Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lambo Sesto Elemento merr dritën e gjelbër

Shko poshtë

Lambo Sesto Elemento merr dritën e gjelbër  Empty Lambo Sesto Elemento merr dritën e gjelbër

Mesazh nga Dewil Wed 17 Nov 2010 - 7:24

Lambo Sesto Elemento merr dritën e gjelbër  F.1115121244963_m

Pas vlerësimit të kujdesshëm dhe grumbullimit të reagimeve Lamborghini ka vendosur të miratojë prodhimin serik të modelit fenomenal Sesto Elemento i cili në tërësi është përpunuar nga fijet karbonike. Megjithatë, ky Lamborghini do të jetë një njësi tërësisht koleksionuese, sepse do të prodhohet në një seri shumë të kufizuar.

Sipas paralajmërimeve të para, ende jozyrtare, Sesto Elemento do të jetë identik me modelin koncept, dhe do të prodhohet vetëm në shtatë apo 10 njësi, që kur merret parasysh për veprimet e nevojshme në përpunimin e secilës pjesë të këtij automjeti dhe vet çmimit nuk i bie të jetë seri aq e vogël.

Lambo Sesto Elemento merr dritën e gjelbër  Sestoelemento1

Lamborghini Sesto Elemento ka debutuar në panair të automjeteve si model koncept, e së bashku me motorin më të fuqishëm 5.2-litërsh V10 me 570 KF është theksuar para së gjithash me karrocerinë e formësuar në mënyrë agresive e cila në tërësi është përpunuar nga fijet karbonike. Falë përdorimit kaq të madh të fijeve karbonike dhe plastikës e cila është përforcuar me fije karbonike në Lamborghini kanë arritur të mbajnë peshën e përgjithshme të këtij automjeti në vetëm 999 kilogramë.

Lambo Sesto Elemento merr dritën e gjelbër  Sestoelemento2

]Sesto Elemento me këtë karroceri speciale dhe motor të fuqishëm do të ketë transmetim të përhershëm të fuqisë në të gjitha rrotat. Kur merret parasysh fuqia e madhe e motorit dhe pesha e këtij automjeti, ai do të arrijë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për vetëm 2.5 sekonda.

Lambo Sesto Elemento merr dritën e gjelbër  Sestoelemento3

Pritet që pronarët e ardhshëm një njësi të këtij super-automjeti të veçantë dhe të rrallë italian do të duhet të numërojnë 2.5 milionë euro. /Telegrafi/
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi