Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liga e Maqedonisë: Pozita e parë përsëri flet “kuq e zi”

Shko poshtë

Liga e Maqedonisë: Pozita e parë përsëri flet “kuq e zi” Empty Liga e Maqedonisë: Pozita e parë përsëri flet “kuq e zi”

Mesazh nga Dewil Mon 25 Oct 2010 - 3:31

Liga e Maqedonisë: Pozita e parë përsëri flet “kuq e zi” Shkendia-tetove-300x225

Me fitoren ndaj Pelisterit në xhiron e 11-të, Shkëndija rikthehet në pozitën e parë me vetëm dy pikë largësi nga konkurrentët e saj. Dy golat e Andonovit një i Nafiut dhe Nuhiut rritën edhe gol epërsinë ndaj skuadrave tjera. Futbollistët e Pelisterit tentuan që mes kundër zbritjeve të arrinin deri tek porta e Zendelit por për fat të mirë mbrojtja e vendasve ishte e sigurt në ndërprerjen e aksioneve. Bilbilovski shënoi auto gol pas një përgjumje në mbrojtjen vendase dhe të portierit Zendeli.Duhet potencuar se trajneri Edmond Miha në dispozicion nuk kishte në mbrojtje serbin Nikitivoç, mesfushorin Izair Emini për shkak të tre kartonëve të verdhë dhe të ndëshkuarin me karton të kuq Ardian Cuculin.

Për fat të mirë të përzgjedhurit e Mihës arritën të mbajnë posedimin e topit dhe të mos ndikohen nga mungesat. Në fakt mbulesë e tyre ishin tifozët e tubuar të cilët ishin shumë në numër rreth 6000. Të pandalshëm ka qenë edhe grupi i tifozëve “Ballistët” duke mbajtur ritmin deri në fund të fërshëllimës së referit kryesor.

Shkëndija fiton një futbollistë nga shkolla e saj

Valmir Nafiu në këtë takim arriti të shënohet në listën e gola shënuesve dhe njëherit duke treguar edhe lojë të mirë . Nafiu ju dëgjua emri i tij që nga Liga e Dytë por aktivizimet ishin më të pakta. Ndërkohë që nga ndeshja me Pelisterin mund të thuhet se Shkëndija fitoj edhe një sulmues cilësor nga shkolla e sajë.

Tifozët brohoritën me një zë këngën “Besa Besë”

Njohësit e rrethanave të ndryshme të historisë së futbollit shqiptar janë të vetëdijshëm se skuadra e Shkëndijës ka qenë e ‘shkelur’ nga çdo regjim i shtëpisë së Futbollit, prandaj pozicionimi i Shkëndijës në vendin e parë, për shumë sportdashës është gëzim që nuk përshkruhet. Me përfundimin e ndeshjes “Ballistë” me tribunën kryesore kënduan këngën “Besa Besë” deri në strofën e fundit.

Shkendija Bravo Bravo jam shqiptar
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi