore”, thotë ai.

Ndërkaq, duke komentuar pjesëmarrjen e tij në një spektakël të
quajtur "Die Supertalente aus der Ostschweiz", ai thotë se ka arritur të
kualifikohet në finale me kërcim.

“Po, kohën e fundit jam duke marrë pjesë në spektakël të quajtur "Die
grössten Schweizer Talente" në Zvicër, ku më 11 dhjetor 2010 i mbajtur
ne Cyrih, aty arrita të kualifikohem në gjysmëfinale në kërcim, i pritur
jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe juria e famshme, si DJ Bobo,
Christa Rigozzi dhe Roman Kilchsberger, të cilët më quajtën "Diamant"”,
kujton Fatlumi.

Ai thotë se është duke u përgatitur për gjysmëfinale që mbahet më 13
mars, në Kreuzlingen që transmetohet drejtpërdrejt nga Televisioni
Publik i Zvicrës, "SF1".

Ai thotë se edhe pse ka vështirësi kur merresh me kërcim, posaçërisht
në stilin që ai e ushtron, është serioziteti ai që të bën të ecësh
përpara.

“Po çdo fillim i ka vështirësitë e veta, por kur e merr me seriozitet
dhe vullnet nuk është aspak vështirë, sidomos kur ke përkrahje
familjare apo shoqërore. Te unë personalisht nuk mungon as njëra e as
tjetra dhe shpresoj më në fund t`ia arrij qëllimin dhe dëshirën që kam
filluar deri në piken e fundit për në finale”, shprehet Fatlumi.

Ai thotë se edhe pas përfundimit të këtij spektakli, do të vazhdojë të merret me kërcim.

“Po, pas përfundimit të këtij spektakli do vazhdoj edhe më tutje të
merrem me kërcim”, thotë për fund 20-vjeçari, Fatlum Musliji. /zëri/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi