Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në fokus: Audi A7 Sportback

Shko poshtë

Në fokus: Audi A7 Sportback Empty Në fokus: Audi A7 Sportback

Mesazh nga Dewil Mon 8 Nov 2010 - 11:36

Në fokus: Audi A7 Sportback Audi-A7-Sportback-300x217

Versionin e ri të modelit Audi A7 Sportback, kompania prodhuese e quan “coupe me pesë dyer”. Përfaqësuesi luksoz i klasit të lartë duket se ka qëllim tërheqjen e blerësve të modelit Mercedes CLS, gjenerata e dytë e të cilit së shpejti do të prezantohet.

Audi A7 Sportback është për disa centimetra më pak se pesë metra, ndërsa në Audi pohojnë se ai ofron më shumë hapësirë për vozitësit dhe katër udhëtarë, si dhe për tërë bagazhin e tyre. Linjat e jashtme janë vërtetë impresive. Ndryshime te shumta janë bërë në linjën e kulmit dhe në pjesën specifike të prapme (nga e ka marrë edhe emërtimin Sportback), pjesë e cila këtë model e bënë të dallueshëm nga të gjithë të tjerët të kësaj marke gjermane.
Karroceria në pjesën më të madhe është bërë nga alumini, ndërsa pjesa tjetër nga çeliku ultra i fortë. Brendia është edhe më atraktive se sa pjesa e jashtme, dhe bazuar nga fotografitë, duket si njëra nga më të mirat të Audi-së.

Vëmendja e madhe i është përkushtuar detajeve. Materiali i shtrenjtë e bënë kabinën e modelit Audi A7 Sportback njërën nga më të dëshiruarat për udhëtime të gjata, dhe në favor të kësaj shkon edhe hapësira e mjaftueshme për udhëtarë, si dhe bagazhi prej 535 litra (ndërsa me ulëset e palosura rritet në 1.390 litra). Se sa janë serioze ambiciet e Audi-së tregon fakti, se tri nga katër versionet serike e kanë tërheqjen më të re Quattro, ndërrues automatik, dritat LED, si dhe bagazhin me lëvizjen elektrike.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi