Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edita fiton çmimin “Diva Award 2011”

 :: Show Biz

Shko poshtë

Edita fiton çmimin “Diva Award 2011” Empty Edita fiton çmimin “Diva Award 2011”

Mesazh nga Vizitor Mon 14 Mar 2011 - 2:07

Edita fiton çmimin “Diva Award 2011” F.0314113137600_m
Këngëtarja me origjinë shqiptare Edita Abdieski, e cila vitin e
kaluar triumfoi në “X Factor” të mbajtur në Gjermani, ka fituar çmimin
“Diva Awards 2011” si talente e vitit në Gjermani.
Ndarja e
çmimeve është zhvilluar në hotelin “Hof Bayerscher” dhe për këtë vit me
çmimin më prestigjioz është nderuar pikërisht Edita, e cila para se të
fitonte në “X Factor” kishte udhëtuar nga Berni për të dominuar skenën
gjermane.
Atë natë gjithashtu janë ndarë edhe 14 çmime të tjera, me të cilat u
shpërblyen edhe këngëtari Zucchero, aktorët Michel Piccoli, Anna Fisher,
Herbert Knaup etj.
“Nëse çmimi për fituesin e “X Factor” mu duk i përshtatshëm, çmimi
‘Diva’ është një barrë e rëndë, e cila peshon mbi supet e mia, për shkak
se tashmë jam një hap më përpara se ku kam qenë”, është shprehur e
kënaqur Edita, raporton Panorama Plus.
Përveç këtyre sukseseve shqiptarja nuk ka të ndalur. Ajo gjithashtu
ka realizuar duet me Ricky Martinin, finalizoi videoklipin e këngës “The
Key”, fitoi çmimin “Diva Aaward”, si dhe është nominuar për çmimin
“Prix Walo”, si zbulim i vitit në Gjermani.
Përveç muzikës, Edita në opinion njihet edhe si tekstshkruese, kurse
ka të përpunuara diku mbi 15 këngë nga këngëtarët botërorë. /Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi