Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të bëni një femër të lumtur?

2 posters

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Si të bëni një femër të lumtur? Empty Si të bëni një femër të lumtur?

Mesazh nga Dewil Thu 2 Sep 2010 - 2:37

Si të bëni një femër të lumtur? Lumturia-300x200 Jo, përgjigja nuk është me dhurata. Pra si të bëni të lumtur një femër? Lexoni më poshtë këshillat e përgaditura nga portali Shqipmedia.com dhe ju keni për t’u habitur se sa pak duhet të mundoheni!

1. Bëni të lumtur atë me puthje

Edhe pse kjo mund të duket e qartë, pyesni veten nëse me të vërtetë e puthni të dashurën tuaj sa herë që largoheni nga shtëpia dhe sa herë që ktheheni. Nëse ju e bëni, puthjet nuk duhen të jenë sipërfaqësore, pa përpjekje dhe te dhënë vetëm sepse ajo pritet nga ju. Çdoherë që e puthni dhe e përqafoni atë, bëjeni atë me sinqeritet, shikojeni në sytë e saj dhe pëshpëritni diçka të këndshme dhe intime në veshët e saj.

Mos e puthni atë vetëm kur doni të keni marrëdhënie seksuale, por putheni atë shumë herë në ditë në mënyra të ndryshme: butë ose me pasion, varet nga situata. Edhe pse ju nuk e ndjeni që të putheni shpesh, femrat akoma më shumë i merr malli për puthje, pohon Dr. Leslie Parrot nga Qendra për Zhvillimin e Mardhënieve. Sipas hulumtimit të tyre, femrat ndjehen më të dëshiruara, të dashura dhe fitojnë besim më puthjet e shpeshta.

2. Bëni të lumtur atë duke e ndihmuar me punët e shtëpisë

W. Bradford Wilcox, një sociolog amerikan dhe drejtor i National Marriage Project në Univerzitetin e Virxhinias, erdhi në një përfundim të çuditshëm duke studiuar zakonet e 5000 çifteve të martuara. Fakti është se femrat ende janë të gatshme për të marrë pjesën e luanit të punëve të shtëpisë, dhe ato nuk janë të shqetësuara për këtë.

Edhe femrat më moderne tolerojnë dhe janë plotësisht të kënaqura me shpërndarjen e padrejtë të punëve të shtëpisë. Por ato janë të kënaqura vetëm nëse partneri i tyre është i aftë për të siguruar për to dhe për t’u mundësuar atyre një jetë të rehatëshme.

Rezultatet e tilla mund të interpretohen në më shumë se një mënyrë: paraja dhe jeta e rehatshme është ajo çka e bën më shumë të lumtur femrën. Në anën tjetër në bazë të hulumtimeve tjera antropologjike, femrat janë të lumtura nëse partneri i tyre shfaq sjelljen e tij burrërore dhe vepron si mbrojtës i tyre. Sipas Wilcox, femrat kërkojnë nga partnerët e tyre që të jenë emocionalisht në dispozicion, në këmbim të punës së tyre shtëpiake.

Ju duhet të mendoni t’i ndihmoni të dashurës tuaj duke bërë të paktën disa nga punët e shtëpisë. Nëse partnerja juaj nuk do të ketë ti bëj të gjitha punët e shtëpisë vetë, ajo do të jetë më e lumtur dhe më e relaksuar. Edhe nëse ju nuk dini të gatuani këtë pjesë lërjani asaj, ju të paktën duhet t’i jepni kredi asaj për këtë dhe t’i ndihmoni asaj me diçka tjetër në vend të gatimit.

Trajneri i marrëdhënieve Dr. Ruth Purple paralajmëron se një mashkull mund të bëj femrën e lumtur duke njohur përpjekjet e saj dhe jo duke vepruar në mënyrë injorante ose duke u zbavitur me të.

3. Bëni atë të lumtur me pak supriza romantike

David Wygant, një këshilltar i marrëdhënieve, i inkurajon meshkujt për të bërë femrat të lumtura duke u kushtuar vëmendje të vazhdueshme dhe surpriza. Ata mund të surprizojnë të dashurat e tyre me një udhëtim, mesazhe romantike të fshehura në banesë ose mesazhe dashurie të shkruara gjatë ditës së saj në punë.

Mos anashkaloni fuqinë e prekjes: bëni një dush së bashku, fërkoni këmbët e saj, bëni një darke asaj dhe tregoni se nuk jeni merzitur nga mardhënia juaj. Dr. Purple kërkon nga meshkujt që të mos harojnë të veprojnë si zotërinj, për shembull të mbajnë karrigen dhe të hapin derën për të, sepse çdo femrës i pëlqen të ndihet si një zonjë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të bëni një femër të lumtur? Empty Re: Si të bëni një femër të lumtur?

Mesazh nga MitrovicA Thu 2 Sep 2010 - 7:47

jo jo dewill me referata nuk e bon te lumtur femren



a din si e ben te lumtur te besh ti qfar te thet ajo te ja plotsojsh deshirat e saj e atëher ajo ndihet e lumtur
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi