Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ta bëni një femër për vete

3 posters

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Si ta bëni një femër për vete Empty Si ta bëni një femër për vete

Mesazh nga Dewil Thu 25 Nov 2010 - 7:13

Si ta bëni një femër për vete Images28

Shprehjet e tilla, si “mos ke humbur në peshë?” vërtet tingëllojnë mirë në veshin e femrës, mirëpo kur është në pyetje dashuria, ekzistojnë edhe shprehje të tilla nga të cilat ‘shkrihet’ zemra e femrës.

“Të dua”

Madje edhe femrat e vështira të cilat ‘nuk bien’ në flirt, kënaqen kur dëgjojnë këto dy fjalë nga partneri. Është me rëndësi që këto fjalë të thuhen në momentin e duhur dhe në vendin e duhur- atëherë efekti i tyre është i garantuar. Ndoshta do t’i lëkunden gjunjët, apo mund t’i bie të fikët, mirëpo këto janë pasoja të dëshirueshme…

“Ke të drejtë”

Të jemi të sinqertë, kjo fjali u pëlqen të gjithëve. Kur personi me të cilin jeni në lidhje pranon se në një temë të caktuar ju dini më shumë, atëherë në organizëm paraqitet një ‘valë’ e adrenalinës e cila nxit një ndjenjë shumë të ëmbël sikurse vetë dashuria. Edhe pse nganjëherë duhet të keni të drejtë, nuk është mirë që gjithmonë të jetë ashtu. Nëse femra ka shprehi të tillë që gjithmonë të ketë të drejtë, atëherë kjo shprehje nuk e ka vlerën e duhur, dhe shumë shpejtë do të vijë deri te konflikti me partnerin.

Ata të cilët dëshirojnë që gjithmonë të kenë të drejtë, në vend të kësaj do të ishte mirë që të mundohen të jenë të gëzuar dhe të lumtur. Lejojeni partnerin që nganjëherë të jetë fitues i debatit, dhe buzëqeshni nganjëherë dhe thojeni fjalinë e artë: “Ke të drejtë”. Kjo nuk do t’ju mbysë, por do ta gëzojë partnerin tuaj.

“Je e përsosur për mua”

Për secilën femër është me rëndësi që të ketë qëndrim pozitiv për veten e saj. Nëse fillon të mendojë negativisht dhe të ketë vlerësim të ulët për veten e saj shumë shpejt mund të bëhet e pasigurt dhe personaliteti i saj të lëkundet. Prandaj, gëzojeni të dashurën tuaj me shprehjen e këndshme, e cila do ta kënaqë atë dhe ju do të jeni krenar për këtë gjë.

“Pranoj”

Nuk duhet të jeni të fiksuar pas martesës që kjo fjalë t’ju duket e rëndësishme. Nëse ëndërroni për ditën kur partnerja juaj do të thotë se dëshiron të martohet me ju, është me rëndësi ta dini se ajo vërtet e do këtë gjë. Këmbimi i premtimeve të martesës, për femrën është një hap shumë i madh. Ky është një hap i cili e frymëzon atë dhe e dërgon drejt lumturisë së përjetshme dhe e bën të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhme të lumtur sikurse në ëndrrat e saj.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta bëni një femër për vete Empty Re: Si ta bëni një femër për vete

Mesazh nga Geri Thu 25 Nov 2010 - 7:35

Hmm , c'na dhan ca ide te mira kto Very Happy u pa puna do mesoj nga keto qe shkruhen ktu , se mendja jone esht bo 1 X 2 Si ta bëni një femër për vete 418232
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta bëni një femër për vete Empty Re: Si ta bëni një femër për vete

Mesazh nga Dewil Thu 25 Nov 2010 - 7:40

Geri shkruajti:Hmm , c'na dhan ca ide te mira kto Very Happy u pa puna do mesoj nga keto qe shkruhen ktu , se mendja jone esht bo 1 X 2 Si ta bëni një femër për vete 418232
opss erdhi koha qe ti kushtohet me shum rendi ksaj sfere te jetees se na iku koha me skedina Razz hahaha hahaha hahaha
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta bëni një femër për vete Empty Re: Si ta bëni një femër për vete

Mesazh nga Arla Thu 25 Nov 2010 - 7:48

Kush i nxjerr keto patjeter qe duhet te ndjej si femer e perkedhelur.Mashkulli duhet te jete pak romantik po kaq fare sa ky artikull ku ta ta cosh!?
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta bëni një femër për vete Empty Re: Si ta bëni një femër për vete

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi