Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot, "El-Classico" e Maqedonisë

2 posters

Shko poshtë

Sot, "El-Classico" e Maqedonisë Empty Sot, "El-Classico" e Maqedonisë

Mesazh nga Geri Sat 4 Dec 2010 - 12:06

Sot, "El-Classico" e Maqedonisë Shkendija-ballistet
Ballistët e KF Shkëndija
Të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, do të zhvillohet derby i Ligës së Parë në mes dy skuadrave shqiptare, Shkëndija dhe Renova. Ndryshe, kjo ndeshje mund të cilësohet si "El-Klasiko" shqiptar për shumë arsye.





Këto dy skuadra kanë një rivalitet të theksuar në mes veti, por deri tani në ballafaqimin direkt me njëra tjetrën, Renova ka një bilanc pozitiv ndaj Shkëndisë së Tetovës.

Ajo që e bën edhe më të rëndësishëm këtë ndeshje është fakti se takohen skuadrat të cilat renditen në vendin e parë dhe të dytë në tabelën e klasifikimit dhe kjo ndeshje do të përcaktojë edhe fituesin e titullit kampion.

Ka shumë të ngjarë se skuadra e cila do të fitojë këtë derby pavarësisht saj se ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar mund të jetë skuadra e cila do të fitojë titullin kampion.
Aktualisht të dy skuadrat kanë një formë të shkëlqyer, kanë lojtarë të cilët me një shans mund të vendosin fatin e takimit. Në njërën anë janë futbollistët të cilët kanë më shumë përvojë në ndeshje të mëdha pra ata të Renovës, kurse në anën tjetër janë futbollistët e Shkëndijës të cilët edhe pse nuk kanë shumë pak përvojë, por kanë një përgatitje fizike më të mirë, janë më të rinj, më të shpejtë.

Pavarësisht të gjitha këtyre karakteristikave të deritanishme ndeshje e së dielës do ti vë përballë njëri tjetrit dy trajnerët më të suksesshëm shqiptar Qatip Osmani, ikona e futbollit shqiptar në Maqedoni, dhe Bylbil Sokoli, një trajner që ka drejtuar shumë skuadra por nuk është shquar aq shumë si futbollist. Por mbi të gjitha pritet që atmosfera të jetë fantastike , me mijëra tifoz do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të qytetit ku dihet tashmë se shumica do të jenë tifoz të Shkëndijës e cila është nikoqire e takimit. Emocionet tek skuadra e Shkëndijës tashmë nuk janë si në ndeshjen e parë. Në shprehje do të jetë përqendrimi, saktësia në pasime dhe realizimi në vijën e sulmit.

Interesimi për këtë super derbi ndërmjet dy skuadrave tetovare Shkëndijës dhe Renovës së Xhepçishtit është i jashtëzakonshëm si asnjëherë deri më tani. Pritet ardhja e drejtuesve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, mysafirë nga klube të njohura të Bundës Ligës gjermane në veçanti Feliks Magati, trajner i Schalke 04, përfaqësues të klubeve zvicerane, përfaqësues të klubeve kroate në veçanti ato të Dinamo të Zagrebit dhe shumë adhurues të sportit nga vende të ndryshme Gjermania. Ndërkohë, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe krytari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.


Stadiumi i qytetit Tetovë
Kapaciteti: 12.000
Starti: 13:00h

Referi Kryesore: Lubomir Krstevski
Ndihmes: Pande Atanovski dhe Zlate Llozanovski (të gjithë nga Manastiri)

Shkëndija: Zendeli, Elmanovski, Berisha, Nikitoviç, Cuculi, Mustafi, Useini, Nuhij, Emini, Hasani, Sali.
Trajner: Qatip Osmani.

Renova: Elezi, Miçkov, Stojanov, Stefanovski, Memedi, Statovci, Fetai, Nuhiu, Emini, Jançevski, Ali.
Trajner: Bilbil Sokoli

Ndeshjet e fundit:

RENOVA [1-0] SHKENDIJA
RENOVA [2-0] SHKENDIJA
RENOVA [1-0] SHKENDIJA
SHKENDIJA [0-2] RENOVA
SHKENDIJA [2-1] RENOVA

Info:Albue.com
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sot, "El-Classico" e Maqedonisë Empty Re: Sot, "El-Classico" e Maqedonisë

Mesazh nga Dewil Sat 4 Dec 2010 - 22:47

do jet nje ndeshje shum e mir por fitorja do i takjo Shkendijes pa dyshim Smilies
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi