Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria Empty Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria

Mesazh nga Geri Fri 11 Feb 2011 - 7:22

Në vitin 2045 arrihet pavdekshmëria 2045-pavdekshmeria

vitin 1965, një njeri i quajtur Raymond Kurzweil, u shfaq në një
program amerikan që quhej “I’ve Got a Secret”. Atëherë, ai fitoi 200
dollarë pasi askush nuk mund të gjente se çfarë ishte një pajisje e
mbuluar, e cila u quajt “kompiuter” prej krijuesit.


Ajo që në vitin
1965 nuk konceptohej prej askujt, tashmë është shndërruar në realitet.
I njëjti krahasim mund të bëhet edhe me artikullin e sotëm të revistës
“Time”, e cila pretendon se pas 35 vitesh përafërsisht, njeriu do të
jetë bërë i pavdekshëm.

Çelësi për të arritur këtë do të gjendet përsëri tek kompiuterat, të
cilët do të bashkohen me trurin e njeriut në një të ardhme të afërt,
për ta bërë atë shumë më të aftë në zgjidhjen e çdo problemi.

Duke u bazuar tek artikulli fantastiko shkencor i Time, avancimi i
vazhdueshëm i kompiutrave do të bëjë të mundur që fytyra e njerëzimit
të ndryshojë tërësisht.

Ata ose do të krijojnë një lloj shoqërie të re njerëzore ose do të ndihmojnë për të gjetur ilaçin e pavdekshmërisë.

Nëse avancimet në botën e teknologjisë dhe sidomos teknologjisë
mjekësore do të përparojnë, truri i njeriut duhet të bëhet i
manipulueshëm prej kompiutrave në mesin e vitit 2020.

Kjo do të thotë se të gjitha sëmundjet dhe çrregullimet e sistemit
nervor, mund të shërohen apo vetshkaktohen. Njëkohësisht, kjo do të
thotë se duke manipuluar funksionet e tij, mund të prishet balanca
natyrore, për të krijuar njerëz që do të kenë aftësitë e një gjenie në
një fushë të caktuar.

Duke vazhduar me hapat e sotëm të shkencës, në vitin 2045, ose të
paktën rreth tij, do të bëhet e mundur që të manipulohet edhe kodi
gjenetik i njeriut.

Kjo do të thotë se gjenet që shkaktojnë plakjen, do të jenë në gjendje
të lokalizohen dhe të eliminohen apo modifikohen për të bërë njeriun të
pavdekshëm nga shkaqet natyrore.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi