Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Likova vazhdon të kërkojë azil

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Likova vazhdon të kërkojë azil Empty Likova vazhdon të kërkojë azil

Mesazh nga Dewil Tue 23 Nov 2010 - 4:55

Likova vazhdon të kërkojë azil Likova-300x224

Qindra njerëz nga Maqedonia, sidomos nga Kumanova e Likova, që nga liberalizimi i vizave,veçmas muajve të fundit përsëri kanë shfaqur kërkesën e azilit në vendet evropiane. Kjo konfirmohet edhe nga ana e disa mërgimtarëve për gazetën ‘Koha e re’.

Pas ridështimit në Samitin e Lisbonës ku Maqedonia dështoi të afrohet edhe më afër Bashkimit Evropian (BE), kjo edhe më shumë ka shtuar pasigurinë e qytetarëve për përmirësimin e gjendjes ekonomike në Maqedoni.
Qindra njerëz nga Maqedonia, sidomos nga Kumanova e Likova, që nga liberalizimi i vizave,veçmas muajve të fundit përsëri kanë shfaqur kërkesën e azilit, në vendet si në Gjermani, Suedi, Belgjikë, Norvegji etj.
“Edhe përkundër mospranimit të azilit, në shumë shtete të Evropës, po vijnë njerëz sidomos nga Ballkani të cilët kërkojnë azil. Nëse nuk po mund të sigurojnë ndonjë strehim në Gjermani, ata po ia mësyn Belgjikës, por edhe vendeve skandinave si Suedi e Norvegji. Marrja e azilit është bërë shumë e vështirë”, thotë mërgimtari nga Belgjika, Bajram Ismeti.

“Disa kanë ndonjë fëmijë me të meta mentale dhe si shkas i saj ata kërkojnë edhe azil tok me familje me arsyetim se kërkojnë shërim dhe trajtim sistematik., nga se atje ku jetojnë nuk ka kurrfarë përkujdesjeje. Raste të tilla ka edhe në Francë”, shton më tej Ismeti. Derisa në shkollën fillore “11 Tetori” në Kumanovë ku kryesisht mësojnë nxënës e romë nga klasa e parë deri në tetën gjatë procesit mësimor janë dukë munguar rreth 50 nxënës, kurse te nxënësit shqiptarë numri i tyre nuk potencohet, por se numri i tyre është mjaft i theksuar. “Në fillim po shkojnë prindërit e pastaj anëtarët e tjerë të familjes. Ata së pari përmes lidhjeve por edhe përmes mënyrave të ndryshme po gjejnë arsye që më vonë t’i marrin edhe fëmijët. Nga dy shkollat me mësim në gjuhën shqipe kanë shkuar disa nxënës bashkë me prindër”, bëjnë të ditur nxënës të kësaj shkolle. Deri më sot askush nuk ka dalë me ndonjë të dhënë konkrete sa është numri i tyre ose që të jetë marrë ndonjë masë preventive apo së paku të jetë mbajtur ndonjë tribunë. Në anën tjetër bëhet e ditur se Bashkimi Evropian duke mos pas tjetër rrugëdalje për ndalimin e azilkërkuesve nga kjo javë do të aplikojë mekanizma më të rreptë kontrolli për udhëtarët nga Ballkani perëndimor, pasi ndryshe nuk ka se si të parandalohet fluksi i njerëzve që po ikin për Evropë.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi