Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nik Xhelilaj fiton çmimin “Shooting Stars”

Shko poshtë

Nik Xhelilaj fiton çmimin “Shooting Stars” Empty Nik Xhelilaj fiton çmimin “Shooting Stars”

Mesazh nga Vizitor Thu 17 Feb 2011 - 6:55

Nik Xhelilaj fiton çmimin “Shooting Stars” F.0216125201254_m
Nik Xhelilaj ka qenë në mesin e fituesve të çmimit “Shooting
Star” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Festivalin e Filmit në
Berlin.
Aktori shqiptar Nik Xhelilaj ishte në mesin e 10
talenteve të aktrimit evropian që u nderuan për punën e jashtëzakonshme
në filma gjatë natës së mbrëmshme të Berlinales.
28 vjeçari, siç argumentoi në emër të jurisë aktorja gjermane Heike
Makatsch, tek portreti i Benit në filmin "Shqiptari" i sjell të dyja, si
intensitetin ashtu edhe butësinë, duke i dhënë kështu rolit një
kompleksitet befasues.
Ishte Ralph Fines, i njohur sidomos për rolin kryesor në filmin
“Pacienti anglez”, ai që u dorëzoi dhjetë talenteve të reja skulpturën e
sponsorizuar nga Studioja e Babelsbergut, duke u bërë kështu mentori i
tyre për një natë.
Publiku i Berlinales do të ketë rastin ta shohë Nik Xhelilajn ditën e
diel, 20 shkurt, në kuadër të serisë "Perspektiva e Filmit Gjerman", ku
do të shfaqet edhe filmi "Shqiptari". Në fillim të vitit ky film u
shpall fitues i çmimit Max Ophuels. /Shekulli/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi